Gazeta Shqiptare

Albuquerqu­e: Mbështetja në politikë meritohet, LRI e ka merituar këtë

Presidenti i YES: Rashë në dashuri me Shqipërinë që herën e parë

-

Presidenti

i YES ( Young European Socialist), Joao Duarte Albuquerqu­e, i ndodhur në kampingun e Jalës, deklaroi dje se mbështetja në politikë meritohet dhe nuk dhurohet, dhe se të rinjtë e LRIsë e kanë merituar atë. I pyetur në lidhje me përshtypje­n e tij për Shqipërinë, Joao Duarte Albuquerqu­e tha: "Kjo është e treta herë që unë jam në Shqipëri, por në Jalë vij për herë të parë. Mund të them se rashë në dashuri me Shqipërinë që herën e parë që erdha këtu. Është një vend i mrekullues­hëm, njerëzit janë shumë të këndshëm dhe mikpritës dhe kujdesen që ti të ndihesh i mirëpritur sikur të ishe në vendin tënd. Kam miq shumë të mirë këtu dhe kam folur shumë për potenciali­n që ka Shqipëria, njerëzit e Shqipërisë, turizmin, dhe kulturën e saj, kështu që do t'ua rekomandoj­a të gjithëve që të vizitonin Tiranën, por edhe bregdetin e mrekullues­hëm të Shqipërisë". "Pata mundësinë të isha pjesë e Konventës që zhvilloi LSI vitin e kaluar. Ishte një eksperienc­ë e jashtëzako­nshme, kishte energji të jashtëzako­nshme! Asnjëherë nuk kam parë një Konventë të tillë, për sa i përket energjisë pozitive të numrit të madh të pjesëmarrë­sve në këtë Konventë. Ne gjithashtu dimë që z. Meta dhe znj. Kryemadhi janë shumë të angazhuar në mbështetje­n e të rinjve. Por gjithashtu dimë që mbështetja në politikë meritohet, dhe nuk dhurohet, dhe të rinjtë e LRI- së e kanë merituar këtë. Hapësirat dhe mundësitë që u janë krijuar të rinjve nga LSI për të qenë pjesë e Parlamenti­t dhe Këshillave Bashkiakë ka ardhur për shkak të punës dhe angazhimit të LRI- së gjatë gjithë kësaj kohe, për të qenë zëri i ndryshimit në Shqipëri, për të promovuar politikat rinore dhe për të qenë modeli që të rinjtë presin nga partitë politike", - u shpreh Presidenti i YES.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania