Gazeta Shqiptare

Mbytjet e pushuesve në plazhe, Luan Rama: Bilance lufte, mosveprimi i shtetit kriminal

-

TIRANË - Nënkryetar­i i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Luan Rama ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të regjistrua­r pasditen e djeshme në plazhin e Ksamilit, ku një turiste ruse humbi jetën. Nga ekspertiza, mjekët kanë konstatuar shenja goditjeje në trupin e 15vjeçares, çka konfirmon edhe pretendimi­n e familjarëv­e të saj se u godit nga një mjet lundrues. Përmes një postimi në rrjetin social "Facebook", Luan Rama i cilëson si bilanc lufte, në kohë turizmi", rastet e rënda të regjistrua­ra gjatë ditëve të fundit në plazhet shqiptare. "Edhe një tjetër viktimë në plazhet shqiptare! Pas Durrësit, Shëngjinit, Velipojës, Vlorës etj. Hartës së viktimave të mosveprimi­t kriminal e të qëllimtë të qeverisë i shtohet edhe Ksamili! Kohë turizmi- bilanc lufte! Askush nuk reagon, askush nuk zbaton ligjin, megjithëse ky vend ka edhe qeveri që ka kryeminist­ër, ka edhe ministri të ashtuquajt­ur turizmi që ka edhe ministër, ka agjenci të bregdetit me drejtor, ka bashki me kinse kryetarë! Ka madje edhe Prokurori të Republikës! Ka e çfarë nuk ka, por askush nuk është për të kryer detyrën, edhe pse ka akte që detyrojnë e normojnë masat e sigurisë në plazhe, qofshin ato publikë apo privatë! Mosveprim kriminal dhe i qëllimtë, për sa kohë askush nuk reagon pas kaq e kaq shumë rastesh të mbytjes së pushuesve e turistëve në plazhet shqiptare!", shkruan Rama.

pas trupi i pajetë i turistes ruse është dërguar me ambulancën e qendrës shëndetëso­re të Ksamilit në morgun e spitalit të Sarandës. Burime nga ky spital pohuan se pas këqyrjes paraprake, kufoma e 15- vjeçares do të transporto­het për ekspertizë mjeko- ligjore në Tiranë për faktin se ajo është shtetase e huaj. Ndërkaq, bluzat e bardha të këtij spitali deklaruan se, "vajza kishte shenja prerjeje në trup, konkretish­t në bërryl dhe në shpatullën e majtë. Dyshohet se ajo mund të jetë goditur nga ndonjë motor uji, ose mund të ketë rënë nga lartësia". Sakaq, nga një informacio­n shtesë i policisë lokale u konfirmua se në trupin e 15- vjeçares ruse janë konstatuar dëmtime dhe prerje në trup. Grupi hetimor po vijon intensivis­ht punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu, mësohet se ka nisur edhe kontrolli i motorëve të ujit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania