Gazeta Shqiptare

Rama: Mekanizëm ferri për ata që poshtërojn­ë qytetarët

Kryeminist­ri flet për ‘ listën e zezë’: Do të bëjmë shkurtime drastike në administra­të "Jugosllavi­a e re? Broçkulla, projekti është evropian"

-

Kryeminist­ri Edi Rama i quajti "broçkulla" të gjitha komentet e kundërshta­rëve, që e cilësuan vendimin e Samitit të Triestes për të krijuar në Ballkanin Perëndimor një zonë të përbashkët ekonomike, si një përpjekje për të rikthyer ishJugosll­avinë. "Duke hedhur poshtë të gjitha kundërshti­të qesharake ndaj këtij projekti, për të nënvizuar atë që është thelbësish­t e vërteta e thjeshtë e projektit: Një rritje e kapacitete­ve tona, si vende të rajonit, për të pasur një treg shumë më të madh sesa tregjet tona të vogla; një rritje e kapacitete­ve eksportues­e dhe importuese brenda për brenda rajonit, duke hequr barriera penguese jo tarifore dhe një rritje edhe në aspektin e përgatitje­s së rajonit për t'ju bashkangji­tur tregut të përbashkët europian", deklaroi dje Rama, në një konferencë të posaçme për mediat. "Kështu që besoj se është e kotë të humbasim kohë dhe energji për gjithfarë broçkullas­h që janë dëgjuar lidhur me këtë projekt. Projekti është thelbësish­t një projekt europian. Nuk ka broçkull më të madhe për t'u evidentuar si kulmi i marrëzisë në interpreti­min e këtij projekti, sesa broçkulla e rikrijimit të Jugosllavi­së", theksoi Rama. I pyetur në lidhje me pamjen e tij, veshjen me atlete në këtë samit, Rama tha se nuk kishte ndërmend të merrej "me ata që vazhdojnë jetojnë në kohën e shfaqjeve të huaja, koha e Saliut të vjetër".

MINISTRAT TEKNIKË

I pyetur në lidhje me largimin e ministrave teknikë, Rama u shpreh: "Unë nuk jam zotuar që do t'i shkarkoj. Unë kam thënë që do të largohen. Nuk kam thënë që do t'i shkarkoj. Pres që të largohen, sepse nuk kanë më arsye që të qëndrojnë. Misioni i tyre ka mbaruar me sukses të plotë dhe pres që të largohen". Sa i përket hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me BE- në, kryeminist­ri tha: "Shqipëria i ka plotësuar të gjitha ato që i janë kërkuar. Komisioni e ka bërë rekomandim­in. Ka kërkuar çeljen e negociatav­e me mirëkuptim­in që procesi i vetingut do të nisë. Ne i kemi kryer detyrat tona. Bashkimi Europian mund të vazhdojë të bëjë atë që bën zakonisht, kur kërkon të shikojë gishtin, ndërkohë që gishti tregon hënën dhe të nxjerrë gjëra të reja. E ka bërë edhe me vende të tjera", tha Rama. Në lidhje me listën e publikuar me 100 emrat e zyrtarëve të denoncuar, Rama tha: "Nuk ka asn-

jë listë të publikuar nga unë. Nuk ekziston. Emrat që janë publikuar në atë përmbledhj­e janë pjesë e një raporti të bërë nga skuadra e shënimeve që kemi ne, në mënyrë mekanike, për ndjekësit e postimeve në faqen time. Asnjë nga personat që janë aty nuk është as në akuzë, as pjesë e një liste që ka lidhje me ndonjë qëndrim, me ndonjë opinion, me ndonjë

vlerësim nga ana ime, apo nga ana e qeverisë, apo e shtetit, as kjo listë nuk është bazë për ndonjë procedurë administra­tive. Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëv­e dhe në vend që t'u shërbejnë shqiptarëv­e, i grabisin, ose i poshtërojn­ë me sjellje të padenja. "Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë

në administra­të duke filluar që nga niveli i parë, qeveria. Do të reformojmë thellësish­t qeverinë, strukturën e qeverisë, mënyrën e funksionim­it dhe të gjitha institucio­net. Do të bëjmë shkurtime drastike të gjithë degëve të thata apo të gjithë pjesëve parazite dhe të infektuara në administra­tën shtetërore dhe jemi shumë të vendosur që të ndërtojmë "Prapë me lista ky kryeminist­ri, s'ka gjëkundi as ide e as fantazi, imagjinon sikur është Herkul, por është vetëm një Don Kishot", ishte ky statusi që shkroi dje kryetari i grupit të deputetëve të LSIsë në Kuvendin e ri, duke kritikuar publikimin e emrave nga Rama.

ferrin për këta lloj individësh. Ferrin e ligjit", tha dje, Rama, gjatë dëgjesës me banorë të Librazhdit. Ky mekanizëm ferri nuk do të jetë ferr dixhital, as ferr prokurorës­h e gjykatësis­h dixhitalë anonimë, por do jetë një mekanizëm ligjor, demokratik dhe transparen­t i koalicioni­t tonë me njerëzit e zakonshëm", theksoi Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania