Gazeta Shqiptare

Pas Vlorës e Kavajës, mega- operacion antikanabi­s në të gjitha qarqet e vendit

Përmet, kapet 68- vjeçari që fshehu drogën në shkollë

-

Pas

Vlorës dhe Kava jës, Policia e Shtetit ka zhvilluar një mega- operacion antidrogë në të gjithë vendin. Burime zyrtare nga dikasteri i Rendit pohuan se operacione të tjera janë zhvilluar në Tiranë, Përmet, Lezhë, Elbasan, Shkodër, Krujë, Kukës etj. Operacioni drejtohet nga drejtori i Përgjithsh­ëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako si dhe drejtori i Përgjithsh­ëm i SHÇBA- së, Eduart Merkaj. Burimet e mësipërme sqaruan se gjatë ditës së djeshme është gjetur një tjetër sasi kanabisi në fshatin Drithas të Vlorës. Mësohet se gjatë kontrollev­e ku u përdor dhe qeni antidrogë u bë e mundur gjetja e 600 kg hashash, që ishte fshehur nëpër shkurret e një përroi. Sipas bluve, lënda narkotike ishte e vendosur në disa thasë sintetikë, të cilët përmbajnë pluhur të imët, të ngjashme me atë të llojit kanabis sativa. Pas kryerjes së veprimeve paraprake, burimet policore deklaruan se pjesa territoria­le ku u gjet droga dyshohet se është pronë e shtetasit Myzafer Tushaj dhe të vëllait të tij F. Tushaj. Ndërkaq, në fshatin Miçan të Përmetit është sekuestrua­r një sasi prej 41 kg kanabis sativa, ndërsa përfundoi në pranga 68vjeçari Myslim Shpata. Burime nga policia lokale deklaruan se droga u gjet në ambientet e ish- shkollës së

BERISHA

Në lidhje me drogën e sekuestrua­r dje në Vlorë ka reaguar dhe ish- kryeminist­ri Sali Berisha. Në një status në rrjetin social "Facebook", ai shkruan se janë kapur jo 15, por 25 tonë drogë e klanit Habilaj ( kushërinjv­e të Saimir Tahiri), i cili paditet nga klani Xhafaj. Sipas Berishës, denoncimi është bërë nga qytetari dixhital.

mesme të këtij fshati. Materialet në ngarkim të të moshuarit iu përcollën për hetime të mëtejshme Prokuroris­ë të Rrethit Gjyqësor Gjirokastë­r, për veprën penale: "Prodhim dhe mbajtje të lëndëve narkotike".

 ??  ?? Kanabisi i zbuluar në Vlorë nga qeni antidrogë
Kanabisi i zbuluar në Vlorë nga qeni antidrogë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania