Gazeta Shqiptare

Kontrollet për vjedhjet e banesave, zbuluan mbi 1.3 tonë drogë në Kavajë

Njëri prej të arrestuarv­e, djali i ish- shefit të Krimeve. Ja si u zbuluan 2 mjetet me kanabis Në pranga 3 persona, 3 të tjerë në kërkim

- Xhensila Kodra

Një patrullim i rastë sishëm i uniformave blu të komisariat­it të Kavajës sekuestrua­n mbi 1.3 tonë kanabis, ndërsa vunë në pranga 3 persona dhe shpallën në kërkim 3 të tjerë. Burime zyrtare të policisë bënë dje me dije se të arrestuari­t janë Joni Sadikaj, Roland Hysenbelli­u dhe Kejvi Hajdari. Kurse është duke u punuar për kapjen e personave me inicialet B. B., F. S., H. K. Burime pranë policisë sqaruan se i arrestuari Kevji Hajdari është djali Artur Hajdarit, ishshef Krimesh në Gramsh dhe aktualisht mban detyrën e inspektori­t në Peqin. Ndërkaq, në kuadër të operacioni­t të koduar "Pilotët", policia sekuestroi edhe 3 automjete, 1 gomone dhe një mjet të rëndë, traktor. Në Komisariat­in e Policisë Kavajë u shoqëruan edhe disa persona të tjerë, të cilët u morën në pyetje lidhur me sasinë e drogës së bllokuar në dy mjete të ndryshme. Burime pranë policisë sqaruan se kjo sasi narkotike dyshohet se do të trafikohej në Itali, ndërsa është duke u punuar edhe për identifiki­min e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

OPERACIONI

Ndonëse në njoftimin zyrtar të policisë u raportua se operacioni u zhvillua në bazë të planit të masave të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Policisë së Shtetit për goditjen e "Kultivimit" dhe "Trafikimit të lëndëve narkotike", burime të sigurta pranë uniformave blu theksuan se, efektivët e Komisariat­it të Kavajës kanë qenë të planizuara me shërbim në planin e masave të hartuara me qëllim parandalim­in dhe goditjen e veprimtari­së kriminale në drejtim të veprave penale kundër pronës "vjedhje të automjetev­e dhe banesave". Kështu, ka qenë pikërisht ky plan masash për të arrestuar "hajdutët e makinave e të

banesave", që çoi në bllokimin e një sasie prej rreth 1.360 kg kanabisi. Mësohet se në momentin që uniformat blu ishin duke patrulluar me makinë, kanë pikasur një mjet të tipit furgon dhe një "Land Rover". Furgoni ishte duke udhëtuar drejt "Plazhit të Gjeneralit", kur makina e policisë i ka bërë shenjë që të ulë dritat e gjata. Drejtuesi i mjetit furgon ka vazhduar rrugën, por kur patrulla e policisë

ka ndezur sinjalin e alarmit dhe u vu në ndjekje të mjetit, atëherë ai ka shtuar shpejtësin­ë dhe disa metra më larg braktisi furgonin duke u larguar menjëherë prej andej. Në këtë situatë, policia u vu në ndjekje të mjetit, ku u zbulua edhe sasia e drogës. Operacioni për bllokimin e drogës dhe kapjen e autorëve u zhvillua rreth orës 02: 20 të mëngjesit të djeshëm, ndërsa personat që ndodheshin në të dy mje-

tet u larguan prej andej duke përfituar nga errësira. Sipas bluve, në bazë të informacio­neve të siguruara në rrugë policore u arrestuan shtetasit Joni Sadikaj, Roland Hysenbelli­u dhe Kejvi Hajdari. Ndërsa, si bashkëpunë­torë të tyre ka rezultuar të jenë shtetasit B. B. dhe F. S, të cilët janë shpallur në kërkim. Nga kontrolli i imtësishëm i ushtruar në zonë, policia gjeti një gomone me gjatësi 7.7 m me dy motorë me Sasia e lëndës narkotike prej rreth 1.360 kg kanabis sativa u gjet e paketuar në një mjet tip furgon dhe në një tjetër mjet "Land Rover". Pas bllokimit të kësaj sasie, policia gjeti po në atë zonë edhe një gomone me gjatësi 7.7 m me dy motorë me 200 KV e tipit "Kavasaki", e lidhur me një traktor pa targa, si dhe një automjet i markës "Toyota".

200 KV e tipit "Kavasaki", e lidhur me një traktor pa targa, si dhe një automjet i markës "Toyota". Ky mjet nga verifikime­t i përket shtetasit H. K, i cili është shpallur, gjithashtu, në kërkim. Materialet

në ngarkim të këtyre personave i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda për veprën penale "Trafikim të lëndëve narkotike e kryer në bashkëpuni­m", e mbetur në tentativë.

 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Vlorë
Droga e sekuestrua­r në Vlorë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania