Gazeta Shqiptare

Atentati, aktori Mishel Prela gënjeu 2 herë policinë për identiteti­n e tij

Dyshime për hakmarrje, në 2010 tentoi të vrasë një person. Hetim edhe për aktivitete të paligjshme Kapet autori i plagosjes dhe bashkëpunë­tori

-

Mishel Prela, i cili u plagos me armë zjarri mbrëmjen e së enjtes ka luajtur pingpong me Policisë e Tiranës. Gjatë marrjes në pyetje, ai ka dhënë gjeneralit­ete të ndryshme, ndërsa iu kap me vete edhe kartë identiteti e falsifikua­r. Menjëherë pas ngjarjes, Prela u dërgua në spital për të marrë ndihmën e nevojshme. Mësohet se teksa uniformat blu po e pyesnin për identiteti­n, ai u ka thënë se emri i tij ishte Mishel Manoku, 21 vjeç. Ky mbiemër rezulton të jetë i njerkut të tij. Por, më pas, teksa i janë zhveshur rrobat për t'i hequr plumbat nga trupi, të dëmtuarit i është gjetur në xhep një kartë identiteti, por me një emër krejt ndryshe nga ai që i ishte prezantuar policisë. Kjo kartë, e cila më pas rezultonte të ishte e falsifikua­r, ishte me emrin Edison Delia, 26 vjeç. Nga ana tjetër, pas verifikime­ve të kryera nga oficerët e policisë, përmes krahasimit të gjurmëve të gishtave u zbulua edhe identiteti i tij i saktë, i cili rezulton të jetë Mishel Prela, 31 vjeç. Për këtë ngjarje policia arriti të kapë brenda pak orëve autorin e dyshuar të krimit, si dhe bashkëpunë­torin e tij. 31- vjeçari është emër i njohur për publikun dhe për policinë shqiptare. Ai ka qenë protagonis­ti kryesor në rolin e Saimirit, film i cili mbante po të njëjtin emër, të regjisorit italian Françesko Munzi. Ndërsa, në vitin 2010, Prela tentoi të vriste një person në kryeqytet, krim për të cilin u dënua me 4 vite burgim. Me të përfunduar dënimin, ai u përball sërish me drejtësinë shqiptare, pasi dhunoi dhe grabiti njerkun e tij, për të cilin pretendont­e si i kishte para borxh.

NGJARJA

Ngjarja ku mbeti i plagosur Prela u shënua të enjten rreth orës 21: 10 minuta, pranë gjimnazit "Partizani", në rrugën "4 Dëshmorët", në kryeqytet. Ndaj tij u qëllua me 8 plumba pistolete. Prela mori disa plagë në pjesën e barkut dhe në gjymtyrë. Ai u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmën e nevojshme dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe nën kujdesin e mjekëve. Me të mbërritur në vendin e ngjarjes, policia nisi punën për zbardhjen e plotë të rrethanave, identifiki­min e kapjen e autorit. Në vendin e krimit policia sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 gëzhojat e qitura nga pistoleta. Ndërsa vetëm pak orë më vonë, efektivë të komisariat­it nr. 4 arritën të kapin autorin e dyshuar të kësaj tentative vrasjeje. Në pranga u vu 31vjeçari Miklar Tola, si dhe bashkëpunë­tori i tij, i cili dyshohet ta ketë ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes, Ervin P. Mësohet se identifiki­mi i Tolës është bërë nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë, por edhe nga dëshmitë që policia mori nga dëshmitarë­t e ngjarjes. Ata kanë treguar se agresori e qëlloi objektivin e tij nga një distancë shumë të afërt.

DËSHMITË

Burime pranë policisë bënë me dije se asnjëri prej personave të prangosur nuk e kanë pranuar akuzën e ngritur ndaj tyre, duke pretenduar se nuk kanë lidhje me ngjarjen në fjalë. Ndërsa, 31- vjeçari Tola ka rrëfyer gjithashtu se nuk e njeh personin që ka mbetur i pla- gosur. Ndërkaq, policia ka tentuar të marrë disa herë në pyetje edhe të dëmtuarin Mishel Prela, por as ai nuk ka dhënë detaje për ndonjë konflikt që mund të ketë pasur me Tolën apo me persona të tjerë, si dhe ka pohuar se nuk e njeh 31- vjeçarin e ndaluar nga policia.

PISTAT

Policia ka ngritur disa pista hetimi në lidhje me atentatin e së enjtes. Mësohet se Prela kishte vetëm dy muaj që ishte liruar nga burgu. Në vitin 2010 ai u akuzua për plagosje me thikë të një personi në kryeqytet dhe për këtë ngjarje u dënua me 4 vite burgim për "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë. Burime nga policia bënë me dije se kjo ngjarje dyshohet të jetë edhe një nga pistat që Prelës iu bë atentat. Ndërsa, në 2014- ën ai u akuzua se së bashku me një shokun e tij dhunoi njerkun duke e çarë në fytyrë, me pretendimi­n se i ati i kishte dërguar para që të kujdesej për të në kohën që ndodhej në burg. Po ashtu, burime e lartpërmen­dura shtuan më tej se janë duke hetuar edhe pistën e ndonjë konflikti të mundshëm, që lidhet me përfshirje­n e palëve në aktivitete të paligjshme në Tiranë.

 ??  ?? I plagosuri Mishel Prela
I plagosuri Mishel Prela
 ??  ?? Autori i dyshuar, Miklar Tola
Autori i dyshuar, Miklar Tola

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania