Gazeta Shqiptare

Mandija: Ministrat do qëndronin në detyrë edhe po të dorëhiqesh­in

Zv. kryeminist­rja flet për raportet me Ramën: Ishte në fushatë

-

Brenda

pak ditësh Task- Forca e ngritur për monitorimi­n e zgjedhjeve do të publikojë raportin përmbledhë­s mbi shkeljet dhe këtu mbyllet misioni i saj. Në një intervistë për "News 24", zv. kryeminist­rja Ledina Mandija flet edhe për fatin e afërt të saj dhe ministrave teknike të qeverisë. "Sipas Kushtetutë­s, ministrat qëndrojnë deri në ardhjen e ministrit tjetër. Është në vlerësimin e ministrave, në lidhje me dorëheqjen, apo qëndrimin, ashtu siç është edhe në vlerësimin e kryeminist­rit për shkar- kime referuar Kushtetutë­s. Ajo që dua të them është se ministrat në bazë të Kushtetutë­s duhet të qëndrojnë aty edhe në rastin që do të bënin një dorëheqje", - tha Mandija. Ajo flet edhe për marrëdhëni­en me zotin Rama, me të cilin ka ndarë të njëjtën zyrë. Ai ka qënë i angazhuar në fushatë, kurse unë kam monitoruar sjelljen e administra­tës gjatë fushatës. Sipas zv. kryemi- nistres, është duke u bërë vlerësimi dhe përpunimi i të dhënave për të vënë sa më shpejt në dispozicio­n të publikut, subjekteve politike të interesuar raportin përfundimt­ar në lidhje me rezultatet e këtij monitorimi­t. Ajo thotë se afati për publikimin e raportit ishte data 10 korrik, por ka ende ministri që përcjellin materiale informuese. "Zyra e zëvendëskr­yeministre­s, Ledina Mandija, në cilësinë e kryesueses së Task- Forcës për zgjedhjet 2017, siguron opinionin e publik se do të zbatojë deri në fund detyrimin që rrjedh nga VKM 473/ 2017 dhe garanton hartimin e një raporti përfundimt­ar, serioz dhe cilësor, që do t'u shërbejë në të ardhmen forcave politike për të realizuar një nga misionet më jetike të demokracis­ë së vendit, garantimin e zhvillimit të një procesi zgjedhor të qetë, të lirë dhe të ndershëm", - thuhet në njoftimin e zyrës së shtypit.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama në konferencë për shtyp
Kryeminist­ri Edi Rama në konferencë për shtyp
 ??  ?? Zëvendëskr­yeministrj­a, Ledina Mandija
Zëvendëskr­yeministrj­a, Ledina Mandija

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania