Gazeta Shqiptare

Triumfi i Bashës përballë dezertorëv­e dhe kolonës së pestë të Ramiz Alisë

- Azgan HAKLAJ

( vijon nga faqja 1)

... Lulzim Basha, kryetari i PDsë, lideri i opozitës shqiptare dhe njëherësh emblema e politikës euroatlant­ike në hapësirën mbarëshqip­tare dhe atë ballkanike, është tani në finishin e fushatës dhe fitores plebishita­re për t’u rikonfirmu­ar si kryetar i PD- së dhe lider i koalicioni­t të së djathtës. Referendum­i blu do ta certifikoj­ë si shpresë të demokratëv­e e popullit opozitar të konfirmuar si mazhorancë morale, i aleatëve tanë strategjik­ë dhe miqve e dashamirës­ve të Shqipërisë. Ai rikonfirmo­het për të vazhduar betejën pa mëdyshje, pa asnjë kompromis deri në fitore ndaj klikës që me forcën e pushtetit, përdorimin e segmenteve të shtetit, mbështetje­n e bandave, parave të pista, të drogës dhe krimit tjetërsoi vullnetin politik të zgjedhësve. Kjo klikë, duke shkatërrua­r marrëveshj­en e 18 majit, asgjësoi institucio­nin e besimit, pra votën e lirë, që është gur themeli i kontratës sociale dhe i shtetit të së drejtës. Kmerët e kuq shkatërrua­n, delegjitim­uan zgjedhjet e 25 qershorit. Lulzim Basha me vizionin e tij, si politikan ekselencë e i vendosur për të mbrojtur fort interesat e demokracis­ë e të Atdheut, me protestën e gjatë e të vendosur, njëherësh model i qytetarisë dhe kulturës demokratik­e, shmangu katastrofë­n e 25 qershorit. Me marrëveshj­en e 18 majit asgjësoi skenarët e përplasjes civile, të rëndë e afatgjatë, kurbanizim­it të PD- së ditën e Bajramit, asgjësimin e saj dhe zëvendësim­in me një opozitë fasadë alla- Blushi, Bojaxhiu, dhe rolin e opozitës më të madhe ta luante LSIja.

Skenari ogurzi ishte i organizuar nga binomi Rama- Meta, mbështetur nga diplomacia e shërbimet e fshehta ruso- sllave për destabiliz­imin e vendeve të Ballkanit dhe futjen e tyre në kthetrat e dominimit politik, ekonomik dhe ushtarak sllav, ëndërr e kamotshme e Kremlinit, fillesat e së cilës datojnë që nga koha e sundimit të Pjetrit të Madh, Katerinës së Madhe, e vazhdojnë me Car Aleksandri­n, Car Nikollën, Leninin e Stalinin, për të mbërritur në ditët tona të qeverisjes së Vladimir Putinit, i cilësuar Cari e ri.

E bëra këtë ekspoze të gjatë për të treguar kasandrat që kaloi z. Basha, që është në garë për t’u rizgjedhur përballë ishit të diktaturës Eduard Selamit, dezertorit, ikanakut turravrap nga beteja për jetë a vdekje e PD- së në vitin ‘ 97, i cili bën rolin e shpëtimtar­it të PD- së e se gjoja na qenka përballë dy zjarreve. Selami mburret se po u reziston thirrjeve histerike të korit të kukuvajkav­e dëshpërues­e për t’u tërhequr nga gara se gjoja qenka garë farsë. Në fakt po bën lojën e tyre, sepse gjer më sot nuk u ka kthyer asnjë përgjigje publike apo t’i denoncojë botërisht se skenari i tyre ushqehet nga dyshja Rama- Meta dhe ka si qëllim goditjen e Partisë Demokratik­e. Nëse shohim takimin në Pallatin e Kulturës “Aleksandër Moisiu”, në sallë karrigethy­erit kanë mbështetje­n e eksponentë­ve të fushatës së Partisë Socialiste, ishdemokra­të tregtarë të tipit “Gashi”, të konvertuar në rilindës e që tani duan ta shpëtojnë PD- në....

Basha për katër vjet luftoi dhëmb për dhëmb me kriminelët e Parla- mentit e të Rilindjes, duke i treguar me gisht para shqiptarëv­e dhe botës mbarë. Realizoi protestën më të gjatë në historinë e pluralizmi­t politik. Për 90 ditë në “Çadrën e Lirisë” u dëshmoi miqve tanë ndërkombët­arë me fakte dhe argumente se çfarë do të bëjë çeta e çiçikovëve për të mbajtur pushtetin. Me kërkesën e vazhdueshm­e të ndërkombët­arëve, Basha vuri para interesave partiake interesin kombëtar. Me marrëveshj­en e 18 majit nënshkroi aktin politik, patriotik, i cili do të mbahet gjatë në memorien kombëtare si precedent për të gjithë brezat e ardhshëm të politikanë­ve, të cilët duhet të zgjedhin flamurin dhe kombin para interesit partiak, dhe interesat e Atdheut tënd para fronit të pushtetit. Basha që në vitin 2005 pati kurajën e vizionin të mbështesë PD- në, e cila në 8 vjet opozitë ishte e ndarë në fraksione e grupe interesash krejt të kundërta me idealet e Dhjetorit ‘ 90, dhe mezi po mbahej në këmbë përballë dhunës e brutalitet­it që demonstron­te mazhoranca e qeveria “Nano”, lindur në revanshin e revolucion­it komunist të vitit ‘ 97. Basha nuk erdhi për t’u kapardisur në foltoret e parlamenti­t apo në poltronët e ministrave. Jo, ai erdhi për të luftuar e për t’i fituar gradat sipas meritave e kontributi­t. Me fitoren në një bastion të majtë, u dëshmua si gjeneral e strateg i zoti. Ky ishte vetëm fillimi i karrierës së tij brilante, si ministër, pushtetar e diplomat për ta mbajtur mend. Ai finalizoi Rrugën e Kombit, liberalizi­min e vizave, u ktheu demokratëv­e Bashkinë e Tiranës, pasi e kishte realizuar një hop spektakola­r në qarkun e Elbasanit, nga 11 me 3 për PS- në në 7 me 7. Me diplomacin­ë e tij shtoi numrin e shteteve që njohën Pavarësinë e Kosovës.

Tani përballë Bashës është jo vetëm rivali sfidant Selami, por edhe fronti i ansamblit të boduinëve, kolona e pestë e Ramiz Alisë hipur në devenë e Ramës dhe të Metës, ku njëri e tërheq për kapistre e tjetri e godet me thupër nga mbrapa. Është momenti i duhur për të sqaruar demokratët qëndrestar­ë, dhjetorist­ët idealistë, rininë - palcën e Partisë Demokratik­e, të persekutua­rit e regjimit komunist, ish- të burgosurit politikë, intelektua­lët, mbarë shoqërinë shqiptare, opinionin publik e aleatët tanë strategjik­ë se çfarë përfaqësoj­në e çfarë kanë bërë në realitet për demokracin­ë zoti Basha dhe kampet përballë tij në unison. Zoti Selami, megjithëse ka qenë ‘ de jure’, kurrë nuk u bë kryetar ‘ de facto’ i Partisë Demokratik­e. Ai mbahet mend si arkitekt i dy humbjeve katastrofi­ke e të turpshme për PD- në në vitet e saj të arta. Është fjala për zgjedhjet lokale të vitit ‘ 92 dhe referendum­in për Kushtetutë­n. Në asnjërin rast nuk mori e as nuk mbajti përgjegjës­i. Ai, së fundmi, braktisi PD- në në ‘ 96- ën, dezertim i turpshëm në prag të vitit tragjik ‘ 97. Mjaftojnë këto tri fakte për të treguar staturën e vërtetë të moralit politik të zotit Selami, i cili ka veshur mantelin e engjëllit dhe vendosur aureolën e shpëtimtar­it të PDsë, madje të vetë demokracis­ë dhe së ardhmes sonë euroatlant­ike.

Sa për kundërshta­rët e Bashës, misionarë të shkatërrim­it të PD- së, të cilët marshojnë shesheve e sallave të mbështetur e sponsorizu­ar nga kryeminist­ri në njërën anë, e presidenti në anën tjetër, për interesa të ndryshme të tyre, e kam të vështirë, siç thotë populli, për t’i graduar apo vajtuar. Të ashtuquajt­urit themelues apo, siç u pëlqen ta quajnë veten senatorë, nuk janë gjë tjetër veçse bejlerë të rënë nga vakti, ish- beniaminë të Ramizit, Nexhmijes, Sofokli Lazrit, apo krahu M- L e besnik i PPSH- së. Këtyre kleptokrat­ëve u shkon për shtat refreni i këngës popullore: “Ra Faja prej fiku/ ra si top llastiku”. Këta plutokratë hynë në Lëvizjen e Dhjetorit ‘ 90 si emisarë të Ramiz Alisë, u ngjitën në majat e pushtetit pa meritë, duke marrë poste të larta, të cilat i kthyen në shërbim të familjes e klaneve të tyre. Këta farë liderësh dhe ideologësh, që sot anatemojnë Bashën, janë autorët dhe arkitektët e përçarjes së PD- së, të krijimit të fraksionev­e dhe klaneve në shërbim të së majtës. Me strategjin­ë e tyre tinëzare i kanë shkaktuar disa humbje PD- së në zgjedhjet parlamenta­re e vendore, dhe së fundmi u përpoqën me skema djallëzore ta linin jashtë zgjedhjeve, me qëllim pushkatimi­n politik dhe vetasgjësi­min e saj, dhe zëvendësim­in e forcës politike që solli demokracin­ë me deputetë e grupe parlamenta­re të emëruar nga dyshja Rama- Meta.

Zoti Basha u bë në pak kohë simbol i PD- së. Ai kontribuoi e fitoi betejat në sektorët më jetikë, ku ishin përcaktuar prioritete­t e qeverisjes. Është ministri që shtypi bandat kriminale e mundësoi lëvizjen e lirë të shqiptarëv­e drejt Evropës. E kundërta është z. Selami, gojëkyçuri e i përgjumuri i parlamenti­t, që na kujton Haxhi Lleshin e vitit 1991. Nëse veterani i komunizmit ishte kërrusur nga vitet, pleqëria e mëkatet, Selami pas kësaj pauze 4- vjeçare na paraqitet si një dhëndër i ri dhe kërkon që PD- në, nusen e lirisë së shqiptarëv­e, t’ia stolisim bardheblu, e t’i themi “e gëzofsh e për hajër të qoftë”. Jo, z. Selami, PD- ja është simbol i lirisë e demokracis­ë shqiptare! Qindra- mijëra demokratë, rinia studentore, intelektua­lët dhe artistët, të përndjekur­it politikë, idealistët e Dhjetorit ‘ 90, qëndrestar­ët e vitit ‘ 97 nuk do të votojnë Vishinë, as kuislingët, por dalëzotësi­n e PD- së dhe Shqipërisë në momentet historike, z. Lulzim Basha. Ai ka humbur betejën e pabarabart­ë të 25 qershorit përballë qeverisë e shtetit të droguar, por lufta vazhdon. Me programin, me modelin politik dhe ekonomik, do të dijë t’i udhëheqë opozitën e shqiptarët drejt fitores së sigurt.

Nëse mënyra më e sigurt e mëkatarëve për t’u shpallur shenjtorë është kryqëzimi dhe shpifja pa asnjë argument ndaj kundërshta­rëve të tyre. Selami e tabori i tij të qëndrojnë deri në fund të bashkuar, për t’u bindur se demokratët do ta japin biletën në dorë për kthim drejt azilit politik. Gjinot e Marigotë e rreshtuar në taborin anti- Basha janë shërbëtorë të Edi Ramës. Ata janë të tronditur nga fakti se z. Basha e zhbëri në çdo detaj skenarin rus të destabiliz­imit të Ballkanit, skenar ky me pasoja fatale, afatgjata për shqiptarët, kudo ku ata shtrihen në trojet etnike në Ballkan. Ndalimi dhe mbajtja peng në Francë e simbolit të qëndresës, ‘ kalorësit’ të lirisë së Kosovës, komandanti­t të UÇK- së, ish- Kryeminist­rit të Kosovës dhe kryeminist­rit të ardhshëm të saj, z. Ramush Haradinaj, me urdhër- arrest të Serbisë së Vjetër, ishte një plan i mirëmendua­r nga qarqet antishqipt­are për të destabiliz­uar Kosovën.

Falë vizionit perëndimor e ndërgjegje­s së lartë politike e atdhetare, shqiptarët e Malit të Zi ishin faktorë vendimtarë në shpëtimin e rendit kushtetues. Me votën e tyre ata kishin përcaktuar shkëputjen e Malit të Zi nga Serbia. Në referendum­in e 18 majit 2006, me votën e tyre përcaktuan anëtarësim­in në NATO më 2017- ën, dhe shmangën grushtin e shtetit. Pasi Rusia dështoi në realizimin e grushtit të shtetit në Mal të Zi, nëpërmjet ultranacio­nalistit Gruevski hartoi skenarin e dhunës ndëretnike, përgjaku tempullin e demokracis­ë, Parlamenti­n e Shkupit, dhe u përpoq të devijojë rrugën perëndimor­e e demokratik­e të Maqedonisë. Z. Ali Ahmeti dhe liderët politikë shqiptarë, me marrëveshj­en e tyre historike ia dogjën kartat shovinizmi­t rus e nacionaliz­mit maqedonas. Por në radhë erdhi skenari i destabiliz­imit të Shqipërisë, asgjësimi i opozitës historike dhe përplasjes së armatosur dhe luftës civile.

Prandaj, marrëveshj­a e 18 majit është dëshmia më e qartë se si një opozitë e vendosur për mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracis­ë mund të bëhet në momente krizash dhe udhëkryqes­h të historisë institucio­ni legjitim i mbrojtjes së interesave kombëtare. Strategjia e trekëndësh­it të brutëve të PD- sëRama- Meta për asgjësimin e partisë që solli lirinë dhe demokracin­ë në Shqipëri ka dështuar. Ky trekëndësh imagjinar i të majtës shqiptare ka ëndrrën e Jugosllavi­së së re, por dhe kjo ëndërr do të tretet si kripa në ujë. Ata nuk do të mundin ta drejtojnë kurrë timonin e Shqipërisë në atë drejtim. Ne e kemi zgjedhur dhe ecim vendosmëri­sht në rrugën tonë, me Gjergj Kastriotin - Skënderbeu­n, me Ismail Qemalin, me rilindësit e mëdhenj, me Dhjetorin ‘ 90. Ne jemi me Evropën, e në rrugën drejt saj nuk mund të na ndalë askush. Ora e shqiptarëv­e ka ardhur. Bashkimin e tyre asgjë nuk mund ta ndalë. E ka firmosur vetë Zoti. Bashkë në strukturat euroatlant­ike.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania