Gazeta Shqiptare

IKMT kallëzon penalisht Xhelal Mziun, e akuzon për "Shpërdorim të detyrës"

Kreu i Bashkisë Kamëz: Hakmarrje e pastër politike

-

pësoi Rama në zgjedhjet e 25 qershorit në Kamzë. "Në ushtrim të detyrave dhe përgjegjës­ive ligjore, IKMTja përgjatë një kontrolli të ushtruar në IMT- në e Kamzës ka vërejtur mosveprime nga ana e kryeinspek­torit dhe inspektorë­ve të këtij institucio­ni, që përbëjnë kundërvajt­je penale të parashikua­ra në ligj. Nga 89 vendime për prishje objekti, mes të cilave vetëm 48 në periudhën maj- qershor të këtij viti, nuk është ekzekutuar asnjë. Pavarësish­t kërkesave të vazhdueshm­e të kryeinspek­torit drejtuar kryetarit të bashkisë si organi epror, për sigurimin e mjeteve për ekzekutimi­n e këtyre vendimeve, nga ana e kryebashki­akut nuk është ndërmarrë asnjë veprim. I çuditshëm është fakti se pjesa më e madhe e vendimeve për prishje objekti janë marrë në periudhën parazgjedh­ore, fakt që ngre dyshime të arsyeshme se janë përdorur si mjet presioni apo favoriz- im personash me qëllim përfitimi elektoral. Për këto shkaqe, IKMT- ja ka kërkuar nga prokuroria e Tiranës, fillimin e procedimit penal për Xhelal Mziun, kryetar i Bashkisë Kamëz, për veprën penale të ' Shpërdorim­it të detyrës'", thuhet në reagimin e IKMT- së. Ndërsa, në reagimin e Bashkisë së Kamzës thuhet se: "Qeveria lejoi ndërtimet pa leje në këmbim të votës. Në Tiranë, Durrës etj. janë ndërtuar pa leje jo vetëm shtëpi, por edhe vila, pallate, madje në prona publike dhe me paratë e krimit, korrupsion­it, drogës. Vazhdon seriali nr. 2 i hakmarrjes së qeverisë ' Rama' ( pas çdo palë zgjedhjesh), kur PS- ja humb ndjeshëm në zgjedhje në Kamëz. I verbuar nga rezultati, Rama nuk u ndalet sulmeve politike ndaj Kamzës, bashkisë dhe qytetarëve të saj. Kallëzimi penal ndaj Bashkisë Kamëz nuk është gjë tjetër veçse një hakmarrje e pastër politike".

 ??  ?? Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu
Kryetari i Bashkisë së Kamzës Xhelal Mziu

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania