Gazeta Shqiptare

Ksamil, mbytet në det turistja 16- vjeçare nga Rusia

Mjekët e Sarandës: Pushuesja mund të jetë goditur nga një motor uji, ose mund të ketë rënë nga lartësia Misteri, minorenia ka prerje në bërryl dhe në shpatullën e majtë

- Arbër Sulo

Plazhet shqiptare vazh dojnë të marrin jetë njerëzish. Një tjetër pushues është mbytur pasditen e djeshme në ujërat e detit Jon, duke e çuar në gjashtë numrin e pushuesve të mbytur në shtatë ditë. Bëhet fjalë për një 15- vjeçare nga Rusia, e cila gjeti vdekjen në Ksamil. Burime zyrtare nga policia e Sarandës, dje bënë me dije se ngjarja e rëndë ku humbi jetën minorenia Ksenia Roik nga Shën Petërburgu ndodhi në "Tre Ishujt" e Ksamilit. Mësohet se turistja nga Rusia kishte vetëm pak ditë që ndodhej për pushime me nënën e saj në Ksamil. Rreth orës 12: 50 është bërë një telefonatë në sallën operative të policisë Kufitare në Sarandë. Një shtetas i identifiku­ar si Myrsel Ceta ka informuar se "përballë ' Tre Ishujve' ishte mbytur një person". Menjëherë është nisur për në vendngjarj­e skafi i Policisë Kufitare, ndërkohë që është nisur edhe grupi hetimor i Policisë së Rendit. "Trupin e gjetëm mbi ujë. E nxorëm nga uji dhe e sistemuam në skaf. Pamë se vajza nuk kishte shenja jete. E nxorëm në breg. Atje priste ambulanca e Sarandës dhe grupi hetimor", tha për "Gazeta Shqiptare" N. B., efektiv i patrullës së Policisë Kufitare të Sarandës. Sipas tij, pushuesja nga Rusia e kishte kaluar kufirin ku nuk lejohen lëvizja e mjeteve lundruese, ishte 0.8 milje larg bregut. Më Arriti në 7 numri i pushuesve të mbytur në plazhet e vendit tonë në 7 ditët e fundit. Të shtunën që shkoi u mbytën 3 të rinj në plazhin e Zvërnecit në Vlorë si dhe një 14- vjeçar në zonën e "Ujit të Ftohtë" po në Vlorë. Ndërsa, dy ditë më parë u mbyt në plazhin e Velipojës në Shkodër një 34- vjeçar nga Kosova.

 ??  ?? Ksamil, vendi ku u mbyt turistja ruse
Ksamil, vendi ku u mbyt turistja ruse

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania