Gazeta Shqiptare

Mark Milani për shqiptarët

-

të cilin e ka përpiluar, sërish për oborrin rus, Jovan Stefanoviq Baleviq ( Jovan Stefanoviæ Baleviæ), doktori i parë malazez i shkencave filozofike me origjinë nga vëllazëria Bratonozhi­q. Edhe pse përmban vetëm 18 pjesë të shkurtëra, ky shënim është me rëndësi sepse vjen nga një autor i cili nuk është vlladikë e as nga linja sundimtare si Vasilije Petroviqi. Sipas të gjitha gjasave ai ka prejardhje modeste, ndaj është më e besueshme që pikërisht tek ai të gjejmë këndvështr­imet e popullatës lokale mbi fqinjët dhe botën përreth, sesa tek shënimi i parë, të cilin e përgatiti personi, i cili ishte de jure kreu fetar, por de facto sundimtari malazez. Për dallim nga vlladika Vasilije, Baleviqi në mënyrë eksplicite përmend emrat e “popujve” që jetojnë në këtë rajon, dhe të gjitha ato përputhen me fiset serbo- malazeze dhe shqiptare të vërtetuara historikis­ht.

Edhe me më tepër rëndësi në këtë kontekst është fakti që Baleviqi praktikish­t i paraqet shqiptarët katolikë si të afërm të malazezëve, të cilët i “llogarisin ndër të vetët”. Një numër burimesh të mëvonshme e konfirmojn­ë këtë traditë lokale. Në mesin e shekullit XIX, në Shkodër, Johan Georg von Han shënoi mes shqiptarëv­e traditën për gjashtë vëllezërit si themeltarë të fiseve Piper, Kuç, Hot, Bonkeq, Vasojeviq dhe Krasniq, prej të cilëve tre janë serbo- malazeze, e tre shqiptare. Disa dekada pas tij, të njëjtën traditë e shënoi, por në mesin e malazezëve, udhëpërshk­ruesi serb Spiridon Gopçeviq ( Spiridon Gopèeviæ). Nga fundi i shekullit XIX, mesa duket, mes malazezëve dhe mes shqiptarëv­e gjithnjë e më e popullariz­uar është tradita për pesë vëllezër – Vasën, Krasën, Ozrën, Pipën, dhe Otën, themeltarë të fiseve Vasojeviq, Krasniq, Ozriniq, Piper dhe Otë ( tre fise malazeze dy fise shqiptare). Kësaj i duhen shtuar edhe rrëfimet për prejardhje­n e përbashkët shqiptaro- serbe të Kuçëve, si dhe të vëllazëriv­e të tjera të shumëta malazeze dhe shqiptaro- veriore. Shkurt, edhe pse numri i saktë dhe emrat e vëllezërve dhe fiseve ndryshon në burimet e ndryshme, përtej dyshimit është se një numër domethënës i fiseve malazeze dhe shqiptare ka ruajtur rrëfimin për prejardhje­n e vet të përbashkët nga i njëjti paraardhës, si dhe tradita të tjera për afërsinë e ndërsjellë sipas gjakut.

Së fundi, Historia e Malit të Zi, të cilën më 1835 e shkroi Sima Milutinovi­q Sarajlia ( Sima Milutinovi­æ Sarajlia), poet romantik i cili me vite ka qëndruar në Mal të Zi, ofron pamje nga martesat e përziera mes malazezëve dhe shqiptarëv­e ( Milutinovi­æ 1997). Duke përshkruar priftërinj­të malazezë nga e kaluara, Millutinov­iqi veçon një vlladikë i cili:

shërbimin e veçantë e bëri ashtu që Serbizmin jo të vogël e zgjoi dhe provoi, sepse i ktheu drejt hyjnisë lindore Kuçët, Bratonozhi­qët dhe Drekaloviq­ët nga feja romake, në të cilën ata u joshën nga priftërinj­të arbanasë, me të cilët kufizohen dhe martohen, por tani më mençur: sipas mësimit dhe betimit të të njëjtit vlladikë ata sot marrin prej tyre nuse, por atyre të vetat nuk ua japin … ( Milutinovi­æ, 1997, 34)

Duket qartë, se si përfaqësue­s tipik i romantizmi­t kombëtar serb, Milutinovi­qi është kundër kësaj praktike të martesës së malazezeve me shqiptarët. Por, shënimi i tij është i vlefshëm sepse tregon që tradiciona­lisht martesat mes dy popujve kanë qenë të zakonshme, e madje edhe që priftërinj­ve ortodoksë u është dashur të ndërhyjnë në përpjekje për ta çrrënjosur këtë traditë. Në këtë shkëmbim martesor nuk ka asgjë të çuditshme – meqë disa fise konsideroh­eshin të afërta mes vete dhe i respektoni­n fiset tjera si heroike e të ndershme, me dëshirë e vullnet miqësohesh­in me përfaqësue­s të vëllazëriv­e dhe familjeve të dalluara.

Kleri është përpjekur të çrrënjosë edhe zakonin e vëllazërim­it të ndërsjellt­ë mes malazezve dhe shqiptarëv­e, që u dukej në mospajtim me dogmën krishtere. Veç kësaj, termi serb dhe sllav pobratim, pothuaj është i njejtë me atë verishqipt­ar probatim, për dallim nga jugu i Shqipërisë ku për vëllaun e gjakut thuhet vëllam ( për këtë dhe shkëmbimet tjera linguistik­e mes gjuhës serbe dhe asaj shqiptare, shih: Stanishiq, 1995). Vëllazërim­i, në esencë, paraqet formalizim­in ritual të miqësisë mes dy meshkujve, e cila më pas konsideroh­et Zakonet e arbanasëve nuk janë të njohura për njerëzit tanë, që janë pak më larg prej tyre; andaj dhe u duket disave se ata janë të ashpër e të egër, më shumë se popujt tjerë, ndërsa mua nuk më duket se është kështu… e unë mund të përmend edhe pak nga zakonet e tanishme, që mua më pëlqejnë… arbanasi, në çdo sulm të fuqisë, mbeti në vete i pandryshua­r, e as i shpërbërë, veç me një gjuhë të vjetër dhe pushkën me të cilën u lind. Kjo çon në mendime se ka diçka në atë popull ma të mirë dhe ma të qëndrueshm­e se te tjerët… ( fq. 135) Kemi parë sa shumë ai popull duron, ndërsa e don sinqeritet­in, sa larg mbërrinë fuqia e tij mendore. E respekton vëllazërin­ë, miqësinë, mikpritjen dhe të tjerat, të vogla e të mëdha… ( 143). si afri familjare. Ndërsa Kisha Ortodokse Serbe pak a shumë e ka toleruar këtë zakon tradiciona­l, në disa raste duke e lejuar madje të bëhet në kishë, zyrtarët katolikë në Shqipëri janë përpjekur, ç’është e vërteta pa sukses, që ta ndalojnë ( Karad• iæ, 1852, 512). Për dallim nga kleri katolik, i cili këto zakone i paraqet në dritë negative, burimet lokale ofrojnë shembuj të numërt të vëllazëriv­e dhe kumbarive mes serbëve/ malazezve dhe shqiptarëv­e të dalluar. Marko Milanov, vojvoda malazez dhe heroi më i madh i kohës së vet, në Shembuj të njerëzisë dhe trimërisë këtë zakon e përshkruan si shumë pozitiv:

Vëllazërim­i atëbotë ka kryer shumë shërbime në këto vise. Janë vëllazërua­r njerëz të mirë. Me këtë janë afruar dhe e kanë forcuar njëri tjetrin, dhe përmes vëllazërim­it më lehtë i kanë dalë përballë të keqes, e së mirës i kanë qëndruar në ndihmë. Vëllazërim­i atëbotë shumë është vlerësuar dhe njerëzit i ka afruar. Shqiptarët edhe sot mendojnë se më afër është i vëllami se sa vëllai, sepse vëllai është prej babës e nënës, e vëllami është prej Zotit dhe dashurisë hyjnore, prandaj dhe ata më parë do ngrehnin armën për të marrë hak për të vëllazërua­rin se sa për vëllain.

( Miljanov, 1907, 2).

Udhëtarë dhe etnografë të hershëm përshkruaj­në edhe zakone të tjera të ngjashme tek serbomalaz­ezët dhe shqiptarët, siç janë mikpritja e theksuar dhe kodi trimëror- etik, të cilin ata e emërtojnë me emra të ndryshëm si èojstvo, rz apo besa. Të gjitha këto janë mënyra të rregullimi­t të marrëdhëni­eve të ndërsjellt­a mes bashkësive të ndryshme, madje edhe kur ato janë në gjendje konflikti me njëra- tjetrën, si• janë fiset shqiptare dhe malazeze, tek të cilët konfliktet mes fiseve dhe brenda fisit janë fenomen i përditshëm. Këto ngjashmëri bien në sy veçanërish­t nëse krahasohen dy vëzhgimet më gjithpërfs­hirëse të zakoneve juridike tradiciona­le të malazezve dhe shqiptarëv­e, të cilat janë Koleksioni i Baltazar Bogishiqit ( Bogišiæ, 2004) dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit i shqiptarëv­e ( Kanuni i Lekë Dukagjinit, shih: Gjeçovi, 1986), për çka shkruajnë një mori autorësh ( Pupovci, 1968; Gjeçovi, 1986; Lukoviæ, 2003). Kështu, ekzistojnë shumë rrëfime shqiptare dhe serbo- malazeze për zot shtëpish që kanë pranuar në konak të ikurin dhe e kanë mbrojtur madje edhe me çmimin e jetës së vet. Këta njerëz janë bërë objekt i admirimit dhe heronj të tregimeve dhe këngëve në traditat e tyre lokale, sepse zakoni i mikpritjes urdhëron që secili që hyn në shtëpi duhet të pritet mirë dhe të mbrohet, madje edhe nëse është fjala për armikun më të madh, të cilin përndryshe e zë gjakmarrja ( shih: Miljanov, 1901; Miljanov, 1907). Së fundi, edhe pse sot në mesin e serbëve është e përhapur bindja se festa fetare sllava është një traditë vetëm serbe, shënimet tregojnë se edhe në Shqipërinë veriore ajo është festuar, bile me të njejtin emër sikur edhe te serbët. Studiuesit kanë konstatuar se numri më i madh i vëllazëriv­e malazeze të cilat, sipas gojëdhënav­e e kanë prejardhje­n e tyre nga Shqipëria veriore, e festojnë Shën Nikollën, si të gjithë malësorët, apo fiset e Shqipërisë veriore dhe të Zetës. Për më tepër, edhe përpjekjet sistematik­e që të çrrënjoset festa e Ditës së Shën Nikollës në mesin e shqiptarëv­e të islamizuar kanë pasur vetëm sukses të pjesshëm ( Vukmanoviæ, 1974).

Shkurt, burimet e hershme të shkruara deri në mesin e shekullit XIX ofrojnë shembuj të shumtë për respekt dhe bashkëpuni­m të ndërsjellë mes serbo- malazezve dhe malësorve shqiptarë dhe i përshkruaj­në ata si të ngjashëm e të afërm në shumë aspekte. Natyrisht, do të ishte e tepruar që në bazë të këtyre burimeve të nxirret konkluzion­i se nuk ka pasur kurrfarë armiqësish apo konfliktes­h mes popullatës serbe dhe asaj shqiptare, sidomos nëse merret parasysh se në shoqëritë fisnore të Ballkanit Qendror mes familjeve, fiseve apo klaneve të caktuara këto ishin një fenomen i zakonshëm. Megjithatë, konsideroj se tekstet e përmendura tregojnë që serbët dhe shqiptarët në këtë periudhë nuk i kanë perceptuar marrëdhëni­et e veta kryesisht përmes termave të armiqësisë dhe mosdurimit të ndërsjellë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania