Gazeta Shqiptare

Operacion ‘ blic’ në burgje, sekuestroh­en thika, telefona e pije alkoolike

-

LEZHE/ LUSHNJE - Një operacion blic është ndërmarrë dje në disa burgje, ku janë sekuestrua­r mjete të ftohta, si thika, telefona dhe pije alkoolike. Mësohet se aksioni u zhvillua në burgun e Lezhës dhe Lushnjës ku u sekuestrua­n 10 thika, 15 telefona dhe pije alkoolike. Ndërkohë, të njëjtat burime nga Drejtoria e Burgjeve raportojnë se duke marrë shkas nga situata brenda këtyre institucio­neve të vuajtjes së dënimit është marrë masa për personat përgjegjës. Bëhet e ditur se janë pezulluar shefat e policisë së dy burgjeve në fjalë, pasi burimet theksojnë se ata kanë lejuar hyrjen e mjeteve të ndaluara në burgje. Ky operacion blic vjen fill pas marrjes së detyrës së drejtorit të ri të burgjeve, Arben Çuko.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania