Gazeta Shqiptare

Zbulohen parcelat me kanabis në Shkodër, nën hetim 2 kryepleqtë e punonjësi i Pyjores

Vlorë, trafikantë­t hedhin 210 kg drogë në lumin Shushicë

-

Policia

e Shtetit vazhdon aksionet antikanabi­s në rrethe të ndryshme të vendit tonë . Mësohet se në Shkodër janë asgjësuar dje 361 bimë kanabis sativa, ndërsa janë vë në n në hetim dy kryepleq. Gjatë kontrollit të ushtruar nga forcat e Komisariat­it të Policisë Vau Dejës në vendin e quajtur "Ngjitur dhe sipër Përroit të Fosekut", në fshatin Kroni i Madh dhe në vendin e quajtur "Qafa e Erzes" në fshatin Bene ( njësia administra­tive Shllak) u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas në një zonë malore dhe të pyllëzuar, 167 bimë narkotike. Në lidhje me këtë ngjarje nisi procedimi penal në gjendje të lirë për veprën penale "Moskallëzi­m krimi" për shtetasin: N. M., 30 vjeç, banues në fshatin Kroni i Madh, me detyrë kryetar i kë tij fshati. Gjithashtu, nisi procedimi D. L. 65 vjeç, kryeplak i fshatit Bene dhe M. L. 26 vjeç, banues në fshatin Gegaj, me detyrë punonjës i pyjores pranë Bashkisë Vau i Dejës. Ndërkaq, në Qafë- Mali në Pukë janë gjetur 194 bimë narkotike dhe po hetohet për identi-

fikimin e vënien në pranga të poseduesit. Po dje, policia e Vlorës në bashkëpuni­m me policinë Kufitare dhe Delta Force sekuestrua­n 210 kg drogë. Sipas bluve, kanabisi i futur në 21 thasë në ujërat e lumit Shushicë. Gjithashtu, gjatë

kontrollit të ushtruar në territorin e zonës janë gjendur disa vatra zjarri duke u djegur kanabis sativa. Policia e Vlorës po punon intensivis­ht për zbulimin dhe kapjen e autorëve të sasisë së drogës që ishte hedhur në shtratin e lumit Shushicë.

 ??  ?? Kanabisi i sekuestrua­r në Shkodër
Kanabisi i sekuestrua­r në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania