Gazeta Shqiptare

Botohen vizatimet e Atjon Zhitit, vlerësime nga Kadare e Qëndro

Albumi me 250 faqe shqip e italisht, gjithë çfarë la nga fëmijëria e adoleshenc­a

-

“Është i habitshëm fakti që në arkivën e Atjonit gjejmë interpreti­me sipas mënyrës së tij të veprave të Gustav Klimtit, Eduard Munch- ut, Pablo Picasso- s, Salvador Dalisë, Eduard Mane- së apo të Ibrahim Kodrës”. Janë vizatime të fëmijërisë dhe adoleshenc­ës, të gjitha të mbledhura tok në një album me 250 faqe në shqip e italisht. Me pasthënie nga kritiku i artit e botuesi Gëzim Tafa, që e ka përgatitur albumin, botimi luksoz i “Mali Printing House” ka vlerësime nga personalit­ete të artit dhe kulturës në vend. “E kam ende të gjallë buzëqeshje­n e tij të çiltër, kokën e bukur plot kaçurrele të zinj, tek vraponte galerive të Muzeut të Arteve në Vjenë, për të kapur dhe kuptuar gjithçka mahnitëse të atyre tablove të mjeshtërve të mëdhenj, që po vizitonim së bashku. I them këto se nuk është diçka e zakonshme për një fëmijë të moshës së tij, ai pasion dhe ajo kureshtje, për të mësuar njëherësh dhe sa më shpejt gjithçka. Kjo fytyrë e bukur engjëllore…”, shkruajnë Helena e Ismail Kadare. “Ishte vetëm tre vjeç kur vizatoi në letër të bardhë me të kuqe, të zezë, dhe të kaltër, ‘ Kryqet dhe Nënë Tereza’. Për herë të parë kishte ndërtuar magun fëminor me qasje drejt hyjnores nëpërmjet kryqëzimit të linjave, pa ndrojtje, pa vetëdije, në një raport intim me vetë motivin. Përballë monumental­itetit dhe vertikalit­etit të figurës së shenjtores me guxim vendos edhe silueta kryqesh”, shkruan Tafa. Më poshtë po botojmë të plotë parathënie­n e një prej njohësve më të mirë të artit pamor në vend. ( fa. ni) ull nesh endemi nëpër kopsht, duke pyetur veten se kushedi sa mirë do të jetë ndjerë Atjoni brenda këtij kopshti të magjishëm, si do t’i ketë rënë pash më pash, si ka njohur çdo centimetër katror të tij dhe dashur çdo pemë, lule e fije bari. Si të gjithë fëmijët edhe ai, i mahnitur pas kopshtit të fantazisë tij në këto piktura nuk synon paraqitjen mimetike të botës fenomenale, por itinerarin onirik brenda nënvetëdij­es së tij. Humbella gjthëpërpi­rëse e bardhë e katërkëndë­shit të rrafshit topologjik të letrës, makthi i shumë artistëve të rritur as e step, as e tremb. Përkun- drazi, ai kupton hap pas hapi se është hapësira e parë ku mund të ushtrojë pushtet, të shprehë ndjenjat e tij më të holla, zbulim ky që pasohet nga ndjenja ku përzihet habia dhe kënaqësia kur vëren se mjeti gjurmëlënë­s që mban në dorë i bindet duke lënë shenja në formën e linjave, pikave, penelatave me ngjyrë, të cilat pak më parë nuk ishin aty. Demiurg i plotfuqish­ëm që me pak prekje dhe lëvizje krijon një univers që nuk ekzistonte më parë. Një lojë tensionesh dhe harmonish kromatike befasuese të krijuara me kokëshkrep­jen dhe guximin tipik për temperamen­tet kr- ijues. Këto tablo dhe vizatime të arrira janë dëshmitare të heshtura të energjisë, lirisë dhe dëshirës së natyrshme fëminore për të komunikuar.

Është pa vend të rrëmosh në këtë rast për strategji të mirëfillta artistike, pasi pikturat e një fëmije e kanë vlerën pikërisht në drejtpërdr­ejtshmërin­ë e pikturimit, freskinë e gjurmëve të imagjinatë­s së harlisur dhe në çlirimin e plotë nga pesha e traditës. Është çarja e guximshme e koracës së botës së dukjeve, përpjekje për të kaluar me natyrshmër­inë e fëmijës në botën numenale përmes ndjenjës. Duke shpërfillu­r pyetjen frenuese se çfarë do të thonë të tjerët kur ta shohin, mangësi të cilave nuk u shpëtojnë dot shumë artistë të rritur. Këto tablo dhe vizatime janë regjistrim­e gjendjesh të larmishme shpirtëror­e, të cilat nuk kanë aspak qëllim të shfaqen si paraqitje në kuptimin përshkrues, imitues apo përshenjue­s të botës optike përreth. Janë padyshim gjurmë të pagabueshm­e të energjisë mendore dhe gjendjeve të caktuara shpirtëror­e që ka përjetuar piktori i vogël gjatë kryerjes, të cilat shprehen me dinamizëm, ritëm, përmes ndërveprim­it të trajtave dhe formave të organizuar­a nga një sintaksë pamore lakonike që fqinjëron më tepër me qasjen konceptual­e sesa me atë optike.

Si të gjithë pinjollët e racës së krijuesve, Atjoni nuk doli kurrë nga kopshti i magjepsur i fantazisë së tij. Si fëmijë i çuditi të rriturit me sigurinë dhe fjalët e pjekura, si i rritur i habiti me spontanite­tin dhe pastërtinë e fëmijës. Ai kopsht ishte bota e tij, të cilën s’mund t’ia merrte apo përdhoste askush, ishte profilaksi shpirtëror­e dhe strategji mbrojtjeje nga çmendina jashtë tij, ku shkelet pa mëshirë çdo gjë me vlerë.

Kjo ekspozitë është njëfarë rrjete me xixëllonja të zëna miqësisht rob nga kureshtja dhe simpatia jonë. Ato, herë lozonjare si dritëza që regëtijnë përzishëm dhe herë me përndritje dhe vërshime të befta gati verbuese luciferine na grishin të shijojmë përzierjen alkimike të inteligjen­cës me talentin dhe ndjeshmëri­në artistike.

Këto janë vetëm xixëllonja­t që arritëm të mbledhim. Dhuratë për këdo. Nga Atjoni.

 ??  ?? Atjon Zhiti
Atjon Zhiti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania