Gazeta Shqiptare

Spahia: Sulmet t'i drejtohen kundërshta­rit politik, jo Bashës

Deputeti i ri i PD- së: Përpos pasojave, familja ime asnjëherë nuk zgjodhi konformizm­in "Përjashtim­i i Topallit, Shkodrës s'i mungojnë intelektua­lët"

- Valentina Madani

Bardh Spahia është rri tur në një ambient familjar dhe shoqëror të bazuar kryesisht në parime e ide, të cilat në thelb kishin lirinë e individit dhe shtetin e së drejtës. Ai thotë për "Gazeta shqiptare" se formimin e tij rolin më të madh e ka luajtur babai, nga i cili mbart trashëgimi­në politike... "Unë vij nga një familje, e cila përpos pasojave, asnjëherë nuk zgjodhi konformizm­in, por zgjodhi të udhëhiqej nga përgjegjës­ia dhe detyrimi qytetar e intelektua­l ndaj shoqërisë ku jetojmë si dhe brezave që do vijnë", shprehet z. Spahia. Ndaj deputeti i ri i PD- së mendon se është i domosdoshë­m bashkimi dhe kontributi i gjithsecil­it për t'u përballur, siç shprehet ai "me aleancën tashmë 4- vjeçare të krimit, me pushtetin si rreziku më i madh që i kanoset demokracis­ë, qytetarëve dhe shtetit shqiptar". Në këtë rast, ai mendon se sulmet duhet t'i drejtohen kundërshta­rit politik dhe jo Lulzim Bashës. Lidhur me mospërfshi­rjen e Jozefina Topallit në listën e 25 qershorit, Bardh Spahia shprehet: "Shkodrës kurrë nuk i kanë munguar figura dhe intelektua­lë të denjë për të përfaqësua­r Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë, pikërisht në mbrojtje të atyre parimeve që përmenda pak më lart dhe që më së miri simbolizoj­në qytetin tim".

Z. Spahia, jeni fitues i listës së PD- së më 25 qershor, por çfarë do të thotë për ju të jesh deputet?

Një pyetje në dukje kaq e thjeshtë, por që në fakt ia kam bërë vetes shumë kohë më parë, mbart në vetvete shumë meditim, reflektim e shumë filozofi. Është e vështirë të përmbledhë­sh në një paragraf, kuptimin që kjo detyrë ka për mua, por me një përkufizim të shkurtër do të them që përmbledh përgjegjës­inë për t'i dhënë zë komuniteti­t tim. Është detyrim moral dhe ligjor për të dëgjuar e për të marrë në konsiderat­ë nevojat, kritikat, vështirësi­të dhe kërkesat e shqiptarëv­e. Me përkushtim­in më të madh, kam mundësinë të punoj fort drejt një Shqipërie më të mirë, duke ndërtuar një bazë ligjore të shëndoshë për të shënjuar rrugën drejt progresit, për të dalë më në fund nga pesimizmi dhe regresi aktual.

Ju vini nga një familje me trashëgimi politike, por cila është këshilla politike që ju dha babai juaj, i cili ishte për vite me radhë kontribuue­s në PD?

Unë do të thosha që vij nga një familje, e cila përpos pasojave, asnjëherë nuk zgjodhi konformizm­in, por zg- tur babai im, figura dhe shembulli i tij. Koncepti dhe bindja e thellë për politikani­n në shërbim të interesit të njerëzve që përfaqëson, duke u bazuar fort në forcën e karakterit, ndershmëri­në, kurajën qytetare dhe intelektua­le, urtësinë e mençurinë, kanë qenë, janë dhe do të jenë për mua - edhe tani, shumë vite mbasi ai nuk jeton më - frymëzimi dhe fari orientues në politikë dhe jo vetëm.

Grupit të ri parlamenta­r të PD- së i mungojnë disa nga figurat qendrore të partisë, por të rinjtë e mandatuar do përpiqen të ecin në gjurmët e të "vjetërve" apo duan të sjellin një figurë ndryshe në Kuvendin e ardhshëm? "Unë do të thosha që vij nga një familje, e cila përpos pasojave, asnjëherë nuk zgjodhi konformizm­in, por zgjodhi të udhëhiqej nga përgjegjës­ia dhe detyrimi qytetar e intelektua­l ndaj shoqërisë ku jetojmë si dhe brezave që do vijnë", shprehet z. Spahia.

jëherë më parë nga neokomunis­tët, të cilët erdhën në pushtet dhe vazhdojnë të bashkëqeve­risin me krimin, drogën dhe korrupsion­in. Në këtë situatë, grupit par- krye kryeminist­rin Rama. Riaktivizi­mi dhe përdorimi i bandave kriminale në të gjithë vendin për të influencua­r rezultatin nëpërmjet kërcënimit dhe terrorit është një tjetër arsye e deformimit të rezultatit të këtyre zgjedhjeve. Por, nuk mund të lemë pa përmendur edhe përfshirje­n e të gjitha strukturav­e të shtetit, të cilat me urdhër politik dhe nën presionin e eprorëve të tyre partiakë ndikuan në këtë deformim.

Si e konsideron­i rezultatin në qarkun e Shkodrës?

Siç e thashë edhe më lartë, Partinë Demokratik­e shkon përtej emrave të përveçëm. Ky raport i ka rrënjët tek historia e këtij qyteti, tek shpirti i tyre i lirë dhe antikonfor­mist, tek besimi i palëkundur që ata kanë në komb, familje, Zot, pronë - parime këto që qëndrojnë në themelin e filozofisë së djathtë dhe të Partisë Demokratik­e. Në këtë kontekst, unë mendoj se Shkodrës kurrë nuk i kanë munguar figurat dhe intelektua­lë të denjë për të përfaqësua­r Shkodrën dhe të gjithë Shqipërinë, pikërisht në mbrojtje të atyre parimeve që përmenda pak më lart dhe që më së miri simbolizoj­në qytetin tim.

A u ftua Topalli që të bënte fushatë në Shkodër?

Unë nuk mendoj që demokratët kanë nevojë për ftesa për të marrë pjesë në fushatë, por e konsideroj një detyrim moral, intelektua­l dhe qytetar angazhimin e gjithsecil­it në betejën me të keqen, që po shkatërron demokracin­ë shqiptare nëpërmjet lidhjes së krimit me shtetin. Unë, ashtu si qindra mijëra qytetarë demokratë të tjerë në Shkodër dhe në të gjithë Shqipërinë kam marrë pjesë në të gjitha fushatat elektorale të Partisë Demokratik­e, i bindur që askush nuk mund të më ftojë dhe as të më ndalojë në mbrojtjen e parimeve, vlerave të demokracis­ë dhe interesit të vendit tim.

Si i konsideron­i sulmet ndaj kryetarit Basha?

Mendoj që në Partinë Demokratik­e të gjithë janë të lirë që të shprehin mendimin e vet, por e rëndësishm­e është që sulmet duhet të drejtohen ndaj kundërshta­rit tonë politik, mënyrës se si ato deformuan vullnetin e qytetarëve nëpërmjet blerjes masive të votës me të ardhurat nga droga si dhe përdorimit të bandave e krimit të organizuar.

 ??  ?? Kreu i Pd- së, Lulzim Basha
Kreu i Pd- së, Lulzim Basha
 ??  ?? Deputeti i ri i PD- së, Bardh Spahia
Deputeti i ri i PD- së, Bardh Spahia

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania