Gazeta Shqiptare

Atentati ndaj Mishel Prelës, i arrestuari: Shkëlzeni e qëlloi sapo doli nga makina ime

Emri i porositësi­t u zbulua nga ekzekutori: Kam regjistrim­et. Ervin Zallumi: S'i njoh të arrestuari­t Miklar Tola "zbërthen" anëtarët e grupit kriminal

-

Vetëm pak ditë pas at entatit ndaj Mishel Prelës, duket se hetuesit e çështjes kanë zbardhur rolet e secilit prej personave të arrestuar për këtë krim. Ngjarja në fjalë u shënua mbrëmjen e së enjtes, në rrugën "Tafaj", përballë shkollës së mesme "Partizani", Tiranë. Lidhur me plagosjen e 31- vjeçarit, policia arrestoi 5 persona, e konkretish­t; porositësi­n Ervin Zallumi, 30 vjeç, nga Tirana; ekzekutori­n Shkëlzen Buci, 34 vjeç, nga Peshkopia; bashkëpunë­torin në ngjarje Miklar Tola, 32 vjeç, nga Tirana; vëllain e tij, Ermir Tola, 22 vjeç ( bashkëpunë­tor); si dhe Trim Hidrin, 41 vjeç, i cili largoi autorët nga vendi i ngjarjes. Për këta persona, prokuroria ka kërkuar masën e sigurisë "arrest me burg", duke u cilësuar si pjesëtarë të një grupi kriminal. Burime pranë hetuesve bënë dje me dije se Ervin Zallumi nuk e ka pranuar akuzën se është personi që porositi vrasjen e Prelës dhe se për këtë krim ishte i gatshëm të paguante një shumë prej 80 mijë eurosh. Ndonëse 30- vjeçari ka pohuar se nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje dhe, për më tepër, nuk i njeh personat e arrestuar, këta të fundit kanë deklaruar krejt të kundërtën.

DËSHMITË

I pari që u vu në pranga ishte Miklar Tola. Ky i fundit ka rezultuar të ishte personi që kishte të paktën 2 muaj që studionte lëvizjet e Prelës dhe se për këtë gjë do të paguhej. Para hetuesve të çështjes, Tola ka treguar emrin e personit që do të kryente krimin. Ishte dëshmia e tij që çoi policinë në zbulimin e këtij grupi kriminal. Sipas burimeve, mësohet se Tola ka pohuar se ka qenë pikërisht Shkëlzen Buci personi që i kishte kërkuar që të mbante nën vëzhgim Prelën dhe t'i tre- gonte atij për çdo lëvizje që kryhej. Sipas Tolës, për këtë gjë ai do të merrte një shumë parash, e cila do t'i dorëzohej pasi të mbyllte porosinë. Ai ka treguar më tej, se ditën e ngjarjes ishte takuar rastësisht me Shkëlzenin, dhe po rastësisht pranë tyre kishte kaluar edhe Mishel Prela. "Sapo pa Mishelin, Shkëlzeni doli nga makina ime dhe e qëlloi me pistoletë", - ka rrëfyer Miklar Tola. Ndërsa, emri i personit që kishte porositur vrasjen doli me arrestimin e Shkëlzen Bucit. Ky i fundit ka rrëfyer për hetuesit se personi që e ka dashur të vdekur Mishelin ka qenë Ervin Zallumi. Për këtë gjë, ai ka treguar se ka edhe prova për porosinë që kishte marrë për vrasjen, si dhe për shumën e parave që do të paguhej. "Në takimin e parë Ervini më kërkoi që të kryeja vrasjen. Ndërsa në takimin e dytë, kur më premtoi se shumën e parave të 80 mijë eurove do të ma jepte me dy këste, e regjistrov­a, që ai të mos më dilte nga fjala. Pasi qëllova Mishelin me armë, e mora Ervinin në telefon që t'i tregoja, por numri i tij më dilte i mbyllur", - ka rrëfyer Buci, ndërsa u ka dorëzuar hetuesve edhe provën kundër Ervin Zallumit, regjistrim­in. Po ashtu, ai ka treguar më tej, se edhe arma me të cilën do të kryente krimin i ishte siguruar po nga Ervini, dhe pasi e kishte marrë atë në dorë, kishte dalë për të bërë qitje. Ndërkaq, burime pranë grupit hetimor bënë me dije se, pavarësish­t se kanë në dorë prova të forta kundër Zallumit, ky i fundit ka pretenduar se nuk i njeh personat që janë arrestuar. Dy ditë më parë, policia tha se vrasja e Mishel Prelës ishte porositur nga Ervin Zallumi, për hakmarrje. Më 24 gusht të vitit 2010, Mishel Prela kishte tentuar të vriste Ervin Zallumin me thikë. Hetuesit dyshojnë se në atë kohë, konflikti mes tyre mund të ketë ndodhur për çështje droge. Mishel Prela kishte vetëm dy muaj që kishte dalë nga burgu. Për tentativën e vrasjes ndaj Zallumit, ai u dënua me 4 vite burgim, ndërsa në 2014- ën ai u akuzua për dhunimin e njerkut të tij, pasi pretendont­e se i kishte para borxh. 31- vjeçari është emër i njohur për publikun dhe për policinë shqiptare. Ai ka qenë protagonis­ti kryesor në rolin e Saimirit, film i cili mbante po të njëjtin emër, të regjisorit italian Francesko Munzi.

 ??  ?? Porositësi i atentatit, Ervin Zallumi
Porositësi i atentatit, Ervin Zallumi
 ??  ?? I plagosuri Mishel Prela
I plagosuri Mishel Prela
 ??  ?? Miklar Tola, bashkëpunë­tor
Miklar Tola, bashkëpunë­tor

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania