Gazeta Shqiptare

Legalizimi, ja procedurat që duhet të ndiqni

‘ Matjet kryhen nga fillimi, bashkëpuno­ni me punonjësit e ALUIZNI- t’

-

Banorët

e rreth 30 mijë familje në të gjithë vendin që kanë blerë shtëpi në pallate ku është shkelur leja e ndërtimit nga pronarët do të pajisen me hipotekën e shtëpive. Në procesin e legalizimi­t do të përfshihen 1.320 pallate në të gjithë vendin, 700 prej të cilave janë në Tiranë. Numri i familjeve që do të marrin tapinë e shtëpisë, pavarësish­t faktit se ndërtuesi ka shkelur lejen duke ndërtuar shtesa në lartësi ose anësore vetëm në Tiranë është 18 mijë.

MATJET

Punonjësit e ALUIZNI- t do të kryejnë matjet në terren dhe do të përfundojn­ë të gjithë procedurën deri në pajisjen me tapi. Procedura do të ndiqet në zbatim të VKM- së, që është miratuar në fillim të këtij viti. "Për për- caktimin e rregullave të legalizimi­t të objekteve me leje ndërtimi, në të cilat janë kryer shtesa anësore ose në lartësi, ose ndryshime të funksionit të hapësirave dhe të objekteve shumëkatës­he pa leje, të destinuara për kalimin e së drejtës së pronësisë apo qiradhënie­n". Ky projektven­dim u hartua nga Ministria e Zhvillimit Urban dhe ALUIZNI, në zbatim të neneve 36 dhe 43/ 1 të ligjit nr. 9482, datë 3.4.2006, "Për legalizimi­n, urbanizimi­n dhe integrimin e ndërtimeve pa leje", të ndryshuar.

LEGALIZIME­T

Deri tani janë kryer 110 mijë legalizime, 90 mijë vetëm në vitet 2014- 2016 ose, thënë ndryshe, 5 herë më shumë se në tetë vitet e qeverisjes së mëparshme. Megjithatë, ekziston një kategori qytetarësh, të cilët nuk kanë mundur të përfitojnë nga ky angazhim madhor i qeverisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania