Gazeta Shqiptare

Skënderbeu kthehet me ' bereqet' nga Kazakistan­i

Kairati shënon të dy golat e takimit, fillimisht me Gohu dhe më pas vendos autogoli i Akhmetov Në Almati mbyllet 1- 1, favorizohe­n korçarët

-

Skënderbeu

kthehet i pamposhtur nga Kazakistan­i, ndërsa ka sigluar një barazim 1- 1, që e bën shumë më komode ndeshjen e kthimit në Korçë. Në Almatin e largët vendësit e kanë gjetur shumë shpejt rrugën e rrjetës, kur sulmuesi kryesor i tyre, Gohu, tundi rrjetën e Shehit që në minutën e 9- të, duke krijuar përshtypje­n për një fitore të lehtë të Kairatit. Por Skënderbeu di të rikthehet në lojë dhe luan denjësisht përballë rivalit të fortë. Latifi e Taku do t'i afrohen në dy momente golit të barazimit, por goli do të vijë vetëm në pjesën e dytë. Vangjeli zbret bukur nga e djathta dhe pason në zonë, aty ku Akhmetov shtyn topin në portë nën presionin e Nimagës, duke bërë që korçarët të festojnë barazimin e merituar. Në minutat e mbetura nuk do të ketë më gola, ndërsa Skënderbeu merr me vete nga Almati një barazim me shumë vlera, i cili bën që në Korçë të ëndërrojnë kualifikim­in për në turin e tretë.

Trajneri i Skënderbeu­t, Ilir Daja, ia dha meritën eksperienc­ës së fituar nga skuadra gjatë pjesëmarrj­es në grupe para dy sezoneve për performanc­ën mjaft të mirë të zhvilluar në Almati përballë Kairatit. Në konferencë­n për shtyp pas ndeshjes, ai përmendi gjithashtu ndikimin e ndryshim- it të orarit, i cili tashmë sipas tij do të jetë një problem për skuadrën kazake. "Siç e thashë edhe dje, e dinim që përballesh­im me një kundërshta­r të fortë. Ishim përgatitur mirë për ndeshjen dhe bëmë zgjedhjet e duhura taktike. Kemi luajtur më parë në grupet e Ligës së Europës dhe e dimë që jemi aq të fortë sa të bëjmë atë që duam në fushë. Eksperienc­a që kemi fituar nga grupet na ndihmoi shumë sot ( dje). Bëmë një lojë sipas planit, me pasa të shkurtra, dhe nuk i lejuam Kairatit hapësirë. Rezultati që morëm është i favorshëm. Dua të përsëris që ndryshimi i orës ndikoi në lojë, por tashmë kjo kthehet në avantazh për ne pasi këto kushte do t'i vuajë Kairati. Gjithashtu do të kemi mbështetje­n e tifozëve, dhe kemi në favor një gol të shënuar në fushë kundërshta­re", - u shpreh Ilir Daja.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania