Gazeta Shqiptare

Vrasja e Besnik Pudjas, gjykata dënon me 1.4 vite burg tre miqtë e tij

Ngjarja në kapanonin e hashashit, ende e paqartë nëse ish- ushtari profesioni­st u vra apo vetëvra Liçi, Buzo e Dusha, akuzë për moskallëzi­m krimi

-

Gjykata e Tiranës dënoi me nga 1 vit e 4 muaj burg secilin nga tre miqtë e Besnik Pudjas, i cili u gjet i pajetë në një kapanon hashashi në Kollogjesh të Shëngjergj­it. Bëhet fjalë për të pandehurit Algers Liçi, Dritan Buzo dhe Halit Dusha. Të tre këta persona u shpallën fajtorë dhe akuzohen për veprën penale të moskallëzi­mit të krimit. Kjo akuzë, u ngrit ndaj tre të pandehurve, pasi nga hetimet e prokuroris­ë ka rezultuar se ndonëse ata kishin dijeni se miku i tyre Besnik Pudja mbante dy armë pa leje dhe ishte i përfshirë në aktiviteti­n kriminal të kultivimit të hashashit, nuk e denoncuan atë pranë organeve kompetente. Në vendim thuhet se të pandehurit Algers Liçi dhe Dritan Buzo ishin të punësuar nga Pudja për të ndërtuar kapanonin, i cili do të përdorej për tharjen e bimëve narkotike. Për punën që ata do të kryenin do të paguheshin me nga 3 mijë lekë secili. Po ashtu, në vendim thuhet se teksa të pandehurit kanë qenë duke punuar në kapanon, e kanë parë Besnik Pudjan, një ish- ushtar ky profesioni­st, teksa bënte lojëra me armë, duke e vënë atë në pjesë të ndryshme të trupit, si në kokë apo në bark dhe bënte shkrepje boshe. Nga hetimet ka rezultuar se të pandehurit kishin dijeni se në kapanon ndodheshin edhe afro 300 rrënjë kanabisi. Edhe për këtë fakt, ata kanë hesh- tur duke mos e treguar në organet kompetente. Ndërkaq, nga ana tjetër, Prokuroria e Tiranës nuk e ka ende të qartë faktin nëse ish- ushtari profesioni­st, Besnik Pudja, i cili u gjet i pajetë në kapanon, është vetëvrarë apo është vrarë nga persona të tjerë. Më herët, ndonëse të pandehurit kanë pohuar se Pudja kishte kryer vetëvrasje, Prokuroria Besnik Pudja u gjet i vrarë me një plumb në kokë në shtatorin e vitit 2016, në Kollogjesh të Shëngjergj­it. 36- vjeçari u gjet në një kapanon, i cili përdorej për tharjen e hashashit, ndërsa pranë vendit ku kishte ndodhur krimi u gjetën edhe disa bimë kanabisi. është duke vijuar sërish hekrimit të ndodhur, duke qenë timet për të zbardhur të se edhe arma e zjarrit tip pisvërtetë­n e kësaj ngjarjeje, e toletë u gjet pranë trupit të cila krijoi një përplasje mes pajetë, policia e Tiranës e refpolicis­ë dhe prokuroris­ë. Pas eroi rastin në prokurori si vetëvrasje. Ndërsa, nga ana tjetër, organ i akuzës i nisi hetimet për vrasje të Besnik Pudjas. Ky i fundit u gjet i vrarë me një plumb në kokë në shtatorin e vitit 2016, në Kollogjesh të Shëngjergj­it. Në atë kohë, policia raportoi se gjatë momentit kur është vetëvrarë 36- vjeçari Pudja, i plagosur kishte mbetur edhe Algers Liçi.

 ??  ?? Viktima Besnik Pudja
Viktima Besnik Pudja
 ??  ?? Kapanoni ku u gjet i vrarë Besnik Pudja
Kapanoni ku u gjet i vrarë Besnik Pudja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania