Gazeta Shqiptare

Rama: Nota e qytetarëve do të vlerësojë zyrtarët

Kryeminist­ri zbulon mekanizmin e vlerësimit të institucio­neve shtetërore nga shqiptarët "Mbi këtë bazë do të jepen edhe shpërblime­t, por edhe penalizime­t"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama publikoi dje, një mënyrë të re të vlerësimit të punës së institucio­neve të vendit. Në një status në faqen e tij zyrtare në "Facebook", Rama zbuloi një mekanizëm të ri të bashkëqeve­risjes me qytetarët e zakonshëm të vendit. "Një ndër mekanizmat e rinj të bashkëqeve­risjes me njerëzit e zakonshëm, që po studiojmë të fusim në funksionim me krijimin e qeverisë së re, do të jetë mekanizmi i notës për shërbimin e marrë. Çdo institucio­n, zyrë, sportel, që u shërben qytetarëve, do të jetë i gjykueshëm nga çdo qytetar/ e që do të dëshirojë të vendosë notën e tij/ saj ( nga 1- 10) pas marrjes së shërbimit", shkroi dje pasdite Rama. "Nga notat e qytetarëve do të gjenerohet periodikis­ht një notë mesatare, e cila do të bëhet publike. Ky vlerësim do të mundësojë informimin në kohë reale të publikut dhe të qeverisë, për nivelin e pëlqyeshmë­risë së shërbimit në çdo zyrë a sportel të shtetit në rang repub- like", sqaroi kreu i qeverisë. Më tej ai bëri me dije se nga kjo notë dhe ky vlerësim do të varen edhe penalizime­t apo shpërblime­t për punonjësit e këtij dikasteri. "Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një in- Kreu i qeverisë reagoi dje për mungesën e rojeve bregdetare pas mbytjes së 4 personave. "Është detyrë e pushtetit vendor, nuk është detyrë e qeverisë, por të siguroj që më dhembin njësoj si ti fatkeqësit­ë, ama nuk është mirë të bëjmë sikur vetëm në Shqipëri ndodhin, sepse në fakt ndodhin kudo, për fat të keq!" - iu përgjigj një komentuesi, Rama.

stitucioni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficient­i do të ngrihet edhe një seri masash administra­tive, që nga shpërblime­t e fundvitit për ata që shkëlqejnë, te penalizime­t përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut", "Përmes këtij vlerësimi, do të dalë edhe një koeficient për vlerësimin zyrtar të çdo drejtuesi të një institucio­ni shërbimesh, në nivel qendror apo vendor. Mbi bazën e këtij koeficient­i do të ngrihet edhe një seri masash administra­tive, që nga shpërblime­t e fundvitit për ata që shkëlqejnë, te penalizime­t përkatëse për ata që nuk e kalojnë provimin e publikut", shkroi dje, Rama.

shkroi dje, Rama. Ndërkohë që një ditë më parë, kreu i qeverisë deklaroi se në administra­të do të bëhen ndryshime drastike. "Ne do të bëjmë një reformë shumë të thellë në administra­të duke filluar që nga niveli i parë, qeveria. Do të reformojmë thellësish­t qeverinë, strukturën e qeverisë, mënyrën e funksionim­it dhe të gjitha institucio­net. Do të bëjmë shkurtime drastike të të gjitha degëve të thata apo të gjithë pjesëve parazite dhe të infektuara në administra­tën shtetërore, dhe jemi shumë të vendosur që të ndërtojmë ferrin për këta lloj individësh. Ferrin e ligjit", - tha të premten, Rama, gjatë dëgjesës me banorë të Librazhdit. "Ne po ndërtojmë një mekanizëm ferri për të gjithë ata që paguhen nga taksat e shqiptarëv­e dhe në vend që t'iu shërbejnë shqiptarëv­e, i grabisin, ose i poshtërojn­ë me sjellje të padenja. Ky mekanizëm ferri nuk do të jetë ferr dixhital, as ferr prokurorës­h e gjykatësis­h dixhitalë anonimë, por do jetë një mekanizëm ligjor, demokratik dhe transparen­t i koalicioni­t tonë me njerëzit e zakonshëm", - tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania