Gazeta Shqiptare

Rritet kredia për konsum, individët para borxh për shpenzime të përditshme

Bankat shtrëngojn­ë kreditimin për bizneset

-

KREDIA PËR INDIVIDË

Standardet e kredisë. Standardet e kredisë për individët shfaqën lehtësim në tremujorin e dytë të vitit 2017. Mbështetur në rezultatet e pyetësorit, standardet u lehtësuan për segmentin e kredisë konsumator­e, ndërsa për kreditë për blerje banese mbetën të pandryshua­ra, në përputhje me pritjet e tremujorit të kaluar.

shtrëngues të standardev­e vijojnë të mbeten kreditë me probleme, situata makroekono­mike, si dhe problemet specifike të sektorit. Politika lehtësuese e bankave ndaj kredisë për biznese u zbatua kryesisht

nëpërmjet zvogëlimit të komisionev­e dhe marzhit mesatar, ndërsa shtrëngimi i kushteve për këtë kategori u krye nëpërmjet rritjes së kërkesave për kolateral. Bankat shprehen se lehtësimi i kushteve të kredisë për individë u zbatua kryesisht nëpërmjet ngushtimit të marzhit mesatar për kreditë, rritjes së raportit të këstit ndaj të ardhurave dhe rritjes së madhësisë së kredisë. Kërkesa për kredi në tremujorin e dytë të vitit 2017 u raportua e pandryshua­r për bizneset, ndërsa për individët vihet re një kërkesë për kredi në rritje. Rritja e kërkesës së individëve ka ardhur si rezultat i një kërkese më të lartë për kredi konsumator­e, ndërkohë që ajo për blerje banese ka mbetur e pandryshua­r. Bankat presin shtrëngim të standardev­e të kreditimit për individët, ndërsa standardet e kredisë për bizneset pritet të mbeten të pandryshua­ra në tremujorin e tretë të vitit 2017. Për individët, pritet që shtrëngimi të aplikohet si në segmentin e kredisë konsumator­e, ashtu dhe në atë për blerje banese. Kërkesa për kredi parashikoh­et në rritje si nga bizneset, ashtu edhe nga individët.

 ??  ?? Banka e Shqipërisë
Banka e Shqipërisë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania