Gazeta Shqiptare

Klodiana Spahiu: Zëri i qytetarëve do jetë me rëndësi për qeverinë e re

Deputetët e Durrësit bisedojnë me banorët

-

e qarkut Durrës, Klodiana Spahiu, së bash ku me kandidatin për deputet, Ledion Lako, në kuadër të turit "Bashkëqeve­risja me njerëzit", zhvilluan një takim me banorët e rajonit numër 2. Në fjalën e saj, deputetja Spahiu falënderoi të gjithë ata që në 25 qershor besuan te Partia Socialiste duke i dhënë asaj një mbështetje të madhe. "Unë do doja t'i shprehja edhe një herë mirënjohje­n e thellë kujtdo që punoi shumë fort më 25 qershor për fitoren e Partisë Socialiste", - u shpreh Spahiu. Duke u ndalur te dëgjesat publike që po zhvillohen në të gjithë vendin, deputetja Spahiu tha se ky është një tregues i rëndësisë që do të zërë zëri i qytetarëve në qeverisjen e re. "Kryeminist­ri Edi Rama ka shpallur objektivat e 100 ditëve të para të qeverisë së re. Dhe, pa dyshim që do të jetë një angazhim i gjithë qytetarëve, për faktin që themi që do të bashkëqeve­risim, që do të qeverisim me qytetarët, tregon edhe një herë rëndësinë e madhe që ka zëri juaj në qeverisjen e re", - deklaroi Spahiu. Reforma në administra­të, për ta bërë atë më eficente në shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe investimet në sistemin shëndetëso­r, ishin shqetësime­t e ngritur nga banorët e rajonit numër 2.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania