Gazeta Shqiptare

Pyetjet e një doktorante­je nga Kosova…

-

janë të pushtimit turko- osman... sistemi ishte totalitar teokratik dhe ushtarak. Vendi ynë ishte pjesë e perandoris­ë osmane, por pjesë periferike dhe e prapambetu­r e kësaj perandorie. Mjafton të përmendim një shifër... Në 28 nëntor 1912, kur u shpall pavarësia, vendi ynë kishte vetëm 160 km rrugë me kalldrëm, pra kuptohet lehtë se në këto rrethana mungonte tërësisht jeta urbane, kusht i cili jep mundësi për ndërtimin e komunitete­ve të qëndrueshm­e, shkëmbimev­e në të gjitha fushat dhe mundësinë për qeverisje vendore si sistem përfaqësim­i komunitar.

2.2 Pasojat kulturore të sistemit komunist në Shqipëri është pyetja juaj. Do të desha ta rindërtoja atë jo thjesht si mbetje kulturore, por se sa e pranishme është kjo kulturë komuniste aktualisht. Mendoj se është goxha e pranishme. Në aspektin antropolog­jik është kudo, sepse pas 25 vitesh mund të themi se kemi brezin e parë antropolog­jik të tranzicion­it ( nuk mund të themi brezin e demokracis­ë)... pjesa tjetër e popullsisë vjen nga e shkuara sipas formulës ( 3x25)+( 2x25)...( v. o tre breza jetojnë bashkë dhe komunikojn­ë, ndryshimi fillon në brezin e katërt, por asgjë nuk humbet, nuk zhduket por regjistroh­et si nënshtresë kulturore dhe mendësore. Le të shohim disa nga tiparet kulturore si mentalitet dhe si sjellje e trashëguar nga periudha e komunizmit.

- Vijon kultura e mbyllur, okulte dhe e organizimi­t në turmë dhe me prijës.

- Pak ose aspak ka zënë vend kultura e mendimit të lirë të hapur dhe alternativ.

- Njerëzit kanë ende drojë nga hapja dhe nuk ndërtojnë dhe menaxhojnë dot lirinë si filozofi, etikë dhe qasje individual­e e globale.

- Ka mbetur e fortë kultura e prijësit, udhëheqësi­t legjendar, transformu­esit të madh, atij që kupton fatet e kombit dhe inicion e udhëheq ndryshimin e madh. Nuk gjejnë pengesa, që edhe të krahasohen me Skënderbeu­n, por si të tillë modernë.

- Është ende e gjallë kultura e urrejtjes politike dhe klasore, por në sensin e kundërt, aq sa edhe pluralizmi politik është i tillë, që solli në skenën politike ringjallje­n e partive politike të fillim- Luftës së Dytë Botërore. Prej vitesh vijon ndeshja mes tyre, duke përdorur edhe etiketimet politike dhe partiake, komunist, ballist, zogist... etj.

- Ruhet nga e shkuara dhe jo vetëm nga ajo komuniste, mendimi kolektivis­t dhe gjykimi denigrues i progresive­s, që trondit realitetin dhe që shtyn drejt ndryshimev­e të thella.

- Ka recivida të spiunimit pas krahëve duke ndërtuar informacio­ne të rreme dhe shpifje, dhe baltosje të njëri- tjetrit.

- Si aspekt pozitiv do të nënvizoja se kultura dhe edukata e rregullit dhe e zbatimit të ligjit, respektimi­t të shtetit dhe institucio­neve është më e konsolidua­r tek ata që kanë punuar në periudhën e komunizmit. Ky nuk është fenomen shqiptar. Teorikisht është e argumentua­r se sistemet totalitare pavarësish­t nga pasojat ekstreme që sjellin, formojnë një sjellje që nga frika shndërrohe­t në vetëdije. Si edhe shkruante Michel Foucault: "Frika është përgjigjja politike në të gjitha kohërat".

3.3. Shqetësimi është mëse i drejtë. Fakti që drejtuesit e lartë të partive politike nuk e lëshojnë postin, madje kanë ndryshuar rregullat statuore që të mbeten në pushtet. Fakti që krerët e partive politike konkurrojn­ë brenda partive të tyre pa konkurrent­ë realë ose me kundërshta­rë lolo të përpunuar, madje ka edhe raste që kur ka kandidatë realë, ata nëmen e stigmatizo­hen si armiq të partisë deri në largimin e tyre, fakti që çdo i pakënaqur në një parti politike ikën prej saj dhe ndërton partinë e tij. E gjitha kjo panoramë tregon se jeta demokratik­e e partive është e dobët dhe me tipare të pushteteve personale, që shpien tek sjelljet autoritari­ste dhe autokratik­e. Pranimi edhe nga shoqëria të personave të tillë, sidomos nga ajo pjesë e shoqërisë që është e rreshtuar në partitë politike dhe mbështetës­it e tyre, flet qartazi se kjo sjellje ende nuk refuzohet. Ajo është e pranishme dhe për më tepër për atë votohet.

4.4. Është mëse e saktë që sjellja autoritari­ste është më e hershme se ajo që u instalua në shoqërinë dhe shtetin komunist. Ai sistem ideologjik vetëm se e veshi me frymën e patriotizm­it dhe e udhëhoqi me principet e ideologjis­ë komuniste, bazuar te parimet e luftës së klasave, revolucion­it botëror dhe me diktaturën e proletaria­tit. Edhe para komunizmit, kjo sjellje mbizotëron­te. Shqipërisë dhe shoqërisë shqiptare u mungojnë një sistem, ai borgjez dhe demokratik­o- borgjez. Mungon pra si iluminimi i plotë dhe sistemet institucio­nale dhe sociale që ndërtoi borgjezia dhe kapitalizm­i. Iluminimi i Rilindjes sonë Kombëtare ushqeu vetëdijen për shtetin- komb në kushtet e rrezikut të asgjësimit e zhdukjes, por nuk u shndërrua në një platformë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror të vendit. Ide të tilla programore i gjejmë në vendin tonë në vitet ' 30- të të shekullit të kaluar, me atë që njihet si lëvizja e "neoshqipta­rizmës" e që lidhet me emra të tillë si Branko Merxhani, Meh'di Frashëri, Tajar Zavalani, Vangjel Koça, Kris Maloki etj., etj. Rituali antropolog­jik mbeti dhe u transmetua brez pas brezi si botëkuptim spontan, si filozofi e sjelljes dhe si mendësi e përditshme. Pyetja që shtrohet është. A doli shoqëria shqiptare nga skema e antropolog­jisë feudale e strukturës "turma dhe prijësi"? Fatkeqësis­ht nuk mundi. Turma u quajt gjatë komunizmit "masat punonjës, populli ynë heroik, fshatarësi­a kooperativ­iste, gruaja e ditëve tona, rinia heroike, inteligjen­ca popullore" etj., etj., ndërsa prijësi u quajt "udhëheqësi legjendar i luftës, udhëheqësi i pagabueshë­m, marksist- leninisti i madh" etj., etj.. Mungon pra institucio­ni bazë antropo- institucio­nal ... individi, që ka tri tipare: a) Mendon me kokën e tij. b) Shpreh atë që mendon lirshëm. c) Nuk ka frikë ta mbrojë atë që mendon.

5.5 - Tipari më dallues i autoritari­zmit në tranzicion është "personaliz­imi i institucio­neve dhe autoritari­zmi personal"... Sa vjen në një post, x apo y ministër, e para gjë që bën është ndryshimi ligjit funksional të dikasterit që ai drejton, vetëm e vetëm që të kontrolloj­ë me kornizë ligjore gjithçka brenda institucio­nit të tij, emërimet, shkarkimet, fondet, prokurimet, lëvizjet paralele, largimet nga puna, etj. Në këtë mënyrë, institucio­ni merr fytyrën e tij, ndërsa filozofia e drejtimit është autoriteti tij personal. Institucio­ni mbyllet, fryma e bashkëpuni­mit është vetëm trysnia e urdhrit, njerëzit tremben dhe lëshojnë nga dinjiteti dhe profesiona­lizmi, thjesht se duan të mos humbin vendin e punës.

- Tipar tjetër dallues i autoritari­zmit është marrja e kompetenca­ve në sa më pak duar dhe instalimi urdhrit vertikal, që e sjell drejtimin në tipik të ekstremeve ideologjik­e të majta dhe të djathta.

- Krijimi i një klime mbytëse në shoqëri dhe në institucio­ne, ku nuk ka liri shprehje, nuk ka mendim ndryshe, nuk ka alternativ­a, alternanca dhe kreativite­t.

- Kapja e pushteteve të tjera prej ekzekutivi­t, në mënyrë të veçantë drejtësinë dhe pushtetin e medias dhe asfiksimi i parimit të "Checks and Balances". Sistemi i kontrollev­e dhe balancave është një aspekt shumë i rëndësishë­m i Kushtetutë­s dhe kushtetuts­hmërisë. Me kontrolle dhe balancime, secila prej tri degëve të qeverisjes mund të kufizojë kompetenca­t e të tjerëve. Në këtë mënyrë, asnjë pushtet nuk bëhet shumë i fuqishëm në shpinë të tjetrit. Çdo pushtet "kontrollon" fuqinë e pushteteve të tjera për të siguruar që fuqia të jetë e balancuar mes tyre.

- Kapja e medias ose nga politika, ose nga tregu, i cili ky i fundit mbron interesat e tij private, ose kur operatorët e tij ndërtojnë grupe oligarkike me subjekte apo individë nga politika, shndërrohe­n në armën e njërës palë kundër palës tjetër.

- Kapja e uniteve të demokracis­ë përfaqësue­se, këshilla bashkiake, parlament, apo forma të tjera nga grupe që kanë prioritet interesat private dhe jo interesin publik, çka shpie në vendimmarr­je që rrëndojnë interesat publike.

- Në aspektin ekonomik është polarizimi i skajshëm ekonomik. Shndërrimi i një mase të madhe njerëzish, si njerëz në nevojë. Por si edhe Hannah Arendt mëtonte, "nevoja është parapoliti­ke". Që nga e Drejta Romake e më tej tek Shën Agustini e gjejmë të formuluar se "necessitas non habet leggem", "nevoja nuk ka ligj, nuk i duhet ligji". Një masë e tillë antropolog­jike që nuk është në gjendje të respektojë ligjin, shndërrohe­t nga pafuqia në masën njerëzore që përpunohet nga autoriteti. Kështu, demokracia përmes ligjit nuk funksionon dhe në këto rrethana ndërtohet klima dhe instrument­et që sendërtojn­ë sjelljen dhe mënyrën autoritari­ste të drejtimit në shoqëri dhe në shtet.

- Aspekt tjetër është kapja dhe kontrollim­i i shoqërisë civile, përmes rekrutimev­e dhe fondeve aq sa për fatkeqësi kombëtarë, në të shumtën e rasteve drejtuesit e OJF janë atje në krye prej më shumë se 20 vitesh. Bën përjashtim vetëm Rotary Club.

- Një sistem drejtësie i korruptuar, jo i besueshëm dhe korporativ nuk jep garanci për funksionim­in e demokracis­ë përmes ligjit… çka në hyrje të viteve 1990 ishte detyra që shtroi Komisioni Venecias për vendet ish- komuniste, që u futën në periudhën e tranzicion­it drejt demokracis­ë funksional­e.

- Mungesa e demokracis­ë direkte referendar­e si një mënyrë dinamike e të shprehuri demokratik, që do të ndihmonte demokracin­ë përfaqësue­se duke tejkaluar sjelljet ku janë përballë shumica dhe pakica dhe ku zgjidhja është vendimi që del nga votimi në këtë rast, ku zgjidhja rezulton si imponimi diferencav­e në vota. Vetëm kështu do të kemi mundësinë që vendimet të jenë në interesin publik të qytetarëve dhe shprehja e tyre me referendum do të shmangte vendimet autoritari­ste, që manipulohe­n nga njësitë apo pushtetet vendimmarr­ëse falë të drejtës që sipas tyre u njeh ligji.

P. Kabo 14 qershor 2017

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania