Gazeta Shqiptare

"Më hoqën pensionin e invalidite­tit, vazhdoj të jetoj se nuk vdes dot"

Shine Emini: Ende s'kam paguar lekët e arkivolit dhe të vendit ku u varros djali 55- vjeçarja: Më jepni KEMP- in, të shlyej borxhet

-

shtë vetëm 55 vjeç, ndërsa thotë se vazh don të jetojë, pasi nuk vdes dot. I duhet të jetojë me barkun bosh, pasi nuk mund të largohet nga kjo botë pa shlyer paratë që mori borxh për varrimin e djalit 33- vjeçar, i cili ndërroi jetë tre muaj më parë pas një sëmundjeje të rëndë. Bëhet fjalë për Shine Eminin, banuese në lagjen nr. 16 të qytetit të Durrësit pranë Rotondës së ish- Kënetës). Me një tufë dokumentes­h në dorë ku ka të listuar borxhet pas varrimit të të birit dhe kërkesën për pensionin e invalidite­tit, Emini endet duke qarë me lot rrugëve që të çojnë në institucio­net e Durrësit, ku përplaset e nuk gjen asnjë zgjidhje. Ajo kërkon t'i japin pensionin e ndërprerë që të shlyej 500 mijë lekë të vjetra që ka marrë borxh për arkivolin e djalit. "Nëse nuk ia shlyej borxhin, ai nuk do të prehet i qetë as në varr, se në këtë jetë nuk ka një ditë të bardhë ", tha 55- vjeçarja, e cila jeton e vetmuar në një dhomë me soletë lart, ku dritarja është pa xham dhe me plastmasa. Në banesën e Shine Eminit nuk ka as bukë e as kripë. E vetmja orendi e banesës është një divan i vjetër ku ajo fle, ndërsa nuk ka as ujë për të pirë dhe as tualet. E zhytur në skamje, 55- vjeçarja bën apel për ndihmë. Në një intervistë për "Gazeta Shqiptare", gruaja kërkon që t'i japin Kempin, ndryshe do të vdesë nga uria.

Zonja Emine pse ju drejtove "Gazetës Shqiptare" për ndihmë?

Mbeta fillikat pas vdekjes së djalit. Mbase ju si gazetarë më ndihmoni të më japin Kempin se ma kanë ndërprerë. Ja ku i kam edhe dokumentet të gjitha. Unë jam invalide e lindur. E paaftë për të punuar. Isha në Kemp. Merrja pagesë invalidite­ti. Por, u bë një vit që më dërguan që mjekët e Durrësit më sorollatin, më thonë që nuk më takon Kempi. Ata më dërguan në Tiranë. Mjekët e Tiranës më kthyen në Durrës. Unë shkoj për çdo ditë te spitali i Durrësit, por asnjë nuk më thotë se çfarë duhet të bëj.

Ju e keni përfituar më herët Kempin?

Unë kam lindur kështu me deformime në trup e nga këmbët. Kur isha e vogël, mjekët më thanë që në moshën 16- vjecare se duhet të merrja kartelën e paaftësisë. Por, vëllezërit më nxorën në punë ashtu siç isha, në ndërmarrje­n komunale. Punova 13 vjet me fshesë në për qytet, por më hoqën nga

puna se isha e paaftë, nuk punoja dot. Bëra dokumentet dhe përfitova pagesë invalidite­ti të lindur. Tani u bë më shumë se një vit që nuk e kam më. Më thonë se nuk e përfitoj, por unë nuk punoj dot.

Me çfarë jetoni aktualisht?

Me asgjë. Mbaj frymën gjallë, me çfarë më japin për të ngrënë komshinjtë. Dua të vdes, por nuk po vdes dot. Pa bukë rri dy e tre ditë me radhë. Nuk vdes se kam edhe një amanet nga im bir. Ai më vdiq 33 vjeç nga një sëmundje e rëndë e pashëruesh­me. Mjekimin ia kanë bërë në Durrës e në Tiranë deri sa vdiq. Kur ndërroi jetë nuk kisha as 2 mijë lekë të vjetra. Mora borxh qivurin dhe e varrosëm. Qivurin e bleva 490 mijë lekë. Edhe vendin ku e varrosën nuk e kam paguar. Më ka sjellë letra bashkia që jam debitore. Kur vdiq djali mora edhe 150 mijë lekë borxh ushqime te një dyqan i lagjes. M'i dha i zoti i dyqanit, pasi i erdhi keq kur mësoi që më vdiq djali e shpenzova për varrimin e tij. M'i dha se mendoi se do më dilte Kempi dhe do ia ktheja pak nga pak. Sa ishte i sëmurë 2 vjet që nuk ngrihej në këmbë kam marrë

ushqime borxh në të gjitha dyqanet e lagjes, duke menduar se do ua ktheja pak nga pak. Kam shumë borxhe në dyqane dhe tani askush nuk më jep më asgjë. Po prisja Kempin që të ushqehem, por nuk ma dhanë dhe kam mbetur pa asgjë. Keni fëmijë të tjerë? Kam edhe një djalë tjetër, edhe ai është pa punë. Mbledh kanoçe që të ushqejë fëmijët e tij. Nuk kanë as ata. Unë i rrita e vetme të dy fëmijët. Burri më vdiq kur djali i madh ishte 2 vjeç dhe me tjerrin isha për të lindur.

A keni shkuar në bashki apo gjetkë, për të kërkuar ndihmë sociale ekonomike?

Ku nuk kam shkuar e iu kam thënë që dua të më ndihmojnë të laj borxhet e varrimit të djalit të vdekur. Asnjë nuk më ka ndihmuar, më thonë nuk të takon gjë ty. Po kujt i takon, kur nuk më takon mua që jam sakate?!

Emine, në këtë dhomë po jetoni?

Po. Sot ( dje) më dhanë komshinjtë një lavatriçe të prishur që ta shes për hekur e të nxjerr ndonjë lekë për bukë. Ujë nuk kam se duhen 35 mijë lek që të lidhë kontratë me Ujësjellës­in. Një dritë ma kanë dhënë komshinjtë sa të shikoj. Kam vetëm një divan ku fle. Kisha edhe një divan ku flinte djali, por me qenë se e qava te komshiu se nuk e nxinte dera arkivolin, divanin e hodhën në plehra pas varrimit. As tualet nuk kam, shkoj tek komshinjtë që mbush ndonjë bidon ujë dhe po atje shkoj edhe në tualet. Cili është apeli juaj? Kërkoj të më japin Kempin të shlyej borxhet. Nuk i treten eshtrat në varr djalit me tabut të papaguar. As mua nuk më treten eshtrat po të vdes pa paguar borxhet që u kam njerëzve. Këtë ju them atyre që kanë në dorë jetën time, të një gruaje njeri pa njeri, që nuk ka ku të shkojë dhe vdekja nuk e merr!

 ??  ?? Shine Emini duke folur për “GSH”
Shine Emini duke folur për “GSH”
 ??  ?? Banesa e 55- vjeçares
Banesa e 55- vjeçares
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania