Gazeta Shqiptare

Mustafaj: Nuk votoj! Bode: Humbëm rëndë prej Bashës

Zgjedhjet, aksioni i fundit i grupimit anti- Basha

-

e Lulzim Bashës u mblodhën mbrëmë në për pjekjen e fundit për anulimin e zgjedhjeve për kreun e PD- së. Grupimi anti- Basha, i kryesuar nga Patozi, Mustafaj, Bregu, Bode, Ruli e Imami ( mungoi Topalli) u mblodh në Akademinë e Arteve në Tiranë, duke refuzuar votimin e sotëm për kreun e PD- së. Besnik Mustafaj deklaroi se do të bojkotojë zgjedhjet, duke akuzuar Bashën se hoqi të drejtën e garës në PD. "Nuk mund të bëheshim pjesë e një gare farsë, prandaj unë nesër ( sot) nuk shkoj të votoj. Basha me marrëveshj­en me Ramën dhe fushatën që pasoi, që u përmbyll ashtu si u përmbyll më 25 qershor, nuk shkatërroi vetëm PD, por shkatërroi krejt të djathtën shqiptare", tha z. Mustafaj. Ish- ministri i Financave, Ritvan Bode deklaroi se humbja më e thellë e PD- së nuk erdhi vetëm nga pushteti, por edhe nga ndrydhja e opozitës. "Humbëm rëndë atëherë dhe morëm përgjegjës­itë, por thellimi i humbjes përbënte alarm që kërkon reflektim. Humbja na bëri t'i kërkojmë kryetarit aktual që të hapte debat. Duhet të jepte llogari për largimin e atyre që dhanë kontribut", tha z. Bode. Ai ironizoi anëtarët e PD që do të votojnë sot, ndërsa theksoi se në 25 qershor opozita nuk siguronte dot as 13 mijë komisioner­ë. Kurse Majlinda Bregu e cilësoi Bashën thjesht një të paaftë. "Nuk e zgjodha për kryetar partie dhe nuk jam penduar. Për akuzat ndaj meje, koha më dha të drejtë", tha Bregu. Por, takimi i mbrëmshëm u shoqërua me një incident. Njëri prej demokratëv­e të pranishëm u ngrit teksa në podium fliste Mustafaj dhe i revoltuar tha: "Nuk kam ardhur të dëgjoj retorikat pse humbëm, se keni qenë aty në PD, nuk keni folur asnjë llaf, nuk keni kërkuar, meqë qenka kështu, mirupafshi­m", dhe u largua nga salla.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania