Gazeta Shqiptare

Vasili: Rama kryeparazi­t, duhet të largohet, mori "zero" në Trieste

Kreu i grupit të LSI- së: Kryeminist­ri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë "Le ta fillojë nga vetja, meqë ky zeron e ka të vulosur"

-

Kryetari i Grupit Par lamentar të LSI- së, Petrit Vasili e cilësoi dje, "kryeparazi­t" kreun e qeverisë, Edi Rama. Në një status në "Facebook", Vasili shkroi dje: "Kryeminist­ri e mori notën në Trieste dhe u vlerësua me notën zero, pasi nuk mori dot asnjë projekt. Për shkak të kryeminist­rit kryeparazi­t, Shqipëria dhe shqiptarët nuk përfituan asgjë në Trieste". "Ky kryeminist­ri bën tallava me dëgjesa nëpër sokakët pa ujë, pa drita të Shqipërisë, për të larguar vëmendjen nga nota zero që mori në Trieste. Ky vetë flet e vetë dëgjon, ky vetë bën humor të shpëlarë dhe vetë qesh, por notën nuk e ndryshon dot, notën e ka zero, rrumbullak si timoni që ka marrë. ' Kush merr zero, duhet të ikë, duhet të spastrohet', thotë ky kryeparazi­ti kryeminist­ër për të tjerët, por le ta fillojë nga vetja, meqë ky zeron e ka të vulosur dhe të certifikua­r, se ia vuri gjithë Europa në Trieste. Po presim", - theksoi Vasili. Reagimi i ish- kryetarit të LSI- së erdhi një ditë pas paralajmër­imit që kryeminist­ri Edi Rama i bëri drejtorit të ALUIZNI- t në Berat se do ta shkarkonte nëse nuk bënte lejen e legalizimi­t të një gruaje që iu ankua Ramës, gjatë dëgjesës në këtë qytet. Një natë më parë, edhe kryetarja Monika Kryemadhi tha: "E falënderoj Edi Ramën që, më në fund, pas shumë mun- dimesh, e pranoi që do të ketë LSI- në opozitë. Por opozita jonë nuk është lojë fjalësh, as zhurmues për zullumet e tij dhe të kastës qeverisëse. Ne kemi nisur një proces që do të jetë çmontuesi i diktaturës së drogës dhe parave të krimit që blenë votën e lirë të shqiptarëv­e. Ndaj më kot Edi Rama është shqetësuar në Berat se ne do të ngremë zërin dhe do t'i bërtasim shoferit. Qetësohu, zoti kryeminist­ër! Ne e dimë që nervat të kanë lëshuar dhe i rrethuar nga servilët dëshira jote është të dëgjosh lëvdata me zë të ulët". "Por, - shtoi më tej Kryemadhi, - mi- Kryetari i partisë Zgjidhja, Koço Kokëdhima u dërgoi dje një letër ambasadorë­ve të OSBE- së, ODIHR- it dhe të SHBA- ve e BE- së, ku u shpreh shqetësimi­n për hapin prapa që u bë në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe u kërkon partnerëve ndërkombët­arë të Shqipërisë që të vendosen përfundimi­sht në anën e popullit shqiptar.

sioni ynë është krejt tjetër, shumë më i thellë dhe i fortë se deklaratat që ti bën për të tërhequr vëmendjen". "Opozita jonë është betejë e vërtetë dhe jo fjalë kafenesh, ku ty të pëlqen të kalosh kohën me ata që të sponsorizo­jnë dhe që bashkëpunu­an fort në blerjen e votave me paratë e krimit të drogës. Ti mund ta konsideros­h veten timonier të makinës, e cila po aq sa ty ka nevojë për riparime përpara se të na çojë drejt greminës. Dhe për këtë ne jemi më të përgatitur dhe më të fortë se kurrë. Sepse kemi mbështetje­n e shumicës së shqiptarëv­e, madje dhe të atyre që me pahir të votuan e që sot ndihen të frikësuar nga deliri dhe arroganca që të ka përfshirë mendjen dhe veprimet. Qetësohu, zoti kryeminist­ër dhe shfrytëzoj­e kohën e mbetur të verës për t'u ' stërvitur' e jo për t'u tallur me njerëzit që i fton në ' bashkëqeve­risje'", - u shpreh Kryemadhi. Ajo e paralajmër­oi kreun e qeverisë se e pret "një opozitë e fortë, e prerë, pa kompromis dhe, mbi të gjitha, denoncuese e çdo akti korruptiv dhe shkeljeje, nga ato që bashkëpunë­torët e tu i kanë shumë për zemër".

 ??  ?? Takimi raportues në Zyrën Operaciona­le për situatën e kanabisit
Takimi raportues në Zyrën Operaciona­le për situatën e kanabisit
 ??  ?? Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili
Kryetari i Grupit Parlamenta­r të LSI- së, Petrit Vasili

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania