Gazeta Shqiptare

Policë francezë do ruajnë kufijtë shqiptarë për të ndaluar azilantët

Reduktimi i kërkesave për azil, ministri Bushati në Francë për plan veprimin Pollo: Francezët po mendojnë të rikthejnë vizat

-

Policë francezë do të ru ajnë kufijtë shqiptarë. Kjo gjë do të behet për të ndaluar azilantët drejt Francës. Ndaj, në kuadër të vizitës së tij në Paris, ministri Bushati kreu një takim me ministrin e Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb. Në vijim të takimit të Kryeminist­rin Rama me Presidenti­n Macron javën e kaluar në Trieste, dy ministrat patën një shkëmbim shumë pozitiv pikëpamjes­h mbi marrëdhëni­et midis Francës dhe Shqipërisë, bashkëpuni­min në fushën e sigurisë, reformat e Shqipërisë në fushën e sundimit të ligjit, të cilat lidhen edhe me procesin e integrimit të vendit tonë në BE. Ministrat u ndalën mbi situatën e krijuar nga rritja e kërkesave për azil në Francë, përfshirë nga fëmijë të mitur të pashoqërua­r. Me iniciativë të Shqipërisë, palët ranë dakord për të zbatuar një plan veprimi për të forcuar masat për reduktimin e kërkesave për azil nga qytetarë shqiptarë, brenda një kuadri kohor tremujor. Një prej masave është dhe stacionimi në Shqipëri i oficerëve të policisë franceze për të kryer operacione të përbashkët­a me policinë tonë kufitare. "Jemi të ndërgjegjs­hëm për liritë dhe detyrat që ofron lëvizja e lirë në hapësirën Schengen dhe shumë të vendosur për të mos toleruar kërkesat abuzive për azil", u shpreh ministri Bushati në përfundim të takimit. Nga ana e tij, ministri Collomb, theksoi se Franca është e gatshme të ofrojë mbështetje­n e saj në këtë drejtim. "Shqipëria është një vend i sigurt, dhe dua të përshëndes planin e veprimit ambicioz si dhe vullnetin e qeverisë shqiptare", theksoi Collomb. Ministri Bushati informoi ministrin Collomb mbi ecurinë e reformave kyçe për çeljen e negociatav­e për anëtarësim në BE, duke u ndalur te zbatimi i vetingut dhe impakti që reforma në drejtësi do të ketë edhe në fushën e sigurisë. Gjithashtu, në kuadër të Partnerite­tit Strategjik, të nënshkruar këtë vit midis dy vendeve, Shqipëria dhe Franca do të iniciojnë një bashkëpuni­m të përforcuar në luftën kundër terrorizmi­t. Në përmbyllje të vizitës së tij, ministri Bushati u takua me ministren e ngarkuar për Çështjet Europiane, Nathalie Loiseau. Ministrja Loiseau çmoi se reforma në drejtësi mbetet kyçe për sundimin e ligjit dhe do të jetë transformu­ese edhe në fusha të tjera. "Franca do të vijojë t'ju inkurajojë dhe t'ju mbësh- Ish- kryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas publikimev­e të lajmeve se Shqipëria rendit e para për numrin e azilkërkue­sve në Francë. Vasili shprehet në "Facebook" se edhe në këtë drejtim Rama vlerësohet me një tjetër zero. Por pyetja që ngre Vasili është: A do e shkrijë kryeminist­rinë si ALUIZNI- n në Berat?

tesë në këtë drejtim", u shpreh Loiseau. Nga ana e tij ministri Bushati u shpreh se në kontekstin e gjerë të marrëdhëni­eve të Shqipërisë me BE- në, ka ardhur momenti për të vijuar me hapin tjetër në procesin e integrimit Europian. "Ne shpresojmë në mbështetje­n e Francës për të shndërruar periudhën e negociatav­e në kantierin e madh të transformi­mit për të cilin kemi nevojë", tha Bushati.

Deputeti Pollo reagoi dje lidhur me vizitën e Ditmir Bushatit në Francë. Z. Pollo lëshoi një deklaratë ' bombë' ndërsa pohoi se e vërteta e vizitës së Bushatit në Francë është për faktin se francezët po mendojnë të rikthejnë vizat për shqiptarët. "Bushati sefte në Paris me qeveritarë­t e Presidenti­t Macron. Jo për investimet e tregtinë, as për integrimin në BE e as për ndonjë bashkëpuni­m tjetër dypalësh. Por për të ndaluar me plan masash kurbetin e shqiptarëv­e që tashti po kap kulmin e po lë pas Afrikën e Lindjen e Mesme. Si me rilindistë­t 1 ashtu dhe me ata 2.0. Shqipëria që deshëm? Francezët thonë se do të vijnë pas tre muajsh në Tiranë për të kontrollua­r zbatimin. Përmendet mundësia e rivendosje­s së vizave Schengen. Shqipëria që deshëm?", deklaroi deputeti i PD- së Genc Pollo. Edhe ish- kryetari i LSI, Petrit Vasili reagoi dje pas publikimev­e të lajmeve se Shqipëria renditet e para për numrin e azilkërkue­sve në Francë. Vasili shprehet në "Facebook" se edhe në këtë drejtim Rama vlerësohet me një tjetër zero. Por pyetja që ngre Vasili është: A do e shkrijë kryeminist­rinë si ALUIZNI- n në Berat?

 ??  ?? Ministri Bushati dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb
Ministri Bushati dhe Ministri i Punëve të Brendshme të Francës, z. Gérard Collomb

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania