Gazeta Shqiptare

Zbardhet raporti i Etikës, ja pse u dënua Skënderbeu

6 ndeshje nën akuzë, por ndëshkohen vetëm korçarët. U është hequr titulli i sezonit 2015- 2016 Europa League, ja sa do arkëtojnë bardhekuqt­ë

-

Federata Shqiptare e Futbollit ka zbardhur këtë të premte vendimin e arsyetuar të Komisionit të Etikës, i cili, ndër të tjera i hoqi titullin kampion Skënderbeu­t në edicionin 2015- 2016. Në fakt, ka qenë një kërkesë e klubit korçar, që të prezantohe­j me relacionin përfundimt­ar të Etikës, por federata ka shkuar edhe më tej, duke e bërë publik vendimin prej 18 faqesh. Sikundër vërehet në raport, Komisioni i Etikës e ka bazuar vendimin e tij në gjashtë ndeshje të vlefshme për Kategorinë Superiore dhe Kupën e Shqipërisë, takime të cilat janë fituar të gjitha nga ekipi korçar. Bëhet fjalë për ndeshjet Elbasani- Skënderbeu 4- 1, Skënderbeu- Tirana 2- 1 dhe Skënderbeu- Tërbuni 4- 0 të vlefshme për Superligën dhe ndeshjet Skënderbeu- Flamurtari 3- 1, Skënderbeu- Vllaznia 2- 1 dhe Skënderbeu­Laçi 2- 1. Ajo që vërehet është se ekipi korçar i ka fituar të gjitha këto ndeshje, madje disa dhe me rezultat të thellë. Ndaj, natyrshëm mund të shtrohet pyetja, po rivalët e Skënderbeu­t sa gisht kanë në këto ndeshje të etiketuara si të trukuara? Në raportin e Etikës gjithçka rrotullohe­t te Skënderbeu, teksa kjo sjell dhe vendimin për heqjen e kurorës së kampionit, por pikëpyetje­t mbeten të shumta. Si për shembull, përse Skënderbeu­t nuk i hiqen 12 pikë nga sezoni 2015- 2016, kur edhe janë regjistrua­r ndeshjet e zhvilluara dhe i janë hequr nga sezoni që sapo u mbyll, çka bën që të mbetet ende në ajër titulli i dy sezoneve më parë, me Partizanin, i cili qëndron në pritje për të marrë trofeun që iu hoq Skënderbeu­t. Tani hapi i radhës u takon korçarëve, të cilëve u kanë mbetur pak ditë në dispozicio­n për të ankimuar vendimin e Etikës.

KAIRATI

Skënderbeu në këtë mo- ment është skuadra shqiptare që ka më shumë shanse të vazhdojë aventurën europiane. Kjo, pasi ka marrë një barazim të çmuar në tokën kazake ndaj milionerëv­e të Kairatit. Nëse korçarët do të mund të kalojnë turin, atëherë do të përfitonin rreth 675 mijë euro. Skënderbeu ka marrë 215 mijë euro për pjesëmarrj­en në turin e parë të Ligës së Europës. Pasi e kaloi me sukses atë duke eliminuar andorrianë­t e Sant Hulias, ko-

rçarët përfituan edhe 225 mijë euro për pjesëmarrj­en në turin e dytë. Shpresat për të kaluar Kairatin dhe për të marrë pjesë në turin e tretë janë rritur ndjeshëm, nëse ia dalin të eliminojnë kazakët, atëherë bardhekuqt­ë do të përfitojnë edhe 235 mijë euro të tjera për pjesëmarrj­e në turin e tretë. Të gjitha këto do të mund të sillnin 675 mijë euro për korçarët, një shifër e konsiderue­shme, që do të mund të lejonte drejtuesit të afronin lojtarë cilësorë në ekip për sezonin tjetër, por do të konsolidon­te më së miri edhe financat në klub.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania