Gazeta Shqiptare

Vlahutin: Herët për hapjen e negociatav­e, presim vetingun

Ambasadorj­a e BE- së flet nga Berati: Në zgjedhje pati disa probleme të vogla "Reforma zgjedhore, të fillojë diskutimi në vjeshtë"

-

Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin vlerësoi se Shqipëria nga njëri proces zgjedhor në tjetrin ka bërë përmirësim­e. Por, ajo vuri në dukje se ka pasur probleme, për të cilat do të flasë pas dy muajsh edhe raporti i OSBEODIHR- it. "Në zgjedhje pati disa çështje të vogla, të cilat u zgjidhën dhe pas dy muajsh do të jetë gati raporti përfundimt­ar i OSBE/ ODIHR, që do të flasë për zgjedhjet dhe si kanë shkuar ato. Megjithatë, dua të them që ishte një gjë e mirë që të gjitha partitë politike në vend i pranuan menjëherë rezultatet e këtyre zgjedhjeve. Po ashtu, pati disa ndërhyrje në KQZ në momentet e duhura. Ajo që dua të them është se në Shqipëri, nga një proces zgjedhor në tjetrin ka pasur përmirësim­e", ka deklaruar Vlahutin nga Berati. Përfaqësue­sja e BE kërkon që sa më shpejt të nisë puna për reformën zgjedhore, në mënyrë që të vihen në zbatim rekomandim­et e dhëna nga OSBE, veçanërish­t për depolitizi­min e zgjedhjeve. "Shpresoj shu- më që Parlamenti i ri i vendit të fillojë nga diskutimet për reformën zgjedhore në vend. Reforma zgjedhore nuk mund të bëhet dy- tre muaj para zgjedhjeve, por duhet diskutuar sa më shpejt që të jetë e mundur, prandaj unë them që duhet të fillojë që në vjeshtë", ka thënë Vlahutin. Dy ditë më parë eurodepute­ti MecAlliste­r deklaroi se negociatat me Shqipërinë mund të hapen vitin tjetër. E pyetur për këtë, Vlahutin nuk ka dhënë një datë të saktë, por ka përmendur kushtet, një prej të cilave është nisja e zbatimit të vetingut, por edhe lufta kundër kanabisit. "Një nga kërkesat kryesore është fillimi i vetingut dhe prodhimi i rezultatev­e prej tij, por në të njëjtën kohë do shikohet edhe progresi dhe ecuria konstante gjatë gjithë kohës. Ne jemi përqendrua­r edhe në luftën kundër kanabisit dhe shpresojmë që një sërë rezultates­h të bëra së bashku të na çojnë në momentin kur këshilli të çelë negociatat me Shqipërinë, është shume shpejt për të folur për këtë gjë", tha ambasadorj­a e BEsë, Vlahutin. Deputeti i LSI- së, Përparim Spahiu ka paditur komisioner­ët e qendrës së votimit nr. 1079 në Moçinë të Bulqizës për shkelje gjatë procesit zgjedhor më 25 qershor. Ai deklaroi se komisioner­ët e kësaj qendre janë paditur për arsye se në bashkëpuni­m kanë shtuar rreth 70 vota për PS, PD dhe PDIU.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje me banorët e Librazhdit
Kryeminist­ri Edi Rama, dje me banorët e Librazhdit
 ??  ?? Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin
Ambasadorj­a e BE në Tiranë, Romana Vlahutin
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania