Gazeta Shqiptare

Plagosja e pronarit të argjendari­së, policia arreston autorin e dyshuar

28- vjeçari: Nuk kam lidhje me ngjarjen, po më mbani kot në komisariat Në pranga Albi Nazaj nga Vlora, i dënuar për vjedhje

-

Vetëm një ditë pas pla gosjes së pronarit të argjendari­së Kashara, Policia e Tiranës ka vënë në pranga autorin e dyshuar. I arrestuari është një 28- vjeçar nga Vlora i identifiku­ar si Albi Nazaj, i cili prej disa kohësh banonte në kryeqytet. Dy ditë më parë, Nazaj qëlloi me pistoletë 28vjeçarin Vangjush Kashara, në tentativë për t'i grabitur biznesin. Burime pranë policisë bënë dje me dije, se identifiki­mi i autorit të dyshuar është bërë nga pamjet e kamerave të sigurisë si dhe nga dëshmitë që efektivët e policisë kanë marrë nga dëshmitarë­t që ndodheshin në vendin e ngjarjes. Mësohet se 28- vjeçari u kap në rrugën "5 Maji", shumë pranë vendit ku banonte. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen dhe ka pretenduar që mëngjesin e së hënës nuk ndodhej në "Rrugën e Dibrës", aty ku ndodhi edhe plagosja e 28- vjeçarit gjatë një tentative grabitjeje. Sipas të njëjtave burime, grupi hetimor kreu edhe disa kontrolle për të sekuestrua­r armën që u përdor në krim, por nuk mundi ta gjejë atë. Dyshimet janë se i riu nga Vlora mund ta ketë hedhur pistoletën në ndonjë kosh plehrash pak pasi ka kryer plagosjen e pronarit të argjendari­së.

ARRESTIMI

Burimet sqaruan dje, se kanë qenë dëshmitë e personave që ndodheshin në vendin e ngjarjes ato që ndihmuan oficerët e krimeve për identifiki­min e autorit. Ata kanë pohuar para uniformave blu se, pasi kanë dëgjuar dy të shtëna arme, kanë parë një djalë të ri teksa largohej me vrap. Sipas tyre, ai ishte i veshur me xhinse dhe bluzë të bardhë, dhe në njërin krah i dukej një tatuazh. Nisur nga dëshmitë e dhëna, por edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë që policia sekuestroi përgjatë rrugës ku ndodhi ngjarja, u bë i mundur identifiki­mi dhe vënia në pran- ga e autorit të dyshuar të plagosjes së 28- vjeçarit Kashara. I arrestuari Albi Nazaj njihet nga policia si person me precedentë të mëparshëm kriminalë, e konkretish­t për vjedhje dhe kundërshti­m të forcave të rendit. Ai u kap shumë pranë vendit ku banonte dhe jo shumë larg vendit ku ndodhi plagosja. Ndërkaq, ndonëse nuk e ka pranuar autorësinë e krimit, duke pretenduar se në momentin që ka ndodhur ngjarja nuk ndodhej në "Rrugën e Dibrës", grupi hetimor ka marrë kampionë biologjikë për të kryer testin e ADN- së të 28- vjeçarit Nazaj, për t'i krahasuar më pas me gjurmët e lëna nga autori në vendin e ngjarjes apo në trupin e pronarit të argjendari­së gjatë përleshjes. Ngjarja u shënua rreth orës 09: 00 të mëngjesit të ditës së hënë, në "Rrugën e Dibrës". I plagosur mbeti 28- vjeçari Vangjush Kashara. Në drejtim të tij u qëllua me dy plumba pistolete, ku njëri prej tyre e kapi atë në krah, por fatmirësis­ht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

DËSHMIA

Albi Nazaj në asnjë moment nuk e ka pranuar përgjegjës­inë e krimit. "Nuk kam lidhje me këtë ngjarje. Po më mbani kot në komisariat. Në momentin që ka ndodhur ngjarja, unë nuk kam qenë te ' Rruga e Dibrës'", u ka thënë ai uniformave blu të kryeqyteti­t teksa është marrë në pyetje disa herë me radhë.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania