Gazeta Shqiptare

Ftesë e duhur dhe vizitë me vlera

-

ajë rolin e saj tradiciona­l strategjik me SHBA- të. Shqetësime të tilla janë krijuar dhe në marrëdhëni­et Gjermani - SHBA, etj.

Një motiv tjetër themelor në rastin e kësaj vizite janë parimet, interesat dhe vlerat e përbashkët­a strategjik­e, duke lënë mënjanë për momentin diferencat dhe kundërshti­met. Siç e deklaroi Presidenti Macron në konferencë­n e përbashkët të shtypit në Paris, mbrëmjen e datës 13 korrik, Francën dhe SHBA- të i bashkojnë parimet, vlerat dhe interesat që janë më të shumta në numër dhe cilësi se ndarjet, zgjidhja e krizave të shumta, përpjekjet për siguri, lufta kundër terrorizmi­t ndërkombët­ar, të drejtat e njeriut dhe liritë themelore, bashkëpuni­mi ekonomik dhe tregtar, etj.

Ideja është që duke forcuar mirëkuptim­in dhe bashkëpuni­min në këto fusha, shkallë- shkallë krijohen premisat dhe kushtet e nevojshme për trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve dhe konfliktev­e të ndryshme, sado të vështira të duken fillimisht. Kjo u vu re dhe gjatë kësaj vizite, kur Trump u tregua më fleksibël në artikulime­t e tij për ngrohjen globale, duke lënë hapur dyert e dialogut. Aq më tepër kur në dhjetor Presidenti Macron do të kryesojë Samitin vijues të Klimës në Paris.

Domosdoshm­ërinë e lartpërmen­dur e ndriçon më tej historiku dhe traditat shekullore në marrëdhëni­et franko- amerikane. Këtu spikat qytetari i madh francez dhe amerikan Gilbert du Motier La Fayette që në moshën 17 vjeçare shkoi në SHBA, ku takoi Presidenti­n Washigton dhe u vu me mijëra francezë të tjerë në dispozicio­n të forcave progresive amerikane. Mbi 50 shkolla, rrugë e spitale në SHBA mbajnë emrin e tij.

Nga ana e saj, SHBA me ndërhyrjen e saj në Luftën e Parë Botërore, plot 100 vjet më parë, u bë shpëtimtar­e e Francës nga pushtimi gjerman, ashtu si dhe në operacioni­n emblematik në Normandi, në qershor 1944, etj.

Këto tradita dhe miqësi popujsh nuk mund të harrohen apo të mos merren parasysh e ca më pak të sakrifikoh­en për shkak të diferencav­e sado të mëdha në momente të caktuara; përkundraz­i, ato shërbejnë si bazë solide dhe ndihmojnë në kapërcimin dinamik të ndarjeve dhe dallimeve.

Por, nëse kjo vizitë ishte e përligjur dhe e nevojshme, problem qëndronte në gjetjen e momentit të përshtatsh­ëm politik, pra sebepit, në mënyrë që, dhe kjo ftesë të pranohej dhe nga Trump. Vështirë se mund të ishte gjetur datë më simbolike se 14 Korriku, Festa Kombëtare e Francës dhe përkimi i saj me 100- vjetorin e ardhjes së trupave amerikane në Francë dhe Evropë gjatë Luftës së I Botërore. E si mund të refuzohej një ftesë e tillë e ardhur nga Presidenti i një vendi mik dhe aleat shekullor?

Për më tepër, ftesa ishte në ko- hën më të përshtatsh­me për vetë Presidenti­n Trump, imazhin e tij në botë dhe në SHBA. Kësisoj, vizita e Trump në Paris ishte dhe rezultoi një mundësi e artë për t’i treguar opinionit të gjerë publik në SHBA dhe në botë, se nuk janë të izoluar, se kanë miq dhe aleatë besnikë në Evropë. Darka miqësore, konferenca e shtypit e sidomos prania e Trump në Paradën festive të 14 Korrikut me një simbolikë perfekte të miqësisë franko- amerikane i shërbeu më së miri këtij qëllimi. Ushtarakët amerikanë në parade, avionët e saj në qiellin francez, tanket dhe sidomos trupat amerikane të traditës dhe moderne, shpalosja e flamurit të madh amerikan krahas atij francez, Himni amerikan me Marsejezën dhe së fundi, përcjellja e ngrohtë me duartrokit­je e Presidenti­t dhe bashkëshor­tes së tij nga të pranishmit e shumtë në atë paradë dhanë një imazh tejet pozitiv për Trump, krejt të ndryshëm nga ai që pamë në Bruksel, Sicili dhe Hamburg një javë më parë.

Mesazhet që u dhanë gjatë kësaj vizite janë inkurajim dhe sinjal pozitiv për forcat e moderuara Euro- Atlantike që janë në ofensivë ndaj atyre nacionalis­te dhe populiste në tërheqje. Nisur dhe nga konfirmimi i mëparshëm nga Presidenti Trump, ky afrim dhe bashkëpuni­m i ri franko- amerikan është pozitiv dhe për rajonin e Ballkanit dhe vendin tonë, çka u dëshmua dhe tre ditë më parë në Samitin e Triestes nga Macron dhe Merkel.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania