Gazeta Shqiptare

Gara, sot demokratët zgjedhin kryetarin, votime në 73 qendra

Zgjedhjet në PD, zbulohet fleta e votimit për kreun e ri të partisë Të drejtë vote, edhe anëtarët që nuk janë në listë

- Valentina Madani

Rreth 104 mijë anëtarë të Partisë Demokra tike do t'u drejtohen sot kutive të votimit për të zgjedhur kryetarin e ri të kësaj force politike. Anëtarët e komisionev­e të votimit gjatë gjithë ditës së djeshme janë paraqitur në selinë blu për të tërhequr bazën materiale. Në bazë të një udhëzimi të dalë nga komisioni i administri­mit të zgjedhjeve, ç'do anëtar i Partisë Demokratik­e do të mund të votojë edhe pse nuk e ka emrin në listë. Fleta e votimit tashmë është printuar dhe ka dy emra, i pari është renditur Basha dhe pas tij Selami. Votuesit do të duhet të shënojnë shenjat "plus" apo "x" përbri emrit që dëshirojnë të shohin në krye të partisë më të madhe opozitare. Fleta e votimit është e thjeshtë, me dy kandidatë, Lulzim Basha dhe Eduart Selami, renditja e të cilëve, siç tregon kryetari i komisionit zgjedhor, Jemin Gjana, nuk është bërë sipas rendit alfabetik të emrit apo mbiemrit. "Po duke qenë se njëra nga këto nxirrte njërin; njëra tjetrin të parë, nuk e bëmë me rend alfabetik, hodhëm short në komision. Shorti ka përcaktuar renditjen", shprehet z. Gjana. Degët e Partisë Demokratik­e në të gjithë Shqipërinë do të jenë të hapura që prej orës 8 të mëngjesit dhe deri në orën 19.00 demokratët do të kenë mundësi të zgjedhin kryetarin e tyre për 4 vitet e ardhshme. Në listat e anëtarësis­ë së Partisë Demokratik­e gjenden rreth 103 mijë persona, prej të cilëve janë hequr rreth 500, që kanë kaluar me parti të tjera dhe janë shtuar rreth 1500 me kartë të vjetër anëtarësie të parifresku­ar në kohën e dixhitaliz­imit dy vjet më parë. Sipas Gjanës, vendimi i marrë me konsensus rrëzon akuzat e kritikëve brenda partisë. "Po nëse Besnik Mustafaj, apo Patozi, apo Topalli, apo dikush tjetër dalin dhe thonë se po regjistroh­en masivisht njerëz të Bashës apo dikujt tjetër bëjnë një gabim të pafalshëm. Me Bashën le të sillen si të duan, po me këtë komision që unë drejtoj bëjnë gabim që luajnë. Bëjnë një lojë mediatike të turp- shme, të padrejtë. Ju garantoj që askush nuk ka hyrë në lista si anëtar i ri pas datës 28 qershor", shprehet z. Gjana. Për shtesat në lista do të mbahet një regjistër i veçantë, që të eliminohet mundësia e votimit dy herë, por Jemin Gjana u tregua i ashpër me kritikët e proces- it, kur foli për qëllimin e akuzave të tyre. "Cilido ka të drejtën të shohë, të kontrolloj­ë gjithë dokumentac­ionin, por akuza të kësaj natyre janë akuza përtej politikës, janë akuza për të prishur përfundimi­sht atë që në PD është ndërtuar për vite, jo sot, por që në ' 91 e sot", u shpreh "Nëse individë të veçantë do të paraqiten me një tesër partie pranë qendrave të votimit, ne do të kemi një regjistër të posaçëm, ku do të fusim emrin dhe mbiemrin e tij, kartën e tij të identifiki­mit me numrin personal dhe do të lejohet të votojë", tha z. Gjana. z. Gjana. Përveç sjelljes së kritikëve të Bashës të shtunën, që kanë deklaruar se do të bëjnë gjithçka për të ndaluar pengmarrje­n e PDsë, interesant­e do të jetë edhe numri i pjesëmarrë­sve në votim. Katër vjet më parë në zgjedhje morën pjesë rreth 41 mijë demokratë.

 ??  ??
 ??  ?? Faksimile e fletës së votimit për kreun e PD- së
Faksimile e fletës së votimit për kreun e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania