Gazeta Shqiptare

Mbarime Maraj: Tragjedi në familjen time, vajzat më lanë 3 fëmijë jetimë

"Ngjarja do ishte shmangur po të kishte roje bregdetare në plazhin e Portonovës" "Falje, familjes së djalit që hyri në det t'i shpëtonte"

- Enrik Mehmeti

Trishtimi dhe zija kanë pllakosur në familjen e Manuela Marajt, njëra nga vajzat që humbi jetën tragjikish­t në plazhin e Portonovës. Vjehrra e Manuela Marajt dhe gjyshja e Xhoana Canit, mes lotësh rrëfeu pengun më të madh pas humbjes së 27- vjeçares që la dy fëmijë jetimë. "Të miat janë të dyja. Si nusja, edhe mbesa, janë vajzat e mia. Se edhe nusja e djalit quhet çupë në familje, në shtëpi. Më la dy fëmijët jetimë; vajza 9 për 10 dhe djali 4 vjeç. Vetëm pak ditë më parë, Manuela më tha se kishte gjetur një vend shumë të mirë për të bërë plazh. Kishin shkuar në Zvërnec për plazh dhe duke eksploruar zonën kishin gjetur edhe këtë vend, që paska qenë i mallkuar. Edhe mbesa ka lënë një fëmijë të mitur. Kjo është një tragjedi shumë e madhe për familjen time dhe nuk gjej fjalë ta përshkruaj", - tha Mbarime Maraj. Dhimbja e familjes për dy vajzat është e përzier me një ndjenjë të thellë njerëzore dhimbjeje dhe mirënjohje­je për djalin 24- vjeçar nga Tetova e Maqedonisë, i cili humbi jetën në përpjekje për t'i shpëtuar ato. Në mes të dhimbjes për dy humbje tragjike në familje, Mbarimja pohoi se duhet t'i kërkojë ndjesë familjes së djalit nga Tetova, i cili shkoi drejt vdekjes gjatë tentativës për të shpëtuar dy vajzat. "24 vjeç djalë dhe ai, djalë nëne. Përse, përse! Të më fali ajo familje, pasi djali i tyre u fut në det të shpëtonte nusen dhe mbesën time. Ka bërë një gjë humane, por nuk e ndihmoi Zoti që të shpëtonte", - u shpreh e moshuara. Sipas saj, kjo tragjedi do të ishte shmangur nëse plazhi do të monitorohe­j nga roje bregdetare. "Në qoftë se do të kishte roje bregdetare dhe policë që patrulloni­n, do të kishin shpëtuar të dyja vajzat, sikur shpëtoi ajo e para, pasi u futën të tria në det. U fut e para dhe e shpëtoi njëri atë, ndërsa këto të dyja nuk dolën dot. Çfarë shteti është ky; mbyten njerëzit dhe nuk mban kush përgjegjës­i!" - tha Mbarimja. Ndërkohë, nëna e Manuelës, mes lotësh arriti të belbëzojë vetëm pak fjalë: "Vajza më ka humbur jetën, m'u mbyt në det. Ka lënë dy fëmijë jetimë". Tashmë plazhi i Portonovës në Zvërnec monitorohe­t me polici, ndërsa zona është ndaluar për pushuesit. Katër persona nga Vlora humbën jetën të shtunën, teksa po laheshin në det. Burime nga policia pohuan se tre të rinj ( dy vajza dhe një djalë) u mbytën në plazhin e Portonovës, Zvërnec. Bëhet fjalë për 27- vjeçaren Manuela Maraj, banuese në Babicë të Madhe; Xhoana Canin, 25 vjeçe, banuese në Tiranë, dhe 24- vjeçarin Beniamin Ferati, banues në Tetovë. Sipas bluve, i riu nga Maqedonia ka tentuar të shpëtojë dy vajzat, por nuk ka dalë i gjallë në breg për shkak të dallgëve të detit. Po të shtunën, në zonën e "Ujit të Ftohtë" u mbyt 14- vjeçari Endri Bejkotaraj, banues në lagjen "10 Korriku" të qytetit bregdetar.

 ??  ?? Mbarime Maraj duke folur për “GSH”
Mbarime Maraj duke folur për “GSH”
 ??  ?? 27- vjeçarja, Manuela Maraj
27- vjeçarja, Manuela Maraj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania