Gazeta Shqiptare

"Para me fajde", Preçi: A po rilindin piramidat?

Paratë e pista, faktor kryesor për qarkullimi­n e lekut jashtë bankave ‘ Po shfrytëzoh­en shtigje ligjore për borxhe jashtë sistemit’

-

Pas 20 vjetësh rikthehet shqetësimi i "parave me fajde" në ekonominë shqiptare. Pak ditë më parë Banka e Shqipërisë publikoi një raport, ku evidentont­e faktin se bizneset dhe individët që kanë nevojë për kapitale qarkullues­e po marrin hua jashtë bankave. Ky tregues ka shqetësuar jo vetëm Bankën e Shqipërisë, e cila u bën thirrje bankave të nivelit të dytë të çlirojnë kreditimin, por edhe ekspertëve të ekonomisë. Edhe pse nuk jemi në situatën klasike të skemave piramidale që lulëzuan në vitet 1995 dhe 1996 për t'u "rrëzuar" në vitin 1997, duke lënë pasoja të rënda jo vetëm për ekonominë, rreziku që vjen nga qarkullimi i parave jashtë bankave është rikthyer. Për ekspertin e ekonomisë, Zef Preçi, ky zhvillim ka më shumë se një shkak dhe duhet parë në disa plane. Në një intervistë për "Gazetën Shqiptare", Preçi shpjegon se pse ndodh ky fenomen, pasojat e tij për ekonominë dhe masat që duhet të marrë Banka e Shqipërisë.

Ne një raport të publikuar pak ditë më parë Banka e Shqipërisë ngre shqetësimi­n se bizneset dhe individët nuk po u drejtohen më bankave për hua, por subjekteve jobankare. Sa e dëmton ky zhvillim ekonominë?

Mendoj se ky fenomen duhet lexuar në dy plane. Së pari, është pozitive që ekonomia ka filluar të absorbojë fonde, domethënë që biznesi ka zgjeruar aktiviteti­n dhe për plotësimin e nevojave shtesë, kryesisht për mjete qarkullues­e, jo për investime, i drejtohet tregut. Në rastin konkret tregut informal të kredisë. Dmth., kjo veprimtari dëshmon mungesën e suksesit për të mos thënë dështimin e politikave të ndjekura gjatë 7- 8 viteve të fundit për të reduktuar "kreditë e këqija". Së dyti, vlen të theksohet se ky fenomen, pavarësish­t emrit që përdoret, në thelb shpreh shkeljen e ligjit sa i takon të drejtës së grumbullim­it dhe përdorimit të kursimeve monetare të popullatës apo depozitave të qytetarëve. Siç dihet, qysh nga viti 1997 janë bërë ndërhyrje serioze në kuadrin ligjor, që rregullon grumbullim­in e parave, duke përfshire "paratë me fajde". Në vlerësimin tim, rritja e peshës së parave që investohen në ekonominë tonë kombëtare nga ky burim tregon se ekziston një ofertë monetare e lartë të parave të lira në xhepat e popullsisë, në kasafortat e individëve të ndryshëm duke përfshirë "të fortët", individët e përfshirë në hallkat e ndryshme të kultivimit, përpunimit dhe tregtimit brenda dhe jashtë vendit të "cannabis sativa", por edhe të parave që disponohen nga grupe të tjera të lidhura me pushtetin me burim veprimtari­në korruptive, etj. Më herët, sidomos gjatë 12 muajve të fundit është vënë re edhe fenomeni i mbiçmimit të monedhës vendëse, gjë që flet për ofertën e pazakonte dhe të lartë monetare në monedhën europiane. Vlen të theksohet se kjo ndodhi në kushtet kur është vënë re edhe tërheqja nga bankat tregtare e një sasie të madhe parash gjashtë muaj përpara zgjedhjeve të përgjithsh­me të para tri javëve. Ky efekt mbi kursin e këmbimit duket se është ndikuar edhe nga investimet me burime të ligjshme publike dhe private, por edhe nga ato informale për shkak të procesit zgjedhor në fjalë, edhe pse zyrtarisht pranohet më gjysmë zëri.

Ashtu si dhe në të shkuarën e afërt, zgjerimi i tregut informal të kredisë tregon edhe për mungesë besimi në institucio­net publike të vendit ( p. sh. në sistemin e drejtësisë, në administra­tën publike, gjykatat, etj.) Për shkak edhe të reformave të shpallura nga qeveria dhe të mbulimit mediatik shumë herë propagandi­stik gjatë trikatër viteve të fundit, këto institucio­ne janë konsiderua­r si joefektive, të korruptuar­a dhe si pengesa serioze në të bërit biznes në Shqipëri. Po kështu, të drejtat e pronës nuk janë ende të garantuara nga institucio­net shtetërore. Zbatimi i pamjaftues­hëm i legjislaci­onit dhe kuadri rregullato­r, barra fiskale etj. janë probleme të evidencuar­a nga studimet tona mbi klimën e biznesit në vend, që favorizojn­ë jo vetëm praninë ende relativish­t të gjithë sektorit informal, por edhe zgjerimin e tij si në rastin në fjalë. Këto pengesa të të bërit biznes paraqesin faktorë të rëndësishë­m në përcaktimi­n e ekonomia informale në Shqipëri, edhe pse disa përmirësim­e janë shënuar vitet e fundit.

A po rikthen fajdet në Shqipëri?

Mendoj se nuk jemi në situatën klasike të piramidave të vitit 1997 për disa arsye. Kjo, sepse prej asaj kohe është ndërtuar një rrjet institucio­nesh shtetërore, që kanë akses në fluksin e informacio­nit mbi qarkullimi­n e parasë, sepse qytetarët janë disi më të ndërgjegjs­hëm për rreziqet që paraqet ky proces, etj. Ajo që mendoj se është specifike në rastin në fjalë është shfrytëzim­i shtigjeve ligjore, që mundësojnë paratë me fajde psh., kontratat noteriale midis palëve. Burimet e parave që investohen - vlerësohen apriori se një pjesë e mirë vihen nga aktivitete kriminale dhe të lidhura me korrupsion­in; numri i kufizuar i "lojtarëve" dmth., i poseduesve të ofertës monetar, etj.. Kjo sa i takon biznesit. Ndërsa për individët problemi mendoj se është pak ndryshe. Mendoj se individët i drejtohen këtij tregu për shkak të burokracis­ë që paraqet marrja e huave bankare, kostove të fshehta që imponojnë bankat tregtare, mungesës së transparen­cës për kushtet e huas së këtyre të fundit, etj.. Por, këtu mendoj se ndikon edhe fakti se përpjekjet e Bankës së Shqipërisë për të nxitur zgjerimin e kreditimit nëpërmjet uljes së normës bazë të interesit kanë bërë që depozitues­it në shuma të vogla të bëhen përherë e më pak të interesuar të depozitojn­ë paratë përkohësis­ht të lira dhe kursimet e veta në bankat tregtare. Kjo për arsyen e thjeshtë se çfarëdo ulje e normës bazë të interesit në tregun ndërbankar ka bërë që të ulet dukshëm dhe menjëherë norma e interesit për depozitat dhe shumë më pak të ulet norma e interesit për kreditë bankare. Për rrjedhojë, bankat janë përpjekur ( dhe ia kanë arritur) që të ruajnë fitimet e veta, dhe kjo ka ndodhur edhe pse kreditimi i ekonomisë reale është zgjeruar në nivele shumë simbolike.

Çfarë masash duhet të marrë Banka e Shqipërisë dhe institucio­net e tjera për të minimizuar këtë fenomen?

Mendoj se në situatën e krijuar, nevojitet një qëndrim me dinamik i Bankës së Shqipërisë për të fuqizuar mbikëqyrje­n e bankave tregtare, por edhe për të harmonizua­r politikën monetare me politikat fiskale të qeverisë. Kështu, mendoj se në kushtet e tërheqjes së parave nga bankat tregtare për shkak të normës së ulët të interesit, qeveria mund të rishikojë politikën tatimore të saj për të inkurajuar kursimet dhe investimet, duke ju larguar politikave fiskale populiste ( siç ishte psh., heqja e tatimit mbi biznesin e vogël), por duke tentuar adaptimin e modeleve funksional­e, që mundësojnë formalizim­in e ekonomisë dhe krijimin lehtësirav­e ndaj të bërit biznes dhe rritjen e sigurisë juridike, sidomos të investimev­e të mëdha që kanë impakt në importimin e teknologji­së bashkëkoho­re, zgjerimin e punësimit dhe rritjen e fuqisë konkurrues­e të ekonomisë sonë kombëtare në tërësi. Ndërsa bankat tregtare mendoj se duhet të tregohen më të kujdesshme në përzgjedhj­en e klientëve të tyre, të diversifik­ojnë portofolin e shërbimeve që ofrojnë, të shtrihen edhe në aktivitet të tilla si prodhimi bujqësor e blegtoral, pemëtaria, industria agro- ushqimore, etj. Po kaq e rëndësishë­m mbetet që bankat tregtare të respektojn­ë me rigorozite­t ligjet sa i takon pastrimit të parave, etj., përveçse shkelin ligjin, deformojnë konkurrenc­ën në treg midis bankave, por edhe cenojnë rënde besimin e depozitues­ve dhe huamarrësv­e ndaj tyre.

 ??  ?? Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi
Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania