Gazeta Shqiptare

Operacioni, sekuestroh­en 15.6 tonë kanabis në Vlorë

Arrestohen 9 persona, 2 prej tyre inspektorë policie e 1 kryeplak. Sekuestroh­en edhe 5 kallashnik­ovë Droga me destinacio­n Italinë u gjet në 3 banesa në zonën e Llakatundi­t

-

Mbi 15.6 tonë kanabis sativa janë sekues truar gjatë një superaksio­ni të Policisë së Shtetit në bashkëpuni­m me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ( FNSH) dhe SHÇBA, ndërsa janë arrestuar 9 persona, ku dy prej tyre janë efektivë të forcave të Rendit, ndërsa një tjetër është kryeplak. Mësohet se operacioni është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Llakatund të Vlorës në kuadër të një hetimi tërësisht policor. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit bënë me dije se sasia e madhe e lëndës narkotike, që dyshohet se kishte destinacio­n Italinë u gjet në tri banesa, në fshatin Drithas. Në operacioni­n, i cili drejtohej nga kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako kanë marrë pjesë rreth 150 forca policie, kryesisht efektivët e DVP Vlorë në bashkëpuni­m me FNSH- n e Fierit.

SUPEROPERA­CIONI

Pas informacio­neve të sakta dhe si rezultat i veprimeve të kryera në mënyrë të mirorganiz­uar është bërë ndërhyrja në tri banesa në fshatin Drithas, ku dyshohej se mund të kishte lëndë narkotike. Gjatë operacioni­t, duke qenë se hetimi nxori se në këtë veprimtari kriminale ishin implikuar edhe punonjës policie, veprimet procedural­e për punonjësit e policisë janë kryer në bashkëpuni­m me SHÇBA për arrestimin e tyre. Nga kontrolli i ushtruar në këto banesa, shërbimet e policisë kanë konstatuar sasi të konsiderue­shme me lëndë narkotike nëpër dhoma, në formë presimi dhe çokollate, të ndara nëpër pako dhe thasë plastikë të zinj. Gjithashtu, është konstatuar një bazë e gjerë materiale si: 3 presa, sita, përbërës kimikë, vaj hashashi etj., të cilat shërbenin jo vetëm për presimin e lëndës narkotike, por edhe të përpunimit të saj me përbërës kimikë, duke i dhënë formën e çokollatës etj. Sipas bluve, gjatë operacioni­t të djeshëm janë sekuestrua­r edhe 5 armë zjarri kallashnik­ov si dhe 4 automjete: "ML- Benz", "Mitsubishi", "Jeep" dhe furgon. Po të njëjtat burime pohuan se në operacioni­n e djeshëm është zbuluar një parcelë e kultivuar me bimë narkotike në oborrin e banesës të një punonjësi policie. Konkretish­t, në banesën e inspektori­t të policisë, Lirim Lamaj ( në oborr) u gjetën dhe u sekuestrua­n në cilësinë e provës materiale 270 bimë të mbjella kanabis.

ARRESTIMET

Pas hetimeve intensive në lidhje me tonelatat e sekuestrua­ra në zonën e Llakatundi­t, janë shoqëruar dhjetëra persona, prej të cilëve janë arrestuar në flagrancë 9 prej tyre, si autorë të dyshuar, përgjegjës dhe të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Burime nga Policia e Shtetit deklaruan se janë arrestuar këta shtetas:

1. Inspektor Lirim Lamaj, 49 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariat­in e Policisë Vlorë, për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Shpërdorim detyre".

2. Inspektor Avdyl Sinanaj, 56 vjeç, me detyrë SPZ në Komisariat­in e Policisë Vlorë, për veprën penale "Shpërdorim detyre".

3. Astrit Lamaj ( vëllai i Lirim Lamajt), 37 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë, arrestuar për veprën penale "Kultivim i bimëve narkotike".

4. Balil Gjata, 69 vjeç, banues në fshatin Drithas të Njësisë Administra­tive Shushicë, Vlorë, me detyrë kryeplak i fshatit Drithas. Arrestuar për veprat penale "Shpërdorim detyre" dhe "Moskallëzi­m krimi".

5. Myzafer Tushaj, 66 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

6. Ervin Tushaj, 42 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë. ( Babë e birë, të cilët kishin fshehur lëndën narkotike në banesën e shtetasit Z. A).

7. Rakip Arapaj, 58 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë ( iu gjet sasi e konsiderue­shme me lëndë narkotike në banesën e tij).

8. Kudret Tushaj, 71 vjeç, banues në fshatin Drithas, Vlorë.

9. Elion Tafili, 43 vjeç, banues në fshatin Llakatund, Vlorë.

 ??  ??
 ??  ?? Droga e sekuestrua­r në Llakatund të Vlorës
Droga e sekuestrua­r në Llakatund të Vlorës
 ??  ?? Forcat Speciale gjatë operacioni­t
Forcat Speciale gjatë operacioni­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania