Gazeta Shqiptare

Tentuan të trafikonin në Itali 2 adoleshent­e, arrestohen 3 të rinj

Policia: Operacioni "Black Hats" u finalizua pas 2 muaj hetimesh Vajzat shfrytëzoh­eshin kundrejt shumës 100- 300 euro

-

Tre të rinj kanë përfun duar në prangat e pol icisë së Durrësit, pasi po tentonin të trafikonin drejt Italisë dy vajza adoleshent­e, me qëllim shfrytëzim­in për prostituci­on. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku bënë me dije se pas dy muajsh hetime intensive u ndërmor operacioni i koduar "Black Hats", falë të cilit u parandalua trafikimi i dy vajzave në vendin fqinj. Ndërkaq, ky operacion u finalizua me arrestimin e shtetasve: Fitim Dumani, 29 vjeç banues në Durrës, për veprën penale "Trafikimi i personave të rritur"; Reinaldo Greca 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Trafikimi i personave të rritur" dhe Denis Shaba 28 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale "Shfrytëzim prostituci­oni". Arrestimi i tre të rinjve u bë pasi nga veprimet hetimore u dokumentua me prova ligjore se Denis Shaba gjente dhe shfrytëzon­te me qëllim prostituci­oni femra, ndërsa Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca kishin si qëllim trafikimin e tyre në shtetet fqinje. Sipas hetuesve të çështjes, tre personat në fjalë trafikonin dhe shfrytëzon­in femra për prostituci­on kundrejt pagesës 100- 300 .

HETIMI

Aktiviteti kriminal kryhej zakonisht në zonën e plazhit, ku shtetasit e mësipërm në rolin e ndërmjetës­ve dhe tutorëve gjenin klientët kundrejt pagesës 100- 300 . Në sajë të një vëzhgimi të pandërprer­ë dhe profesiona­l nga ana e specialist­ëve për Hetimin e Trafiqeve është bërë i mundur parandalim­i i trafikimit të dy vajzave drejt Italisë. Specialist­ët kanë ndërhyrë dhe kanë kapur në flagrancë Fitim Dumanin dhe Reinal- do Grecën, në PKK Durrës, në momentin e largimit për në Itali, për të trafikuar dy shtetaset me iniciale K. B. 18 vjeçe dhe K. L. 19 vjeçe. Policia theksoi se dy adoleshent­et janë viktima të trafikut dhe janë akomoduar në një qendër sociale. Ndërsa vijon puna për zbulimin dhe dokumentim­in e personave të tjerë të implikuar në këtë rrjet kriminal dhe personave të përfshirë në këtë veprimtari, që i prisnin viktimat në shtetin fqinj. Materialet i kaluan Prokuroris­ë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprat penale: "Shfrytëzim prostituci­oni" në ngarkim të shtetasit Denis Shaba dhe "Trafikimi i personave të rritur" në bashkëpuni­m, në ngarkim të shtetasve Fitim Dumani dhe Reinaldo Greca.

 ??  ?? Arrestimi i të rinjve gjatë operacioni­t "Black Hats"
Arrestimi i të rinjve gjatë operacioni­t "Black Hats"
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania