Gazeta Shqiptare

Lista, Gjana: E dhënë personale, nuk publikohet

Zgjedhjet në PD, gati lista përfundimt­are

-

shtunën, më 22 kor rik, demokratët në të gjithë Shqipërinë do të zgjedhin kryetarin e tyre mes Lulzim Bashës dhe Eduard Selamit. Dje Jemin Gjana, kreu i Komisionit Zgjedhor të PD- së, foli për detajet, komisionet e votimit, listat dhe gjithë procesin. Ai tha se janë përcaktuar komisionet, duke dhënë numra konkretë të votuesve demokratë. Gjana gjithashtu pohoi se janë dhënë udhëzimet për çdo degë dhe se materialet do shpërndahe­n më 21 korrik. "Është përcaktuar përbërja e 73 komisionev­e të votimit. Ka 5 komisione votimi më shumë se numri i degëve, për arsye se 5 degë të PD- së për efekt të numrit të madh të anëtarësis­ë do të kenë nga dy komisione. Kanë nga 73 përfaqësue­s të propozuar nga kandidatët në garë. Dje komisioni mori vendimin edhe për listat përfundimt­are të votimeve. Regjistri elektronik përmban 103 mijë e 200 anëtarë. Sot listat kanë në total 103 mijë e 900 autorë. Janë shtuar 1.500 anëtarë në listat shtesë, nga persona që janë paraqitur me karta anëtarësie por që nuk i kishin përditësua­r. Janë shtuar 112 anëtarë në 5 degë të PD- së. Janë hequr nga regjistri elektronik 607 anëtarë, që kanë kaluar nga subjekte të tjera politike ilegalisht", - deklaroi Gjana. Ai njoftoi se listat e anëtarësis­ë nuk mund të bëhen publike në faqen elektronik­e për shkak se shkelet ligji për mbrojtjen e të dhënave personale. Gjana theksoi se, për të gjitha këto të dhëna ka dokumente zyrtare që gjenden në arkivin e PD- së. "Në listën përfundimt­are të votimit janë të përfshirë edhe 3 kategori anëtarësh. Janë anëtarë të degëve të PD- së në Selanik, Romë, Londër etj. Janë regjistrua­r nga 2014- ta online si të tillë edhe disa mijëra anëtarë të larguar në emigracion tri vitet e fundit. Janë rreth 23 mijë anëtarë. Do të mbeten në listat e PD- së pavarësish­t mundësive për të qenë pjesë e proceseve në parti. Sot ( dje) do të dërgohen zyrtarisht listat e komisionev­e të votimit dhe vendet e votimit, si dhe listat përfundimt­are të votuesve", - deklaroi z. Gjana.

 ??  ?? Dy kandidatët për kreun e PD- së, Lulzim Basha dhe Eduard Selamit
Dy kandidatët për kreun e PD- së, Lulzim Basha dhe Eduard Selamit
 ??  ?? Jemin Gjana, kreu i Komisionit Zgjedhor të PD- së
Jemin Gjana, kreu i Komisionit Zgjedhor të PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania