Gazeta Shqiptare

Malli i Martin Camajt: Për dashurinë, për një libër e mue t’harruem

Përvjetori i lindjes dhe vargjet e dhimbjes

-

Nga botimi “Veprat poetike” Onufri, 2017, janë përmbledhu­r vargje që

Te poezia “Reliket e kohës” ne gjejmë edhe vargjet e dashurisë, e mallit, a qoftë të asaj nostalgjie që sqarohet edhe nga Milan Kundera, në të gjitha nuancat e gjuhët, që endet mes mallit, nevojës, dëshirës, kujtesës dhe kandjes deri në lot. E prej këtij botimi, janë shkëputur vargjet me të cilat e kujtojmë poetin në këtë përvjetor.

Camaj, e sheh dashurinë si pjesë të qenësishme të vetes, në këto vargje: “Dhe dashunoj ma tepër atë grue/ pse ende merr pranverën e jetës/ në atë trup të mbuluem me tesha/ të ashpra zhguni/ pse ajo asht nji rreth në vargonin/ e jetës seme që e due ta tanësishme”.

Për dashurinë, ai shkruan edhe te “Dashtuni e prendueme”- ku duke e parë fundin e saj, shpirti i poetit ndjen tashmë mallin e asaj cope të vetes, që e ka humbur, siç humb një ditë, me perëndimin: “E ndjeva n’fundin e shpirtit dhe ‘ i herë/ si motit at za/ si mik që vjen me m’pa/ si barkë që kthen në lima... E ndjeva si lulet që mardhen/ erën në Jug/ a si flladin e Veriut kur vjen me luejtë/ me gjeth në terr/ dhe iku si drita e hyllit të rrxuem/ kur bjen në mal”.

Mandej, Camaj, ndërsa endej larg vendit të t’et, përshkruan që atë që mund të ishte, “Mbramja e gyrbetxhis”. Ai trishtim në ngjyra monokrome në të cilat shkruan, më shumë se sa varfërisë materiale, i drejtohen asaj vetmie të brendshme kur thote: “Sonte nga puna etpër vonë kam kthy/ në kaçorr, ku flej/ në kaçorrin e vetmuem, pa zot, në terr/ Sonte kam vrejtur hyjt me mall mbi kry...”

ISHULLI ( SHQIPËRIA?)

Është ndër poezitë më prekëse të Camajt që qe mbyllë në një “Ishull”, larg prej vendit gjuhën e të cilit fliste, e me kujtimet e të cilit ushqehej. Ishulli që ai la pas është i zymtë, i ngjan një burgu të madh, rrethuar me tela me gjemba, me ushtarë të armatosur gjer në dhëmbë, ku nuk hyn e as nuk del dot- “Çdo hymje n’ishull u mbyll, spitali dyer hekuri u mbyll/ e çmendorja për qen, pranë” dhe vijon

“Banorët e idhullit enden, shkulluesh­ëm, nëpër një ishull sa nji qeth buke në harte, para qenit të sëmunë, enden me vargonj qeni në dorë dhe era u vjen djersë qeni”.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania