Gazeta Shqiptare

Mishel Prela dhunoi e i çau fytyrën njerkut 3 vite më parë, "ta ther këtë, ta vras fare"

I riu pretendont­e se i dëmtuari i kishte para borxh

-

Mishel

Prela, në vitin 2014, teksa kishte vetëm pak kohë që kishte lënë qelitë e burgut, ku u dënua me 4 vite për akuzën e plagosjes së një djali në ri, dhunoi njerkun e tij, Ermir Manoku, madje edhe kishte tentuar që ta vriste atë. Prela pretendont­e se njerku i kishte pasur para borxh dhe për këtë fakt, së bashku me një shokun e tij, i kishin shkuar atij në banesë dhe pasi e kishte dhunuar dhe i kishte thyer orenditë shtëpiake, i kishte marri atij nga banesa edhe televizori­n. Prela, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës kishte caktuar masën e sigurisë "ar- rest me burg" për këtë ngjarje, e kishte ankimuar vendimin me pretendimi­n se arresti i tij ishte i padrejtë. Por, në vendimin e Gjykatës së Apelit, thuhet se ndalimi i tij ishte i drejtë, pasi vepra penale për të cilën ai akuzohej kishte rrezikshmë­ri të lartë shoqërore. "Nga aktet e ndodhura në dosje ka rezultuar se në datë 25.09.2014, rreth orës 19: 00, personi nën hetim, Mishel Prela, në bashkëpuni­m me një person të paidentifi­kuar ende, ka shkuar në banesën që gjendet në adresën Rr. ' Teodor Keko', pallati firmës ' Gora', blloku i dytë, kati i tretë, pranë Bar ' Univers', në pronësi të shtetasit Ermir Manoku, i cili është njerku i tij. Fillimisht ai ka dhunuar njerkun duke e goditur atë me grushte, duke i çarë fytyrën. Më pas ka nxjerrë thikën duke i thënë shokut të tij ' ta ther këtë, ta vras fare' dhe i është drejtuar duke i thënë se për këto borxhe që i ka do t'i marrë televizori­n, të cilin e ka marrë dhe e ka ngritur në krahë duke dalë nga shtëpia. Gjithashtu, ka thyer edhe disa orendi brenda në shtëpi. I dëmtuari ( kallëzuesi) ka sqaruar se deri para katër vitesh Misheli ka jetuar në një shtëpi me të dhe bashkëshor­ten e tij, e cila e ka djalë nga martesa e parë. Më pas ka vuajtur dënimin me burg për një plagosje që ka bërë dhe pasi ka dalë nga burgu, ka jetuar vetëm, në një shtëpi tjetër. Sipas kallëzuesi­t, personi nën hetim i kërkonte në mënyrë të vazhdueshm­e lekë nënës së tij dhe ky ka qenë edhe shkaku i konfliktit. Madje, Misheli pretendont­e se babai i tij i ka çuar lekë njerkut ( kallëzuesi­t), që ta mbante mirë kur ka qenë në burg. Misheli sipas kallëzuesi­t, ka qenë agresiv dhe është konfliktu- ar disa herë me të, por ai nuk e ka denoncuar në polici, pasi i vinte keq për të", shkruhet në vendimin e Gjykatës së Apelit, në lidhje me ngjarjen e ndodhur, ku Mishel Prela kishte dhunuar njerkun e tij. Për këtë ngjarje, ai u akuzua për veprat penale të "Vjedhjes me dhunë" e kryer në bashkëpuni­m.

 ??  ?? Vendi ku u plagos Mishel Prela
Vendi ku u plagos Mishel Prela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania