Gazeta Shqiptare

Dosja "Shullazi", dëshmon te Krimet e Rënda deputeti i PS Jurgis Çyrbja

"Regjistrim­i i ' Vollgës', me urdhër të eprorëve". Dëshmoi edhe noterja Aida Spahiu "Si u takova me Shullazin dhe ç'bisedova me të"

-

Në procesin kundër Emiljano Shullazit dhe katër të pandehurve të tjerë, dëshmoi dje në Gjykatën e Krimeve të Rënda edhe deputeti i Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Ky i fundit ka mbajtur postin e drejtorit të Hipotekës në Durrës në kohën kur Shullazi mori në pronësi ish- hotel "Vollgën". Gjatë seancës gjyqësore, Çyrbja rrëfeu me detaje procedurat e ndjekura për regjistrim­in e këtij objekti, për njohjen me biznesmeni­n Ylvi Beqja dhe me të pandehurit Emiljano Shullazi e Gilmando Dani. Ai tregoi edhe për kërcënimin me jetë që i kishte bërë një biznesmen i fuqishëm, që sipas tij nuk ishte Shullazi apo të pandehurit e tjerë. "Ylvi Beqja erdhi në zyrën time në ditët e para sapo kisha marrë detyrën si drejtor i Hipotekës në Durrës. Më kërkoi t'i regjistroj­a pronën, në zbatim të vendimit të gjykatës. Kujtoj se, për rastin në fjalë kam kërkuar mendim nga zyra qendrore në Tiranë dhe regjistrim­i u bë me urdhër të kësaj zyre. Përpara përmbyllje­s së procedurës, Ylvi Beqja më kërkoi të takohesha edhe me bashkëpron­arin e ish- hotel ' Vollgës'. Kur e pashë, ishte Emiljano Shullazi. Takimi u bë një pasdite në Shijak, në një lokal afër banesës sime. Shullazi më pyeti nëse do ta regjistroj­a pronën, me urdhër të zyrës qendrore. I thashë se ' do të zbatoj ligjin'. Prona më vonë u bllokua po me urdhër të eprorëve të mi nga Tirana", - tha dje në gjykatë Jurgis Çyrbja. Po ashtu, ai tregoi se për këtë çështje, Ylvi Beqja interesohe­j në mënyrë të vazhdueshm­e dhe se është kontaktuar edhe nga Gilmando Kreu i ' ngrirë' i PD- së, Lulzim Basha reagoi pas dëshmisë që deputeti Jurgen Çyrbja dha në seancën ndaj Shullazit. Sipas tij, Çyrbja mbrojti Shullazin dhe tregoi se është shërbëtori i tij. "Prania e Çyrbjes në Kuvend tregon se lufta për largimin e krimit nga politika nuk ka mbaruar. Me ligjin e dekriminal­izimit, ne ndaluam futjen e vetë kriminelëv­e në Kuvend, por tani na duhet të largojmë nga politika edhe shërbëtorë­t e krimit", shkruan Basha.

Dani, i cili i ka kërkuar llogari se përse po vonohej regjistrim­i i pronës pasi i gjithë dokumentac­ioni ishte i rregullt. Ndërkohë, i pyetur nga prokurorja e çështjes nëse ishte kërcënuar për çështjen "Vollga", ai tha se ka pasur konflikte me një

person, por nuk dha shpjegime të mëtejshme. Në këtë moment ndërhyri prokurorja, e cila lexoi dëshminë që ai kishte dhënë gjatë hetimeve paraprake. "Kontrollo në ' google' për mua se kush jam. Na ke bërë dëm të madh, shpatullat e tua s'do ta mbajnë dot kokën", thuhej në mesazhin kërcënues që i ishte dërguar Çyrbjes, që sipas tij kishte qenë nga një biznesmen me lidhje të forta në politikë.

DËSHMITARË­T

Pas deputetit të PS- së, në sallën e gjyqit dëshmoi edhe noterja Aida Spahiu. Ajo theksoi se Ylvi Beqja, me vullnet të lirë i dhuroi Emiljano Shullazit një sipërfaqe të ishhotel "Vollgës", në shenjë mirënjohje­je dhe respekti. Ndërsa, noterja Drita Pepa nuk mundi të dëshmojë, pasi avokatët ngritën pretendimi­n se nuk ishin njohur me aktet e saj. Para gjykatës doli edhe avokati Neshat Fana. Ky i fundit nuk dëshmoi për shkak të sekretit profesiona­l, pasi si Shullazin, ashtu edhe Ylvi Beqjen i ka pasur në mbrojtje.

 ??  ??
 ??  ?? Të pandehurit në gjykatë
Të pandehurit në gjykatë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania