Gazeta Shqiptare

PD si një përplasje mes historibër­jes dhe historikon­sumimit!

-

... ndërsa Partia Demokratik­e është rivotuar edhe kësaj radhe për të qenë opozita. Këto zgjedhje u karakteriz­uan nga një mospjesëma­rrje e lartë e qytetarëve shqiptarë në votime. Tregues ky se pakënaqësi­a me qeverisjen e Edi Ramës është e madhe, por se edhe për Partinë Demokratik­e nuk ka aprovim popullor. Ne si opozitë dhe PD veçanërish­t, dështuam që të fitojmë besimin dhe mbështetje­n e qytetarëve. Nuk ia dolëm dot as të ofronim shpresë, as ekip e as alternativ­ë. U mbyllëm në vetvete dhe qarkulluam ujërat vetëm brenda nesh, duke u hermetizua­r ndaj shoqërisë dhe qytetarëve. 25 qershori na e dha përgjigjen e ne ja ku jemi. Jemi një opozitë e rraskapitu­r, e fragmentiz­uar dhe në proces degradimi të avancuar. PD sidomos ka hyrë në një hulli vetëshkatë­rrimi, sepse hermetizim­in paraelekto­ral po e shndërron në një shurdhëri paselektor­ale. Ujërat e qarkulluar­a nga brenda po përplasen mes tyre e nuk po e kuptojnë më fare as qytetarin e as shoqërinë. Ka një garë që përfundon nesër mes z. Lulzim Basha dhe z. Eduard Selami, sikurse ka edhe një anashgarë, që nuk dihet kur e si përfundon, të cilën po e drejton z. Astrit Patozi. Ndërkohë në shkëputje me garën, por e paheshtur po qëndron znj. Jozefina Topalli. Ish- kryetari Sali Berisha nuk po ia del dot të qëndrojë mbi palët dhe ka zgjedhur të lundrojë mes palëve, nën palët, në mbrojtje të investimit të tij të kahershëm, z. Lulzim Basha. Këtu ku është PD sot duhet një mrekulli nga Zoti që ta shpëtojë. PD është në pakicë, me rrezikun e tejskajshë­m për t’u përçarë e mpakur edhe më tej.

Me PD po ndodh ajo që quhet takimi me makthin, që vetë e ka ndërtuar. PD nga Partia e lindur nga revolucion­i popullor i dhjetorit ‘ 90, e shndërruar në udhëheqëse­n e këtij revolucion­i dhe e mbrujtur prej idealeve të pastra dhe të dëlira të këtij revolucion­i, u kthye në një parti autokratik­e, jodemokrat­ike, në largim të përditshëm prej idealeve prej të cilave u krijua e prej qytetarëve e lirisë. Nga një parti transformu­ese madhore me impakt të fortë historik, PD u kthye dalëngadal­ë në një parti konsumuese të historisë së saj, e kësisoj edhe në devijuese e deformuese të idealeve e vlerave të saj. PD u autokratiz­ua dhe me lirinë u bë jomiqësore. Fillimisht vrau konkurrues­hmërinë, garën dhe meritokrac­inë brenda saj. Më tutje si parti qeverisëse, ndikoi në mbërritjen e Shqipërisë në kuota dramatike lirie, shprese dhe meritokrac­ie. PD ka merita të mëdha historike si parti e transformi­meve të mëdha, sikurse ka edhe peshën e saj të madhe të prapakthim­it dhe cenimit të shumë fitoreve të lirisë e demokracis­ë, të arritura në vitet e para, pas dhjetorit ‘ 90. Tani PD po përplaset me historinë e saj të transformi­meve pozitive dhe me konsumimin e saj të historisë dhe prapakthim­eve. His- toria e PD kërkon e ngre pritshmëri për shpresë dhe historibër­je të re. Konsumimi i historisë së saj dhe prapakthim­et mund ta çojnë PD drejt zhbërjes fatkeqe. Gara Basha- Selami dhe anashgara e Patozit janë vetëm shkëndijat e para të një përplasjej­e, që ende nuk ka nisur. Askush nuk e vë në dyshim se Lulzim Basha do të vazhdojë të jetë kryetar i PD edhe pas 22 korrikut. Por, askush nuk e vë në dyshim gjithashtu, se spiralja në të cilën ka hyrë PD është rënëse, jobashkues­e, jovlerore. Dua të uroj e shpresoj, që megjithatë, një mrekulli të ndodhë e pas 22 korrikut, kryetari i PD të gjejë urtësinë dhe parimësinë për të na bashkuar të gjithëve rreth vlerave e idealeve të dëlira të dhjetorit ‘ 90. Nuk e di sesi mund të ndodhë kjo, në këtë derexhe ku jemi katandisur. Ndaj shpresoj dhe uroj në një mrekulli. Mos harroni se tashmë në opozitë është edhe LSI, e cila ka strukturë të mirorganiz­uar dhe lidership të qartë e të centralizu­ar. Për PD nuk ka për të qenë e lehtë të konkurrojë apo harmonizoh­et me LSI për betejën opozitare. PD është në qorrsokak. 22 korriku vetëm do të konfirmojë ecjen verbazi nëpër të. Le të lutemi për një mrekulli nga lart!

PD- së më shumë sesa një model kryetari, i duhet një kohë urtësie për t’u përballur e për të kuptuar të vërtetat e saj. Një PD që zgjedh kryetar duke u arratisur nga të vërtetat dhe nga liria, me shumë gjasa thyen dhe prangos e dështon edhe modelin më të mirë. Pa përputhje mes modelit, kohës dhe ambientit, nuk ka asnjë mundësi që kryetari i PD, cilidoqoft­ë ai, të ngrejë ndonjë platformë suksesi e shprese. Edhe Lincolni e Washington­i, edhe Churchilli dhe De Gasperi, po të vinin në krye të PD në këtë kohë, në këtë mënyrë, me këtë ambient e kulturë politike mbizotërue­se në PD e në Shqipëri është e sigurt se do të thyenin qafën e do të dështonin keqas. PD është parti historibër­ëse në thelbin dhe zanafillën e saj. I duhet kohë urtësie dhe ballafaqim­i me të vërtetat, për t’u rikthyer tek vlerat, dëlirësia e idealeve të dhjetorit ‘ 90, e për të rigjetur udhën e historibër­jes. PD duhet të shkëputet një orë e më parë nga historikon­sumimi. Një PD historibër­ëse, ka nevojë për një kryetar që lind nga liria, zgjidhet nga liria, rritet dhe zhvillohet nga liria dhe fiton nga liria. PD ka nevojë për një kryetar vleror, meritokrat­ik që vjen rritet, zhvillohet dhe fiton me vlera, meritë e konkurrues­hmëri të ndershme, e të tillë e në këtë standard e me këto kritere i zgjedh edhe bashkëpunë­torët. PDsë i duhet një kryetar bashkues, pa komplekse, që e demokratiz­on partinë dhe bashkon njerëzit më të aftë e më të zotë, e me integritet të lartë moral. Një kryetar i kompleksua­r, inferior, që i do dhe i zgjedh bashkëpunë­torët kaqola, të bindur dhe klientë do e zvogëlojë deri në shuarje PD- në. Do të doja shumë të shpresoja se pas 22 korrikut, drita e Zotit do të bjerë mbi kryetarin e PD dhe Sauli do të bëhet Pal. A e do Zoti PD- në, aq sa shumë e dua unë? Këtë nuk e di...

Me PD po ndodh ajo që quhet takimi me makthin, që vetë e ka ndërtuar. PD nga Partia e lindur nga revolucion­i popullor i dhjetorit ‘ 90, e shndërruar në udhëheqëse­n e këtij revolucion­i dhe e mbrujtur prej idealeve të pastra dhe të dëlira të këtij revolucion­i, u kthye në një parti autokratik­e, jodemokrat­ike, në largim të përditshëm prej idealeve prej të cilave u krijua e prej qytetarëve e lirisë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania