Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i ish- të dënuarit politik: Si më denoncoi kunati im në Sigurimin e Shtetit

Nikolin Pjetri nga Laçi flet për "GSH": Burri i motrës erdhi dëshmitar kundër meje në hetuesi "Hetuesi Seit Duro më torturonte barbarisht, më godiste me shkop gome në çdo pjesë të trupit"

- Dashnor Kaloçi

Edhe pse kanë kaluar plot 32 vjet nga ajo ngjarje e largët që shënjoi për keq jetën e tij, duke i hequr edhe atë pak liri që i ofronte ai regjim dhe duke e mbyllur për disa vjet në qelitë e hetuesisë apo galeritë e kampit famëkeq të Qafë- Barit, 53- vjeçari Nikolin Pjetri nga qyteti i Laçit thotë se nuk ka asnjë mllef për ata që ia shkaktuan gjithë ato vuajtje dhe torturat çnjerëzore që pësoi mbi trupin e tij në moshën fare të re. Për hakmarrje as që nuk bëhet fjalë. I ka falur të gjithë, madje që ditën e parë pas daljes nga burgu në vitin 1990, kur regjimi komunist i detyruar nga jashtë, filloi të hapte nga pak dyert e burgjeve, gjëja e parë që i kërkoi e ëma ishte besa e dhënë për të mos u hakmarrë ndaj askujt prej atyre që e futën në burg. Por, gjithsesi thotë se nuk ua harron kurrë ato që i kanë bërë, sidomos ndaj atyre që nuk e kishin për "detyrë funksional­e" t'ia shkaktonin ato vuajtje, e aq më pak torturat, apo të tjerë që "tejkaluan ato që u jepte ligji", ndërsa ata që "bënë detyrën" ndaj tij pa i "tejkaluar kompetenca­t", pothuaj i ka harruar. Tashmë, falë ndryshimit të legjislaci­onit, ai ka në dorë dosjen e tij, ku janë të shkruara gjithçka. Lidhur me çka shkruhen e thuhen aty, si dhe me ngjarje të tjera të panjohura nga jeta e tij që nga historia e familjes, shokët e ngushtë me të cilët bënte planet e arratisjes, policët dhe hetuesit që e torturonin, apo dhe ata "shokë" që e tradhtuan, Nikolini i rrëfen për herë të parë publikisht për "Gazeta Shqiptare". Në dy pjesët e para, Pjetri flet për arrestimin dhe lirimin e tij pasi nuk u gjetën prova dhe nuk pati më shumë se 1 dëshmitar. Në pjesën e tretë, ai flet për arrestimin e dytë, në vitin 1986.

( Vijon nga numri i djeshëm)

Çfarë bëtë pas kësaj, a hoqët dorë nga mendimi për t'u arratisur?

Jo vetëm që nuk hoqa, por e shtova më shumë bindjen time për t'u larguar me çdo mënyrë nga Sh- 53- Sigurim, duke shpifur e trilluar gjëra nga më të pabesueshm­et. Sikur unë i kisha thënë atij se do të arratisesh­a me Bert Malukën e Flamur Kumen, se doja të merrja edhe motrën me vete, se kisha thënë kështu e ashtu për pushtetin popullor, se shoqërohes­ha me filanin e fistekun, etj., etj. Gjëra që nuk ishin fare të vërteta, pasi unë nuk mund t'i thosha Gjokës ato gjëra, pasi që në fillim kam pasur konflikte me të, se nuk kam dashur që ai të bëhej dhëndri ynë. Dhe dy- tri herë kisha shkuar e kisha marrë motrën në Balldre, pasi ai e keqtrajton­te. Herën e fundit që e morëm motrën në shtëpi në Laç, Gjoka erdhi së bashku me vëllezërit për ta marrë, unë ngula këmbë se ajo gjë nuk bëhej, duke u thënë që të largoheshi­n njëherë e mirë dhe të mos bënin gabim më që të vinin aty. Gjoka tha: "Ti mos fol se do të futesh në burg dhe me ty do të merret partia". Unë ia shava partinë me fjalët më të ndyra dhe i thashë: "Edhe burgun do e provoj e çdo gjë tjetër, por motrën të gjallë nuk e sjell më tek ty". Dhe kështu, ata u larguan pa e marrë motrën time me vete dhe që nga ajo ditë, Sigurimi i Shtetit nuk mu nda deri sa më vuri hekurat.

Ku ju çuan pasi ju arrestuan?

Më dërguan menjëherë në Degën e

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania