Gazeta Shqiptare

Pjesët e para/ Nikolin Pjetri rrëfeu si e tradhtoi shoku kur donte të arratisej në Bajzë më 1985

-

vjeçari nga Laçi rrëfeu në pjesën e parë të in tervistës në "GSH" se si shoku i tij, Skënder Ç. e kishte tradhtuar, duke e spiunuar në polici kur ai donte të arratisej në Jugosllavi në vitin 1985.

"… Unë me Skënderin mbeta vetëm dhe aty i thashë: A e mban mend se ç'a të kam thënë dikur…, ja erdhi koha?!". Dhe ia shpjegova të gjitha se si donin të më arrestonin, pasi më kishte ardhur fletëthirr­ja për në gjyq në Tiranë, siç e mendoja unë dhe ishte në të vërtetë. Teksa më dëgjonte me vërejtje dhe mëdyshje, i thashë: "A më nxjerr dot matanë apo jo. Nëse nuk mundesh, më thuaj dhe nuk ka problem, unë kthehem mbrapsht dhe nuk e merr vesh asnjeri dhe ty nuk të hyn ferrë në këmbë, ti më njeh mua…"!. Si t'u përgjigj ai? Skënderi më tha: "Mos e çaj kokën fare, të qes unë sot, por prit sa të shkoj të lajmëroj një shok që të dalë në punë në vendin tim, duke ndërruar turnet". Kur e pyeta se çfarë punonte dhe ai më tha roje në pulari, u tremba për momentin, por nuk e dhashë veten duke menduar se nuk më tradhton. Çantën që kisha me vete, Skënderi më tha ta linim qipëria duke u arratisur. Kjo dhe për faktin se mu nxi jeta aty, sepse nuk më jepnin të drejtën për të punuar. Mora pesë autorizime për punë në ndërmarrje të ndryshme dhe të pesta nuk më pranuan, pasi siç mësoja nëpërmjet njerëzve dashamirës, ndërhynte Sigurimi i Shtetit që të mos më pranonin. Në një farë mënyre, ata ma nxitën më shumë dëshirën për t'u arratisur nga Shqipëria, por kjo gjë fatkeqësis­ht nuk u bë realitet, pasi mua tek shtëpia e tij në mënyrë që të mos ngjallnim dyshime dhe do ta merrnin kur të ktheheshim para se të niseshim "me ik". Kështu, teksa po shkonim për tek shkolla e mesme, ku sipas tij ishte shoku që do shkonte në punë në vend të tij, s'di pse m'u shtuan dyshimet më shumë, pasi rojet dihej që ishin të lidhur, të paktën me policinë. Ikëm dhe nga gjimnazi, pasi tha se nuk e gjeti shokun dhe rrugës në qendër të Bajzës, më tha: "Niko, më fal një minutë sa të blej një paketë cigare në dyqan" dhe më bëri me shenjë që unë ta prisja aty që të mos ngjallnim dyshime. Unë qëndrova aty dhe pasi erdhi pas gati dhjetë minutash, u kujtova se ai nuk e ka pas pirë kurrë duhanin, përkundraz­i, më thoshte mua që ta lija. Dhe menjëherë në mënyrë instiktive i thashë: "O Skënder, ku është Ilir Malaj", ( për një shok tjetër që kishte punuar në Tensionin e Lartë në Laç), një djalë i shkëlqyer, që e kisha njohur po në bilardo si Skënderin. Dhe ai m'u përgjigj: "Ohoo, Iliri e ka hëngër të s'ëmës, është në burg"! Pa mbaruar fjalën ai, gjë e cila më vrau shumë, drejt nesh po vinin një polic dhe dy civilë trupmëdhen­j e të fuqishëm që e shoqëronin.

më arrestuan më datën 27 nëntor 1986, ka qenë ditë e enjte. Pra, plot një vit më vonë nga tentativa e parë për t'u arratisur?

Si dhe ku ndodhi arrestimi juaj?

Në qytet, diku fare afër Policisë së Laçit, tek dyqani i Tamarës, siç i thoshin laçianët. Dy- tre oficerë të Sigurimit, civilë ( që nuk dua t'ua përmend emrat, pasi kanë bërë detyrën), të shoqëruar edhe nga disa policë që rrinin disi më larg, m'u afruan dhe me shprehjen e njohur "në emër të popullit" më vunë hekurat.

Si reaguat ju në atë moment dhe a e ndjenit që do të arrestohes­hit, pra a kishit vënë re se ndiqeshit?

Unë që në momentin e parë që m'u afruan, i shava me fjalët më të ndyra, mbarë e prapë, duke iu thënë se kisha marrë pesë autorizime pune dhe ata ndërhynin që të mos më pranonin në punë. Këtë gjë ma kishte thënë vetë në mirëbesim, një kryetar Këshilli Lagjeje ( Jordan Tole), komunist, por shumë dashamirës i imi. Por ata nuk folën fare, vetëm vunë buzën në gaz dhe shikonin se si policët më shtrëngoni­n hekurat. Unë e ndjeja se ndiqesha edhe prej një

fakti tjetër, prej një problemi familjar. Çfarë konkretish­t? Kështu, Gjok N., burri i motrës sime nga Balldreni, kishte shkuar dhe kishte denoncuar për mua në

 ??  ?? Nikolini pas daljes nga burgu në 1990
Nikolini pas daljes nga burgu në 1990
 ??  ?? Nikolin Pjetri duke folur për “GSH”
Nikolin Pjetri duke folur për “GSH”

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania