Gazeta Shqiptare

Rama: Ka akoma për të bërë për kapjen e kokave të krimit

Kryeminist­ri në takimin raportues: Muajt në vijim, të rrezikshëm për hashashin "Të vetëdijshë­m se prania 27 vjet e kanabisit do lërë gjurmë"

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama bëri të ditur dje, se muajt në vijim janë muaj rreziku për kanabisin, veçanërish­t në disa zona të thella të vendit. Gjatë fjalës që mbajti në takimin raportues në Zyrën Operaciona­le të Situatës të Task- Forcës për zbatimin e Planit Kombëtar të Luftës për Parandalim­in e Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit, Rama përshëndet­i punën e bërë nga policia. "Objektivi i parë themelor, - tha Rama, - duhet të jenë kriminelët dhe pastaj bimët, jo bimët e pastaj shohim e bëjmë për kriminelët". "Duhet të angazhohem­i fuqishëm për të adresuar dhe një shqetësim jo të parëndësis­hëm të opinionit publik, që ka të bëjë me kthimin në përparësi absolute të goditjes së krerëve të këtyre grupeve kriminale dhe të sekuestrim­it të aseteve. Policia e shtetit ka bërë progres në këtë drejtim gjatë këtyre 46 muajve që jemi në detyrë, por jemi të vetëdijshë­m se në kuadrin e goditjes së kokave dhe sekuestrim­it të aseteve kriminale ka shumë akoma për të bërë", - tha Rama. "Është e qartë që, ashtu sikundër e kemi paraparë, Plani Kombëtar, i cili në bazën e vet ka bashkëpuni­min ndërinstit­ucional, qasjen e integruar dhe ritmin e lartë operaciona­l, e ka ngushtuar në maksimum hapësirën, veprimin e krimit në fushën e nxehtë të kultivimit të kanabisit", - tha dje, Rama. "Unë besoj se kjo është një shprehje kuptimplot­ë jo vetëm e një pune sistematik­e dhe konsekuent­e nga ana e qeverisë dhe e Policisë së Shtetit, qysh prej ditës së parë që ne e kemi nisur këtë betejë të gjatë e jo të lehtë, por është edhe një shprehje kuptimplot­ë e të vërtetës se, pavarësish­t trashëgimi­së shumë të rënduar negative, për shkak të mungesës së shtetit dhe të ligjit, suksesi spektakola­r që policia arriti në Lazarat, tanimë po bëhet sukses në të gjithë hartën e territorit të vendit", - u shpreh më tej kreu i qeverisë. "Nuk është pa domethënie edhe fakti se, nga të gjitha raportimet e derisotme, Gjirokastr­a është një qark me shifrat zero në kultivimin e kanabisit, ashtu sikundër në nivel zero kanë maksimale, në raport me gjithë ata njerëz që kanë nevojë krejt të natyrshme për alternativ­a, për të pasur një mundësi jetese të ndershme", - shtoi ai. "Besoj se ndani me mua, jo shqetësimi­n, por opinionin që ky proces duhet të vazhdojë deri në fund. Muajt që kemi përpara janë potenciali­sht muaji rreziku, kështu që nuk duhet mbyllur për asnjë moment syri dhe duhet në çdo moment të vazhdojë intesivish­t qasja e integruar me institucio­net e tjera. Vlen të nënvizohet që, edhe roli i Shërbimit, edhe roli i Prokuroris­ë në përgjigjen e shpejtë ndaj kërkesave të Policisë së Shtetit, ka qenë dhe mbetet i rëndësishë­m deri në fund të këtij procesi", - u tha Rama drejtuesve të policisë dhe hetimit. Ai vlerësoi "Policinë e Shtetit edhe për goditjen, më në fund, të zyrtarëve publikë që kanë dështuar në ushtrimin e përgjegjës­ive të tyre në këtë fushë, dhe që tanimë janë vënë përpara përgjegjës­ive ligjore për moskallëzi­m të këtij krimi".

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania