Gazeta Shqiptare

Selami: Gara e pabarabart­ë, por të bashkohemi për opozitë të fortë

Kandidati për kryetar të PD- së: Respektoj votimin, e urova Bashën "Do të vazhdoj kontributi­n tim si anëtar i PD"

-

Kandidati zyrtar i PDsë, përballë Lulzim Bashës në garën për kreun e partisë, Eduard Selami deklaroi dje, se respekton votimin që u bë nga anëtarësia. Ai tha se e kishte telefonuar zotin Basha dhe e kishte uruar për fitoren. Në një deklaratë pas daljes së rezultatev­e përfundimt­are, Selami u bëri thirrje të gjithë demokratëv­e të bashkohen për t'i dhënë Shqipërisë një opozitë të fortë, ashtu siç ka nevojë vendi. Selami i konsideroi zgjedhjet shumë të rëndësishm­e për historinë e PD- së. "Pavarësish­t nga rezultati, sikurse kam thënë përherë, do të jem dhe jam një hap përpara në forcimin dhe ringritjen e Partisë Demokratik­e. Më lejoni të falënderoj të gjithë ata që na votuan, të gjithë votuesit e PD, të gjithë ata që u morën me përgatitje­t e këtyre zgjedhjeve, të gjithë ata që votuan vizionin tonë, i cili mendoj se ishte vizioni më i mirë për ta ringritur PD, për ta bërë dhe një herë shpresë për demokratët, për të djathtët dhe për Shqipërinë", u shpreh Selami, në një dalje për mediat. "Gjithsesi kjo është; demokracia. Ka një votim, ky votim është bërë dhe unë e respektoj këtë votim. E kam telefonuar zotin Basha sot dhe e kam uruar për fitoren dhe i bëj thirrje të gjithë demokratëv­e, të gjithë atyre që kanë votuar për mua dhe atyre që s'kanë votuar për mua, dhe atyre që kanë bojkotuar, hajde të bashkohemi, t'i japim Shqipërisë një opozitë të fortë për të cilën ka shumë nevojë vendi", deklaroi Selami. Ai premtoi se do të japë gjithë kontributi­n e tij dhe përpjekjet e tij që kjo të realizohet. "Pavarësish­t se zgjedhjet ishin të pabarabart­a, ky ishte një hap i rëndësishë­m përpara dhe siç e dini unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Sh- "Pavarësish­t se zgjedhjet ishin të pabarabart­a, ky ishte një hap i rëndësishë­m përpara dhe, siç e dini, unë kam hartuar një platformë konkrete në konsultë me demokratët nga e gjithë Shqipëria që këto zgjedhje që vijnë, t'i bëjmë akoma më të mira dhe kjo do të jetë fryma e bashkëpuni­mit".

 ??  ?? Votimet për kreun e PD- së
Votimet për kreun e PD- së

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania