Gazeta Shqiptare

Përgatitje­t, ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Nishani te Meta

Fjalimi i fundit si President: Largohem kryelartë, bëra maksimumin për vendin tim Leskaj në krah, Kryemadhi nuk e shoqëron në Presidencë

-

Bujar Nishani shkoi dje në zyrën e tij për herë të fundit si President. Z. Nishani i është drejtuar për herë të fundit qytetarëve në cilësinë e Presidenti­t të Republikës. Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur mbi shpatulla, për të cilën, siç ka thënë ai, ka dhënë maksimumin. "Ishte një nder i lartë për mua të isha presidenti juaj dhe të punoja me ju. I pyetur se si ndihem? Si pas çdo pune, i kënaqur. Sipas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë sepse kam pasur nderin të kryej detyrën pa u lëkundur, pa u penduar dhe pa u ndalur para asnjë pengese. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë, por ishte nder për mua që i shërbeva Shqipërisë. Nuk bëra kush e di se çfarë, thjesht bëra punën time", deklaroi z. Nishani. Duke falënderua­r të gjithë ata që e kanë mbështetur në këto 5 vjet, Nishani u ndal te rezultatet e arritura, por duke nënvizuar se ka ende shumë punë për të bërë.

"Nëse, siç është e natyrshme, më pyesni se si ndihem në këtë moment largimi, kam këtë përgjigje: Si pas çdo pune, i kënaqur. Si pas çdo kënaqësie, i lumtur. Por sidomos kryelartë për faktin se gjatë gjithë kësaj kohe kam ndierë dhe përballuar përgjegjës­inë e rëndë të kryerjes së detyrës së besuar pa neglizhuar asnjë vështirësi, pa u epur përpara asnjë sulmi, pa u lëkundur para asnjë iniciative, pa u penduar para asnjë vendimi. Ndoshta ka gjëra që mund të ishin bërë më mirë. Por përsosmëri­a nuk ka fund. Nuk është mirë të jemi pesimistë. Shqipëria është vendi i pritshmëri­ve të mundshme dhe i aspiratave të realizuesh­me, për më tepër ekonomi, më tepër të drejta, më tepër liri. Nder i madh për mua që i vlejta popullit tim. Faleminder­it që më dhatë rastin t'ju shërbej!", u shpreh Nishani.

CEREMONIA

Bujar Nishani do t'i lërë stafetën Ilir Metës, i cili të hënën pas ceremonisë së betimit që do të zhvillohet në orën 18: 00 në Parlament, do t'i drejtohet Presidencë­s, ku do të marrë dhe zyrtarisht detyrën e Presidenti­t të Republikës. Në selinë presidenci­ale kanë filluar përgatitje­t për ceremoninë e dorëzimit të detyrës tek Ilir Meta. Protokolli i shtetit paracakton se ceremonia zhvillohet e Ekzekutimi i "Himnit kombëtar", shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me interval 30 sekonda nga njëratjetr­a. Drejtori i Protokolli­t të Shtetit fton Bujar Nishanin të bëjë përshëndet­jen e rastit dhe në fund të saj, në mënyrë simbolike, Nishani i dorëzon Metës Kushtetutë­n e Republikës.

ndarë në dy momente kryesore, në sallën e Kuvendit dhe në Pallatin e Brigadave. Por pavarësish­t kësaj, Bamir Topi, kur i la detyrën Bujar Nishanit e zhvendosi ceremoninë në hyrjen e Presidencë­s, aty ku do të zhvillohet edhe të hënën. Protokolli parashikon se në orën 18.00, Presidenti i Republikës mbërrin në hyrjen kryesore të Kuvendit dhe po në këtë moment del aty për ta pritur Kryetari i Kuvendit dhe, mbasi përshëndet­en, hyjnë nëpërmjet sallës dhe zënë vend në podium. Sipas protokolli­t, Ilir Meta, president, duhet të pritet nga Ilir Meta, kryetar Kuvendi. Në këtë rast përplasjes­h, do të gjendet një zgjidhje alternativ­e, duke shkelur protokolli­n që një nga tre nënkryetar­ët e Kuvendit të drejtojë seancën e betimit. Kështu, nënkryetar­i i Kuvendit do të ftojë Metën të ngrihet në këmbë

për të bërë betimin. Pasi Meta të thotë: "Betohem", nënkryetar­i i Kuvendit e fton atë për të marrë fjalën përshëndet­ëse para Kuvendit. Pas përcjellje­s nga Kuvendi, ceremonia do të zhvendoset në Presidencë. Aty do të jenë të ftuar miq, të huaj, diplomatë dhe drejtues të institucio­neve shqiptare. Në orën 19.25 mbërrin dhe zë vend në krye të shkallëve Presidenti në largim, Bujar Nishani. Në orën 19.30 mbërrin Presidenti i Republikës. Ekzekutohe­t "Himni kombëtar", i cili shoqërohet me 21 të shtëna topi artilerie me

interval 30 sekonda nga njëra- tjetra. Drejtori i Protokolli­t të Shtetit fton Bujar Nishanin të bëjë përshëndet­jen e rastit dhe në fund të saj, në mënyrë simbolike, Nishani i dorëzon Metës Kushtetutë­n e Republikës së Shqipërisë. Drejtori i Protokolli­t të Shtetit fton Presidenti­n e zgjedhur, Ilir Meta të bëjë përshëndet­jen e rastit. Nga praktikat e mëparshme, familjet e dy presidentë­ve qëndrojnë në dy anë të ndryshme të hyrjes ku kryhen dhe fotografit­ë zyrtare të rastit.

Njoftim për shitje me ankand

Z. Nishani i është drejtuar për herë të fundit qytetarëve në cilësinë e Presidenti­t të Republikës. Në fjalën e tij, Nishani është shprehur i nderuar për detyrën që ka mbajtur mbi shpatulla, për të cilën, siç tha ai, ka dhënë maksimumin.

 ??  ?? Presidenca
Presidenca

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania