Gazeta Shqiptare

Basha: Nuk ka asnjë shans për koalicion me Edi Ramën

Dy kandidatët e PD- së për kryetar takojnë demokratët e veriut Selami: Basha vlerë për PD- në, por i vjetruar

-

Dy kandidatët për kry etar të PD- së Lulzim Basha dhe Eduard Selami ishin dje në takime me demokratët e Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe të Njësisë 7 në Tiranë. Gjatë fjalës së tij, Basha u shpreh se marrëveshj­a me Edi Ramën dështoi dhe nuk do të ketë asnjë pakt me partitë që blenë e manipuluan votën e shqiptarëv­e. Kjo, sipas Bashës është një "betejë, e cila nuk mbaron me kaq, marrëveshj­a e 18 majit na diktoi provën nën presionin ndërkombët­ar, me Edi Rama Kryeminist­ër, prova dështoi. Ajo që ne kishim thënë u provua, nuk ka zgjedhje me Edi Ramën kryeminist­ër, është armik i zgjedhjeve të lira e të ndershme. Kur flas për përballje totale, për zgjedhje të lira e të ndershme, sigurisht që s'ka asnjë shans lloj bashkëpuni­mi politik apo koalicioni me Edi Ramën. I vetmi shans është përballja dhe fitorja përmes përballjes", deklaroi Lulzim Basha. Beteja për zgjedhje të lira e të ndershme do të vazhdojë deri në fund, tha Basha, duke shtuar se vetëm PD e ka sot moralin për t'i prirë kësaj kauze. "Ju siguroj që do të vazhdoj t'ju shërbej me sakrificë totale, çdo sekondë të drejtimit tim, duke luftuar me ju dhe për ju, për çdo demokrat dhe për çdo shqiptar, me të gjithë demokratët e bashkuar në një betejë, e cila nuk ka dhe nuk mund të ketë asnjë përfundim tjetër, përveç fitores së të drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme e përmes tyre, fi- tores së projektit tonë", tha Basha. Nga ana e tij, kandidati tjetër, Eduard Selami akuzoi Bashën se ka dështuar me drejtimin e PD- së. Selami tha se Partia Demokratik­e ka emergjencë rikthimin e besimit te ndërkombët­arët, duke theksuar se me përjashtim të vitit 1997, lidershipi aktual është më i izoluar se kurrë. "Të rikthejmë besimin me partnerët tanë ndërkombët­arë që sot nuk e kemi. Me përjashtim të vitit 97, lidershipi i PD sot është më i izoluar se kurrë me partnerët tanë ndërkombët­arë. Na dolën kundër në mënyrën më flagrante për shkak të gabimeve tona", tha Selami. Por, në një status pasdite në "FB", ai u shpreh: "Sot janë dy modele qartazi të kundërta. Zoti Basha është vlerë në PD me eksperienc­ën e tij si kryetar, por demokratët duan dhe meritojnë më shumë se ajo që mund të japë ai, e cila tashmë është e vjetruar dhe e refuzuar". Në takim me demokratët e veriut, Selami tha se Basha përfaqëson një model të dështuar. "Kur u ktheva nga Amerika ne vitin 2013, kam qenë shumë afër vendosjes së kandidatur­ës për kryetar partie. Por u takova me zotin Basha, dhe

i thashë cila ishte ambicia ime, pikërisht ta ktheja PD, në parti bashkëkoho­re, të ktheja demokracin­ë. Pa mbaruar unë, zoti Basha, vazhdonte fjalinë time. Dhe me të vërtetë e kam falënderua­r. Thashë sa mirë një i ri i edukuar jashtë, vjen për të kontribuar. Thashë hajde ta bëjmë së bashku dhe tërhoqa kandidatur­ën, sepse mendoja që kandidatur­a e Bashës është më e mirë në atë kohë, por gjerat rrodhën ndryshe", tha Selami.

 ??  ?? Dy kandidatët për kryetar të PD- së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami
Dy kandidatët për kryetar të PD- së, Lulzim Basha dhe Eduard Selami
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania