Gazeta Shqiptare

Berat, vonoi tapinë e 80- vjeçares, shkarkohet drejtori i ALUIZNI- t

Kreu i qeverisë: Torturuan 5 vjet të moshuarën, nuk mund të rrijë

-

Kryeminist­ri

Edi Rama lajmëroi dje, shkarkimin e drejtorit të ALUIZNI- t në Berat, i cili u paralajmër­ua të hënën nga kreu i qeverisë se, nëse nuk ia bënte brenda ditës legalizimi­n një zonje 80- vjeçare të quajtur Hëna Caka, do të largohej. Përmes një postimi në "Facebook", Rama u shpreh dje se drejtori njoftoi qysh në mëngjes se zonja kishte marrë legalizimi­n. "Tani lind pyetja: Po sikur dje zonja të mos e kishte pasur mundësinë ta ndante me mua hallin e saj, edhe sa vjet të tjera do të priste që drejtori të merrte masa ndaj torturuesv­e të saj dhe t'i dorëzonte lejen e legalizimi­t?! Nuk e di, po nuk është çudi që më parë të ikte nga kjo botë sesa të merrte lejen", shkroi Rama. "Atëherë, ky drejtor që e zgjidhi problemin e saj brenda natës me kaq zell, duke dhënë provën se prej pesë vjetësh zonja ishte një viktimë e pafajshme e parazitëve ( në rastin më të mirë) dhe grabitqarë­ve ( në rastin më të keq), si mund të rrijë më në detyrë qoftë edhe një ditë pas kësaj prove turpëruese për shtetin?! Jo, nuk mund të rrijë, natyrisht, as ai dhe askush tjetër që ka lidhje me dosjen e hallit pesëvjeçar të zonjës! Drejtori mund të mos jetë personalis­ht pjesëtar i grupit që ka torturuar 5 vjet rresht të moshuarën, por fakti që në zyrën që ai drejton një grup i tillë ekziston e bën qamete të tilla, mjafton për të kuptuar se vetëm drejtor s'mund të jetë. Kjo është fare e qartë", tha Rama.

Njoftim për shitje me ankand

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania