Gazeta Shqiptare

Rama: Do largohen zyrtarët që u bien në qafë qytetarëve

Kryeminist­ri: S'kemi mandat të merremi me ata që janë në detyrën të bëjnë opozitën Biseda në Jalë me të rinjtë, falënderon Kejdi Mehmetajn e LSI

- Darina Tanushi

Kryeminist­ri Edi Rama premtoi dje, se në mandatin e dytë do të transformo­het sjellja e administra­tës shtetërore ndaj qytetarëve. Gjatë dëgjesës që ka pasur dje me qytetarë të Vlorës, ku pati interes shumë të madh, madje edhe grindje mes vlonjatëve për të folur para kreut të qeverisë, ky i fundit u shpreh: "Ajo që ne duhet të bëjmë dhe do ta bëjmë patjetër është se duhet t'i japim çdo zyre një dinjitet të merituar nga njerëzit që paguajnë taksa. Duhet të transformo­jmë komplet të gjithë qasjen dhe sjelljen e administra­tës shtetërore. Edhe në bashki, edhe në zyrat e administra­tës qendrore kemi probleme të mëdha me njerëzit që janë në kontakt me publikun. Këtë do ta korrigjojm­ë patjetër!". "Ne duhet të ndërtojmë një bashkëqeve­risje me njerëzit e zakonshëm që të mos vazhdojë historia që, kur e sjell rasti të vijë kryeminist­ri apo ministri, të mblidhen të gjithë me letra në dorë, por kjo gjë të bëhet përditë nga administra­ta, e cila t'iu japë përgjigje njerëzve që të mos akumulojnë dëshpërim me vite, derisa ia sjell rasti që t'i dalë përpara një zyrtar i lartë", - tha kreu i qeverisë. "Ne nuk kemi një mandat për t'u marrë me ata që janë në detyrën të bëjnë opozitën. Ne kemi një mandat për t'u marrë me opozitën reale të rrugës tonë për Shqipërinë që duam, që janë parazitët dhe grabitqarë­t në zyrat e shtetit. Detyra jonë është të luftojmë armikun publik numër 1 të Shqipërisë dhe të popullit shqiptar sot, dhe armiku publik numër 1 sot është paraziti dhe grabitqari që rri me taksat e popullit në zyrat e shtetit dhe i nxin jetën popullit", - theksoi kryeminist­ri. Ai shpjegoi se të gjitha denoncimet e njerëzve do të ndiqen nga një skuadër e cila do të bëjë verifikime­t e duhura. "Në rastet kur verifikohe­t që zyrtari i shtetit i ka rënë në qafë qytetarit, ai zyrtar nuk mund të rrijë më në zyrë. Ai duhet të largohet nga zyra menjëherë! Nuk është vetëm për ankesat, por edhe për opinionet. Ne do t'u japim akses njerëzve që janë të in- teresuar në sektorë të ndryshëm të japin opinionet e tyre për vendime e projektlig­je që do të marrë qeveria dhe për çështje të aktualitet­it", - tha Rama, duke folur për platformën bashkëqeve­risëse. "Ajo që duhet të bëjmë tani dhe të investo- hemi 4 vjet është që zyrat e shtetit të jenë të njerëzve të zakonshëm, jo të grabitqarë­ve, të parazitëve që rrinë atje", - tha Rama.

TAKIMI NË JALË

Pasdite, Rama mori pjesë në një bashkëbise­dim me të rinjtë e FRESSH- it në kamp- ingun e Jalës. Përballë tij, veç freshistëv­e ishin edhe dy deputetet e LSI- së, Kejdi Mehmetaj që është një nga organizato­ret e këtij evenimenti, si dhe Floida Kërpaçi, kryetare e LRI- së. Madje në fund të fjalës së tij, Rama e falënderoi Mehmetajn, që "pati durimin" të qëndrojë përballë tij. Mehmetaj e ka shoqëruar këtë falënderim me një buzëqeshje. Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh para të rinjve të FRESSH- it dhe të huajve të IUSY se politika nuk duhet të shihet vetëm si burim shqetësime­sh nga qytetarët, por edhe si një instrument për të ndryshuar realitetin e jetës së përditshme të tyre. Sipas tij, në këtë atmosferë është krijuar një prirje që të harrohet sa shumë gjëra të mira ka bërë politika. "Angazhimi politik nuk është një angazhim që ka të bëjë gjithmonë me një lëvizje politike, por me vullnetin për të mos e pranuar si të mirëqenë e të pandryshue­shëm realitetin e përditshëm të një komuniteti të vogël, një qyteti apo një vendi", - ka shtuar Rama.

 ??  ??
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama
Kryeminist­ri Edi Rama

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania