Gazeta Shqiptare

Kërcënohet me jetë drejtori i Përgjimeve në Shërbimin Informativ

"Kanosje për shkak të detyrës", pista lidhet me arrestimet për terrorizëm Dritan Tota e familja e tij kërkojnë mbrojtje nga shteti

-

Kërcënohet me jetë Drejtori i Përgjimeve të Shërbimit Informativ Shtetëror, Dritan Tota dhe familja e tij. Denoncimi është bërë në prokurori nga vetë drejtori i SHISH dhe është regjistrua­r si procedim penal me motiv "Kanosje për shkak të detyrës". Drejtori i Përgjimeve në SHISH ka marrë një mesazh nga një numër kosovar ku ai dhe familja kërcënohen me jetë. Ndërkaq, burime pranë familjes thonë se të afërmit e Dritanit kërkojnë mbrojtje nga shteti. Dritan Tota është emëruar drejtor i Përgjimeve në vitin 2013, por me eksperienc­ë të gjatë në Shërbimin Informativ Shtetëror. E gjithë çështja është mbajtur tepër sekrete edhe për shkak të pozicionit të punës që ka mbajtur Dritan Tota. Burime konfidenci­ale thonë që një nga pistat më kryesore ku po hetohet është ngjarja e arrestimit të myslimanëv­e në Shkodër para ndeshjes me Izraelin, pasi ka qenë Shërbimi Informativ Shtetëror ai që ka informuar prokurorin­ë mbi situatën. Këtë e lidhin edhe me numrin kosovar nga i cili ka mbërritur kërcënimi. Në materialet referuese të SHISH, mësohet se të arrestuari­t dyshohet se në bashkëpuni­m me persona të tjerë në Shqipëri, Maqedoni dhe Kosovë, kryenin veprime konkrete, duke propagandu­ar në mbështetje të grupit terrorist ISIS, mblidhnin fonde si dhe rekrutonin besimtarë myslimanë për t'i dërguar në luftën e Sirisë e Irakut. Burimet thonë se gjatë fazës hetimore, me urdhër të prokurorit Eugen Beçi të dyshuarit janë përgjuar, fotografua­r e filmuar gjatë takimeve të ndryshme që bënin në vende të caktuara, ku të pranishëm kanë qenë edhe shtetas nga Kosova dhe Maqedonia. Gjatë kësaj kohe, ata siguronin mjete financiare për të ndihmuar familjet e personave të vrarë në luftën e Sirisë si dhe punonin për të gjetur rrugë të kalueshme për të dërguar besimtarë myslimanë në Siri në krah të ISISit. Sipas akuzës, ata tentonin t'i kalonin besimtarët myslimanë drejt Greqisë ose Malit të Zi, që më pas të përfundoni­n në Turqi, nga ku do kalonin për në Siri pranë grupeve terroriste. Katër të arrestuari­t shkodranë mohuan akuzat, duke pretenduar se arrestimi i tyre është bërë vetëm për shkak të bindjeve fetare dhe mbajtjes së mjekrës. Ndërkohë, Protopapa dhe Faslija kanë pranuar njohjen mes tyre, por kanë mohuar njohjen me dy

të arrestuari­t e tjerë Fishti dhe Hasani, të cilët kanë mbajtur të njëjtin qëndrim mohues. Policia shtoi masat e sigurisë ndaj prokurorit të çështjes Eugen Beçi, i cili mësohet se ka marrë kërcënime direkte në sallën e gjyqit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania